Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...

Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të enjten kryeministrin, Albin Kurti, për mungesë transparence lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për të cilën ai u pajtua të hënën në Bruksel në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Me 27 shkurt Bashkimi Evropian tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.
Në një debat në parlamentin e Kosovës të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se kjo marrëveshje është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut me Serbinë për shkak të, siç tha, neutralitetit ndaj statusit të Kosovës.
“Neutraliteti mbi statusin është dëm historik për Kosovën. Madje edhe në marrëveshjet paraprake që kishin ambiguitet si ajo e fusnotës ndër të tjera, ishte referencë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. A e kuptoni kryeministër dëmin që i keni bërë vendit me këtë vlerë në preambulë?”, tha zoti Abdixhiku.
Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka një keqinterpretim meqë sipas tij pjesa e marrëveshjes ku përmendet statusi nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën.
“Faktorët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë që nuk është në pyetje pavarësia e Kosovës, por në thelb Kushtetuta defektuoze është ajo e Serbisë. Nëse ka një shtet në Ballkanin Perëndimor që e ka statusin e pacaktuar është pikërisht Serbia. Unë atë Kushtetutë nuk e pranoj dot sepse në fjalinë e dytë të preambulës Kushtetuta e Serbisë thotë që Kosova është pjesë integrale e Serbisë, unë nuk mund ta pranoj atë. Pra nga mosnjohja reciproke duhet të kalojmë në njohje reciproke. Ata e kanë dëgjuar Serbinë duke thënë që nuk e njeh Kosovën, por e kanë dëgjuar edhe Kosovën duke thënë që nuk e njeh Serbinë. Prandaj e keni ‘status questions’, plural – shumës deputeti Abdixhiku, mos thuaj çështja, por çështjet, pyetjet”, tha ai.
“Nga situata e para dy viteve kur të gjithë aleatët tanë flisnin për marrëveshje finale, ligjërisht të detyrueshme, ndërkombëtarisht obligative e me njohjen e ndërsjellë në qendër, kryeministri i Kosovës ka përfunduar në një kompromis tepër të rëndë të një marrëveshjeje të përkohshme që më nuk e ka njohjen në qendër, e ka Asociacionin e ndoshta autonominë në qendër dhe me pranimin zyrtar që Serbia më nuk ka nevojë të na njeh si shtet, të paktën për sa të jetë kjo marrëveshje në fuqi”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kryeministri Kurti tha se neni i dhjetë që flet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, është i vetmi që paraqet problem në këtë marrëveshje, por tha se ky nen duhet të shihet si detyrim ndaj tërësisë.
“Domethënë unë e kam pranuar që ekziston një thes me marrëveshje dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje, njëherë duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhës së tyre kohore e gjithashtu vetëm ato për të cilat ka një autorizim kushtetues e ligjor në Republikën tonë për t’i zbatuar. Nëse më pyesni a duhet zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i aleatëve pret që të zbatohen sepse janë ratifikuar e miratuar nga qeveritë e legjislaturat e mëhershme, përgjigja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjitha dhe në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore të Republikës sonë, duke respektuar demokracinë e barazinë, të drejtat e njeriut e simetrinë. Nuk lejoj përjashtime, veçime apo fokusime në një, kaq mund të them për këtë pikë tash për tash”, tha ai.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, shprehu mbështetjen e kësaj partie për marrëveshjen e bazuar në propozimin evropian, i cili tha se ofron qëndrueshmëri, siguri dhe rrugë të qartë të Kosovës në integrimet euro atlantike.
“Mbështetjen për këtë dokument e ke, por ke kujdes se udhërrëfyesi mund të prodhojë efekte që nuk e ndihmojnë paqen dhe rrugëtimin tonë, e mbi të gjitha mund të krijojë institucione, struktura të cilat e pengojnë marrëveshjen finale”, tha zoti Tahiri.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takime të reja në kuadër të diskutimeve rreth zbatimit të propozimit evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë të dyja vendet për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes para se të organizohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga mesi i marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut./VOA
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Minis...
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...
Mjekja ligjore Rubini Leontari vuri në dukje se të enjten ...
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm ...
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro pro...
Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turq...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...