E rrallë/ Pamje të balenës së bardhë në Tajlandë
Videoja e publikuar nga "BBC" tregon momentin kur turi...

Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontrolluar nga grupi Huthi në Jemen, për të cilin tha se po i rrezikonte anijet tregtare në Detin e Kuq, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i bombarduan caqet e rebelëve huthi.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “veprimi pasues” të shtunën në mëngjes me kohë lokale kundër një radari të grupit rebel u krye nga shkatërruesi marinar USS Carney, duke përdorur raketa tokësore Tomahawk.
Në ditën e parë të sulmeve, të premten, u goditën më shumë se 60 caqe në 28 lokacione.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se rebelët huthi mund të përballet me sulme shtesë.
Ky sulm vjen pasi marina amerikane i paralajmëroi anijet amerikane të qëndrojnë larg zonave rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe rreth Gjirit të Adenit për 72 orët e ardhshme, pas sulmeve fillestare.
Huthi, një grup rebel i mbështetur nga Irani, u zotua për hakmarrje të ashpër, duke rritur mundësinë për zgjerimi e konfliktit në një rajon të goditur tashmë nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.
Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presin që rebelët huthi të tentojnë të sulmojnë.
Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije janë detyruar të bëjnë devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të sulmeve të rebelëve huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit huthi.
“Ne do të sigurohemi që bashkë me aleatët tanë të përgjigjemi ndaj huthive, nëse ata e vazhdojnë këtë sjellje mizore”, tha Biden.
I pyetur nëse beson se Huthi është grup terrorist, Biden u përgjigj: “Mendoj se është”.
Huthit kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim t’i mbështesë palestinezët dhe Hamasin - grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i rebelëve huthi, Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.
“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.
“Amerika dhe Britania padyshim do të duhet të përgatiten të paguajnë një çmim të rëndë dhe të mbajnë të gjitha pasojat e tmerrshme të këtij agresioni flagrant”, shkroi Hussein al-Ezzi, një zyrtar i grupit Huthi.
Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme./REL
Videoja e publikuar nga "BBC" tregon momentin kur turi...
Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (...
Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zh...
Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës N...
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur ...
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...
Presidenti Joe Biden ka propozuar sërish emrin e David Kos...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërke...
Gjermania është vendi i fundit evropian i goditur nga ...
Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e ngarkesave në Deti...
Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sul...
Deputetja britanike Alicia Kearns në një deklaratë për...
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evrop...
Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njoh...
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evro...
Një 26-vjeçare britanike ka humbur jetën pas një operacion...
Një punonjës në një klinikë për trajtimin e infertilit...
Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitoj...
Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola S...
Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...