Ambasadori i Izraelit dhuron gjak për të lënduarit në Greqi
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e drejta e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe rëndësinë e një paqeje të vërtetë në Ukrainë. "Një armëpushim sipas kushteve ruse është një paqe me diktat prandaj nuk është opsion", tha Scholz. "Dashuri për paqen nuk do të thotë nënshtrim ndaj një fqinji më të madh. Nëse Ukraina nuk do të mbrohej më, atëherë kjo nuk do të ishte paqe, po fund i Ukrainës." Scholz e siguroi Ukrainën për mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë.
"Shumica e qytetareve dhe qytetarëve dëshiron që edhe më tej të qëndrojmë krah Ukrainës". Ashtu si e bëjmë këtë që nga fillimi i luftës. Të vendosur, të mirëmenduar, të koordinuar ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë. Dhe unë them, kështu do të mbetet." Nuk mund të vijë paqja, nëse Ukraina ndal së ekzistuari, u shpreh Scholz, duke theksuar, se imperializmi i Putinit nuk duhet të ketë sukses.

Scholz tha në Bundestag, se Gjermania flet me Ukrainën dhe partnerët për garanci sigurie për Ukrainën. Këto garanci sigurie kanë si parakusht që Ukraina të mbrohet me sukses në këtë luftë, prandaj do të vazhdojmë ta mbështesim ushtarakisht Ukrainën.
Po ashtu kancelari gjerman iu referua shumë mitingjeve që u zhvilluan në Gjermani, 1 vit pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe qëndrimeve të ndryshme në popullsinë gjermane. Disa zëra janë për më shumë mbështetje dhe më shumë furnizime me armë, të tjerë janë të shqetësuar për shkallëzimin e konfliktit, u shpreh Scholz. "Nuk arrihet paqja, nëse këtu në Berlin thërret 'kurrë më luftë' dhe kërkon që të ndalen të gjitha furnizimet me armë për Ukrainën", theksoi Scholz, sepse dihet se çfarë fati i pret ukrainaset e ukrainasit. Ata vuajnë nga dhuna dhe shtypja dhe duhet të luftojnë për lirinë dhe ekzistencën e vendit të tyre. "Prandaj nuk mund dhe nuk do të ketë një vendim për paqen pa u pyetur ukrainaset dhe ukrainasit", theksoi Scholz. Kancelari gjerman kërkoi edhe nga Kina të angazhohet për paqen në Ukrainë. "Mesazhi im për Pekinin është i qartë. Përdoreni influencën që keni në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse. Mos i jepni armë agresorit", tha Scholz në Bundestag.
Scholz falënderon për unitetin brenda politikës gjermane

Kancelari gjerman u shpreh me mirënjohje për mbështetjen e vendosur dhe unitetin në radhët e Bundestagut, edhe nga opozita. Ai falënderoi personalisht kreun e CDU-së, Friedrich Merz për këtë. Shkak për fjalimin e Scholz-it ishte bilanci i parë një vit pas "kthesës epokale" që kancelari gjerman bëri të ditur më 27.02.2022 në fjalimin e Bundestagut pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë. Scholz në këtë fjalim bëri të ditur edhe rritjen e shpenzimeve për ushtrinë gjermane duke ofruar një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh.
Në fjalimin e së enjtes (02.03.2023) Scholz premtoi ndihma për industrinë e armatimit me qëllim që të sigurojë një "prodhim në vazhdimësi të armatimit të rëndësishëm, pajisjeve dhe municionit". Po ashtu Scholz pranoi edhe një herë objektivin e NATO-s, 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtjen. Për këtë nevojitet në tërësi një rritje e shpenzimeve të mbrojtjes në buxhetin e federatës, tha Scholz në fjalimin e tij, duke shtuar, se e ka dhënë premtimin dhe "ky premtim...vlen".
Me optimizëm u shpreh kancelari gjerman për furnizimin me energji edhe për dimrin e ardhshëm. "Ne e kaluam mirë këtë dimër, edhe pa furnizime të gazit rus." Më parë flitej për banesa të ftohta, për bllokimin e prodhimit. "Asgjë nga këto nuk ndodhi." Scholz tha se rezervat e gazit janë të mbushura 70% dhe se kjo "është bazë e mirë për të kaluar të sigurtë edhe dimrin e ardhshëm". Qeveria ka vepruar e bashkuar, tha Scholz, duke shtuar se do dëshironte që të ruhej ky temp i shpejtë rekord, si progres të cilin vendi ynë e merr me vete pas "kthesës epokale"./DW
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro pro...
Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turq...
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë der...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
Një vend me 141 milionë banorë, me hapësira dhe resurse pa...
5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur në aksidentin ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...