“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turqi dhe Siri. Pamjet e frikshme na ndjekin. Në një moment shumë njerëz nuk durojnë më dot lajme të tjera fatkeqësish. Ata dikur topiten.
Nga një moment i caktuar shumë nga personat e papërfshirë nuk mund ta përballojnë më vërshimin e lajmeve të këqija. Ata nuk duan më të lexojnë informacione për luftën, shkatërrimin, katastrofat dhe mjerimin njerëzor dhe nuk duan as të shohin më foto të tyre. Ndihen të mbingarkuar, megjithëse vetë janë në siguri. Ky fenomen ka një emër. Lodhja nga keqardhja është një përgjigje e natyrshme ndaj vuajtjes së tepërt të të tjerëve. Por studiuesit pajtohen në një pikë, se empatia e humbur mund të rikthehet. "Këtë e kam ndier pas pushtimit të Ukrainës", thotë Jessica Roberts, profesore asistente për shkencat e komunikimit në Universidade Católica Portuguesa në Lisbonë. "Kur dëgjova për herë të parë për mizoritë, u tmerrova, por më vonë dëgjova për një qytet tjetër [që u prek] dhe reagimi im nuk ishte më aq ekstrem". Lodhja nga keqardhja nuk ka pse të jetë e përhershme. Siç shkruan Susan Sontag në esenë e saj të vitit 2003 „Duke parë dhimbjen e të tjerëve" (titulli në origjinal "Regarding the Pain of Others"): "Të ndiesh me të tjerët është një emocion i paqëndrueshëm. Ai duhet të kalojë në vepra, përndryshe atrofizohet". Atëherë si mund ta vëmë në veprim dhembshurinë? Ndjenja e dhembshurisë mund të lodhet, por ajo edhe mund të rifitohet.
Lodhja me mëshirën dhe pandjeshmëria ndaj dhunës
Brad Bushman, studiues i mediave në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA, ka kryer eksperimente lidhur me këtë. Ato tregojnë, se si dhuna në formate të ndryshme të mediave digjitale, si videolojërat dhe filmat, mund t'i desensibilizojë njerëzit ndaj vuajtjeve të të tjerëve ose ndaj dhunës në jetën reale. Një pjesë e 320 studentëve, që morën pjesë në studimin e kryer nga Bushman dhe kolegët e tij, luajtën për 20 minuta videolojëra të dhunshme, të tjerët me video jo të dhunshme. Pas lojës pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor. Ndërkohë, ata dëgjuan se si jashtë në korridor shpërtheu një sherr i madh.
"Në fakt ai ishte një filmim aktorësh profesionistë, që rriheshin. Ne kishim edhe një ndihmës jashtë dhomës, që godiste koshin e plehrave dhe filloi të gulçonte", tregon Bushman. Studiuesit bënë matjen se sa kohë iu desh pjesëmarrësve për të ndihmuar asistentin që rënkonte. Mesatarisht pjesëmarrësve, që luajtën lojën pa dhunë, iu deshën 16 sekonda ndërsa pjesëmarrësve, që luajtën lojën e dhunshme, iu deshën 73 sekonda për të nxituar që t`i vinin në ndihmë personit, që mendohej se ishte plagosur.
Përpos kësaj, thotë Bushman, ata që luajtën lojën e dhunshme, e vlerësuan luftën si më pak serioze sesa ata, që luajtën lojën jo të dhunshme. Por do të ishte shumë e lehtë, që nga kjo të arrihej në përfundimin, se videolojërat e dhunshme shkaktojnë dhunë. Megjithatë, në eksperimentet e Bushman-it dukej se, të paktën përkohësisht, ato ndryshonin përgjigjet e pjesëmarrësve ndaj dhunës në botën reale. "Rrjedhoja është, se kur sheh imazhe të dhunshme humbet sensibilitetin dhe mendon se dhuna nuk është ndonjë gjë e madhe. Në botën reale kjo ju bën më pak të prirur për të ndihmuar një viktimë të dhunës", thotë Bushmann.
???Lodhja nga keqardhja është një formë e mbrojtjes emocionale
Sipas Bushman mekanizmi psikologjik, që qëndron në themel të lodhjes nga keqardhja, është desensibilizimi. "Është një lloj filtri emocional, që na mbron, që vuajtja të mos bëhet aq stresuese apo traumatike për t'u menaxhuar", thotë Bushman.
Desensibilizimi ndaj imazheve të dhunshme mund të vërehet edhe nga mënyra, se si njerëzit reagojnë fizikisht ndaj stresit. "Nëse mat reagimin kardiovaskular ose rrymat në tru, do të zbulosh se reagimet e shokut fiziologjik ndaj imazheve të dhunshme janë dobësuar te njerëzit, që sapo kanë luajtur një videolojë të dhunshme”, thotë Bushman.
