Sirena sulmesh me raketa ruse në të gjithë Ukrainën
Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar s...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurën Serbinë se po përdor metodat e presidentit rus, Vladimir Putin, duke arrestuar qytetarët e Kosovës dhe frikësuar kundërshtarët e tij politikë. Kjo qasje, tha kryeministri Kurti, bie ndesh me detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
“Serbia nuk është rrezik, siç shihet e dihet, vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan. Ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj. Sidomos ndaj atyre të cilët kanë guxim të pranojnë se përmes kërkim faljes për gjenocidin e Serbisë në Kosovë ndërtojnë bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira paqësore e të pajtimit. Kështu është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviç. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtjeje, pasi u përkul para varrit të 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe në vitin 1998”, tha ai.
Kryeministri Kurti i bëri këto komente si përgjigje ndaj arrestimit nga autoritet serbe të kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo tolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
Zoti Sandulloviç kishte postuar një video të një vizite te varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt duke vendosur lule dhe kërkuar falje për siç ka shkruar ai për “viktimat e pafajshme shqiptare të familjes Jashari".
Kryeministri Albin Kurti tha se mënyrat, sjelljet dhe veprimet kundërdemokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur në Serbi.
“E përcjellë në dritën e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe çdo zëri opozitar e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putin-it, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.
Kryeministri Kurti tërhoqi vëmendjen për arrestimin e dy shqiptarëve të Kosovës nga policia serbe me 5 janar derisa ata po udhëtonin përmes Serbisë për në perëndim. Një gjykatë në Beograd i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Hasan Dakajt, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për për krime lufte.
Kryeministri Kurti tha se në fillim të tekstit të marrëveshjes theksohet se palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore bazuar në të drejta të barabarta.
“Serbia megjithëkëtë zgjedh çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve. Ajo në të vërtetë zgjedh të sulmojë Kosovën ashtu siç ka bërë me datën 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit e pastaj ta mbrojë nga burgimi kryesin e kësaj vepre terroriste në krye me Milan Radoiçiç”, tha ai.
Sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, zoti Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e përkushtuar që Serbisë t’i mundësohet integrimi evropian, por shtoi se sulmi i grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës në muajin shtator, një ndër incidentet më të rënda në Kosovë, “paraqiti një rrezik të madh” për sigurinë e rajonit.
Pas sulmit në Banjskë më 24 shtator diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon.
Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.
Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës.
Bashkimi Evropian edhe gjatë kësaj jave theksoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se Komisioni Evropian po punon për të bërë ndryshimet në kuadrin e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok për të përfshirë zbatimin e marrëveshjes me Kosovën./REL
Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar s...
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtr...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuado...
Më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rret...
Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushta...
Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjy...
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar 13 pers...
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i ...
Viti 2023 është cilësuar si viti më i ngrohtë i regjis...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në në n...
Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attal-in kryemini...
Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, du...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje...
Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammer...
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që...
Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...