SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...

Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur amerikan, që në 72 orët e ardhshme, të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin e Adenit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nisën sulme të shumta ajrore në shënjestër të të cilave ishin rebelët Houthi.
Paralajmërimi erdhi pasi këta të fundit (rebelët Houthi) u zotuan për hakmarrje të fortë ndaj sulmeve të udhëhequra nga Uashingtoni, duke rritur më tej mundësinë e një konflikti më të gjerë në një rajonin e përfshirë tashmë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se prisnin që Houthi të kundërpërgjigjej. Po kështu Presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se grupi mund të përballet me sulme të mëtejshme.
Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që nisën si përgjigje ndaj një fushate sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, vranë të paktën pesë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas grupit rebel. Shtetet e Bashkuara thanë se sulmet, që u zhvilluan në dy faza, goditën objektiva në 28 vendndodhje të ndryshme, në zona që kontrollohet nga rebelet Houthi në Jemen.
"Ne do të sigurohemi që së bashku me aleatët tanë t'i përgjigjemi grupit Houthi nëse ata vazhdojnë me këtë sjellje të egër", u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një ndalese në Emmaus, të shtetit të Pensilvanisë.
I pyetur nëse ai beson se grupi Houthi, është një grup terrorist, zoti Biden tha po.
Në nëntor Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po shqyrtonte mundësinë për ripërcaktimin e grupit të rebelëve Houthi si një organizatë terroriste, ndërsa ata filluan të godasin anijet civile. Administrata Biden e hoqi zyrtarisht këtë grup nga lista e "organizatave terroriste të huaja" apo "terroristë të përcaktuar globalisht" në vitin 2021, duke zhbërë një masë të Presidentit Donald Trump.
Gjenerallejtënant Douglas Sims, tha se sulmet e reja amerikane ishin kryer përgjithësisht në zona me popullsi të vogël dhe se numri i të vrarëve sipas tij nuk do të ishte i lartë. Ai tha se sulmet goditën armatimet, radarët dhe vendndodhjet e grupit, përfshirë zonat e thella malore./ VOA
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...
Presidenti Joe Biden ka propozuar sërish emrin e David Kos...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërke...
Gjermania është vendi i fundit evropian i goditur nga ...
Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e ngarkesave në Deti...
Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sul...
Deputetja britanike Alicia Kearns në një deklaratë për...
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evrop...
Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njoh...
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evro...
Një 26-vjeçare britanike ka humbur jetën pas një operacion...
Një punonjës në një klinikë për trajtimin e infertilit...
Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitoj...
Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola S...
Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë,...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha të mër...
WINDHAM, Nju Hempshër – Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chr...
Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurë...
Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...