Por, vazhdon Bushman, desensibilizimi ndaj dhunës dhe traumës mund të jetë një strategji e rëndësishme përshtatjeje për njerëzit, që shpesh përballen me ngjarje traumatike në punë, si ushtarët, punonjësit e ndihmës për zhvillim, apo mjekët. Problemi është, kur këtë desensibilizim e gjejmë te popullata "normale”. "Kjo përshtatje është një nga mekanizmat, që nxit agresionin dhe dhunën në shoqëri", shpjegon Bushman. Ai u referohet rezultateve të hulumtimit, që tregojnë se si konflikti në Izrael dhe Palestinë e përshkallëzon dhunën mes fëmijëve.
Lodhja nga dhembshuria ndaj refugjatëve
Jasmin Aldamen nga Universiteti Ibn Haldun në Stamboll tregon rrezikun se lodhja nga keqardhja mund të çojë në më shumë dhunë dhe gjuhë të urrejtjes në shoqëri. Hulumtimi i Aldamen fokusohet në efektet e lodhjes nga keqardhja dhe raportimet negative të mediave për refugjatët sirianë në Turqi dhe Jordani. "Ne kemi konstatuar, se sjellja e pamjeve dhe mesazheve negative për refugjatët në media, bën që audienca të humbasë ndjeshmërinë për ta apo edhe t`i urrejë refugjatët", thotë Aldamen.
Për fat të keq kjo nuk është as e re dhe as befasuese. Dhuna kundër refugjatëve dhe emigrantëve ka ekzistuar, që kur njerëzit kanë ikur nga konfliktet dhe janë zhvendosur. Por e reja është, se sa shpejt mediat e ndryshme mund të çojnë te lodhja nga keqardhja dhe respektivisht te gjuha e urrejtjes dhe racizmi.
Ne e shohim këtë vazhdimisht, kur refugjatët ikin nga talebanët në Afganistan, gjatë krizës në Ukrainë dhe me refugjatët, që përpiqen t'u shpëtojnë konflikteve dhe ndryshimeve klimatike në Afrikën e Veriut. "Ka prova se pas një fatkeqësie njerëzit me kalimin e kohës japin më pak ndihmë, kështu edhe në rastin e tërmeteve në Turqi dhe Siri", thotë Jessica Roberts nga Universidade Catolica Portuguesa.
Lodhja nga keqardhja mund të ndryshohet
Megjithatë sipas Roberts dhe Aldamen lodhja nga keqardhja mund të ndryshohet. Të dy besojnë se dhembshuria mund të rikthehet me kalimin e kohës. "Ne mund të përdorim mediat sociale për të krijuar ndjeshmëri dhe dhembshuri midis njerëzve. Në kërkimin tonë ne shqyrtuam "Njerëzit e Nju Jorkut" (titulli në origjinal "Humans of New York”). Aty një burrë fokusohet në historitë pozitive nga jeta e njerëzve dhe jo në traumat e tyre. Kjo ndihmoi për të krijuar empati të madhe”, thotë Roberts.
Aldaman merr një qasje të ngjashme. Ajo u bën thirrje mediave dhe njerëzve në mediat sociale, që të ndryshojnë mënyrën se si portretizojnë refugjatët dhe grupet e tjera të cenueshme të popullsisë. "Studimi im rekomandon që raportimi për krizën e refugjatëve sirianë [dhe kriza të tjera] të shihet nga një këndvështrim më humanist. Mediat duhet të tregojnë disa nga historitë më pozitive nga kriza e refugjatëve. Kështu ata garantojnë që njerëzit të mos fillojnë të zhvillojnë lodhjen nga keqardhja për shkak të historive tragjike”, thotë Aldamen.
Po ashtu është e rëndësishme, që artikujt informativë të inkurajojnë veçanërisht individët ose politikëbërësit për të ndërmarrë veprime. Kjo nuk i bën më lexuesit thjesht vëzhgues të një situate, që ata e konsiderojnë të pazgjidhshme./ DW
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë der...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
Një vend me 141 milionë banorë, me hapësira dhe resurse pa...
5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur në aksidentin ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizitu...
Shefi i stacionit të Larisës është arrestuar pas përplasje...
Aksidenti tragjik me të paktën 38 të vdekur në zonën e Tem...
Të mbijetuarit e aksidentit tragjik kanë rrëfyer momentet ...
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ...
Treni i pasagjerëve, me itinerarin Athinë-Selanik ka dalë...
Policia spanjolle ka bërë të mundur çmontimin e një bande ...
Ministria e jashtme turke ka reaguar ditën e sotme pas tra...
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka re...
Është rënduar bilanci i viktimave nga përplasja e dy trena...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tri ditë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...