Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammergut pranë kufirit me Bavarinë e Gjermanisë, është një vend i njohur turistik. Qindra mijëra njerëz vijnë këtu çdo vit për të shijuar peizazhin malor piktoresk të rajonit, me liqene kristal të pastra dhe livadhe të gjelbëruara në verë ose me majat e mbuluara me borë në dimër.
Kjo ka tërhequr dikur edhe fisnikërinë austriake në qytet. Perandori Franz Joseph I dhe Perandoresha Sisi kaluan shumë vera në Bad Ischl. Aty edhe u fejuan në vitin 1853.
Në vitin 2024, Bad Ischl dhe 22 komunitetet përreth do të bëhen një nga tri kryeqytetet evropiane të Kulturës të vitit – së bashku me Tartu në Estoni dhe Bodo në Norvegji.
Ndryshimet klimatike, historia dhe Conchita Wurst
Bad Ischl dhe komunitetet e tjera duan të realizojnë më shumë se 300 projekte së bashku për të treguar se rajoni ka më shumë sesa peizazhet idilike. Programi do të eksplorojë, ndër të tjera, pasojat e turizmit të shfrenuar dhe ndryshimeve klimatike, si dhe barrën e rëndë historike nga e kaluara e këtij rajoni.
Qëllimi është të zbulohen anët pozitive dhe negative të të gjithë këtij rajoni dhe jo ta kthejmë atë [viti i Kryeqytet Kulturor Evropian] në një shfaqje fishekzjarresh apo festivale," tha kuratorja e programit Elisabeth Schweeger për agjencinë gjermane të shtypit, DPA.
Programi megjithatë do të nisë me një spektakël më 20 janar në Bad Ischl, Austri. Tom Neuwirth, i cili njihet më mirë si fituesi i Konkursit të Këngës në Eurovizion, Conchita Wurst dhe që vjen nga rajoni i Salzkammergut, do të marrë pjesë në koncertin e hapjes së bashku me reperët dhe një kor yodeling me mijëra vetë.
Formuar nga minierat e kripës
Kripa është nxjerrë në zonën e Salzkammergut për të paktën 7000 vjet, dhe ky "ari i bardhë" i dha formë rajonit. "Ajo u zhvillua për shkak të kripës, u pasurua përmes kripës - dhe me kripë do të përballet me të ardhmen e saj," tha Schweeger. "Tani është koha për të shtuar një tjetër element thelbësor: kulturën. Është motori për qëndrueshmërinë në Salzkammergut dhe shumë më gjerë."
Projektet për Kryeqytetin e Kulturës Evropiane përfshijnë një ekspozitë nga artisti kinez Ai Weiwei, i cili gjithashtu do të eksplorojë traditën e minierave të kripës.
Ekspozita të tjera trajtojnë artin e grabitur nga nazistët. Regjimi nazist fshehu artin e grabitur dhe thesaret e artit në një tunel malor në Bad Ischl gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një shfaqje në Bad Aussee do të hedhë dritë edhe mbi jetën e tregtarit të artit Wolfgang Gurlitt, koleksioni i të cilit përfshinte vepra arti të grabitura nga nazistët. Koncertet me muzikë nga Arnold Schönberg dhe një operetë nga Oscar Straus gjithashtu nxjerrin në pah shumë artistë dhe artdashës hebrenj që kanë qenë të lidhur ngushtë me Salzkammergut.
Një tjetër projekt do të merret me historinë e monarkisë së Habsburgëve. Salzkammergut ishte fillimisht prona private e Habsburgëve.
Një reflektim kritik mbi të kaluarën
Bad Ischl ka vetëm rreth 14.000 banorë. Komunitetet e tjera në rajon që janë bashkuar për të formuar Kryeqytetin Kulturor Evropian kanë, në disa raste, një popullsi prej vetëm disa qindra. Rajoni, i listuar si një pikë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1997, tashmë duhet të përballet me një fluks vizitorësh çdo vit. Historiani Michael Kurz nga Bad Goisern, i cili e njeh mirë rajonin, vëren se kishte njëfarë shqetësimi gjatë fushatës së Kryeqytetit Kulturor Evropian. Vendasit shpesh pyesnin: "A na duhet kjo?"
Nga ana tjetër, siç theksoi kuratorja Elisabeth Schweeger, më shumë se 85% e aktiviteteve mbahen nga sponsorë të projekteve lokale dhe rajonale. Dhe marrja e një perspektive të jashtme për rajonin është një mundësi që komuniteti të reflektojë në mënyrë kritike mbi historinë dhe kulturën e vet, shtoi ajo./DW
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që...
Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve...
Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretend...
Një ngjarje horror është zbardhur në Greqi. Është gjendur ...
Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë ndërsa dës...
Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet...
Franca dëshiron të ndërtojë tetë termocentrale të reja bër...
Ministria e Jashtme e Spanjës tha të hënën se qytetarët ko...
Pavarësisht reduktimit të numrit të tyre, kabinat e kuqe t...
Udhëheqës të lartë të administratës së Presidentit Biden, ...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zy...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përba...
Sahra Wagenknecht në rininë e saj ishte komuniste, një...
Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodh...
Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqa...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe...
Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mba...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
Ushtria ruse është në rrugën e humbjes së 500,000 pers...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...