"Më merr kur të mbërrish"/ Mesazhi rrënqethës për viktimat e tragjedisë në Greqi
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov biseduan shkurtimisht të enjten gjatë një takimi të diplomatëve të lartë të G-20-ës, në takimin e parë të nivelit të lartë prej disa muajsh midis dy vendeve.
Zyrtarët amerikanë thanë se dy kryediplomatët biseduan për rreth 10 minuta në ambjentet e konferencës së G-20 në Nju Delhi. Takimi i shkurtër vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta, ndërsa tensionet për luftën e Rusisë me Ukrainën janë rritur.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se sekretari Blinken i tha ministrit Lavrov se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Ukrainën në konflikt për aq kohë sa të jetë e nevojshme duhet për t'i dhënë fund luftës dhe bëri thirrje që Rusia të anulojë vendimin për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për kontrollin e armëve bërthamor START. Ai kërkoi gjithashtu që Moska të lirojë shtetasin amerikanin Paul Whelan.
Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi bisedën private, tha se zoti Blinken e kishte bërë të qartë se çdo ide që mund të kishte Rusia se mbështetja amerikane për Ukrainën mund të lëkundej, ishte e gabuar.
Zyrtari nuk pranoi të karakterizonte përgjigjen e zotit Lavrov, por tha se pas takimit zoti Blinken nuk pati përshtypjen se do të kishte ndonjë ndryshim në sjelljen e Rusisë në të ardhmen e afërt.
Moska nuk komentoi menjëherë mbi thelbin e bisedës, por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ishte zoti Blinken që kishte kërkuar të fliste me zotin Lavrov.
Ishte komunikimi i tyre i parë që nga vera e kaluar, kur sekretari Blinken pati një bisedë telefonike me ministrin Lavrov lidhur me një propozim të SHBA-së për lirimin e zotit Whelan dhe yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner. Basketbollistja Griner u lirua më vonë në këmbim të lirimit të tregtarit rus të armëve Viktor Bout, por ish-marinsi Whelan mbetet i arrestuar në Rusi, i akuzuar për spiunazh.
Hera e fundit që zoti Blinken dhe zoti Lavrov u takuan personalisht ishte në Gjenevë të Zvicrës, në janar 2022 në prag të fillimit të agresionit rus. Në atë takim, sekretari Blinken e paralajmëroi homologun e tij për pasojat me të cilat do të përballej Rusia nëse sulmonte Ukrainën.
Këto bisedime rezultuan të pafrytshme pasi Rusia filloi agresionin më 24 shkurt 2022 dhe zoti Blinken anuloi një takim tjetër që ishte planifikuar vetëm dy ditë më herët.
Të dy zyrtarët e lartë kanë marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare së bashku që nga fillimi i luftës, përfshirë në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të G-20 në Bali, Indonezi, vitin e kaluar, por nuk ishin gjendur ballë për ballë deri sot./ VOA
Nxënësit e shkollave anembanë vendit në Greqi kanë dhënë l...
Mjekja ligjore Rubini Leontari vuri në dukje se të enjten ...
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është vetëm ...
Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializu...
Në rast se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kos...
Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro pro...
Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turq...
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë der...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...