Shtëpia e Bardhë, e vendosur përballë “Tik Tok”/ Është rrezik potencial i sigurisë kombëtare
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...

Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë deri në pjesën e dytë të marsit. Shumë pyetje mbeten të hapura, ndonëse palët janë dakorduar.
Kosova dhe Serbia kanë rërë dakord lidhur me planin e Bashkimit Europian për marrëveshje. Por plani nuk është nënshkruar dhe në rrugën prej ujdisë deri në zbatimin e marrëveshjes priten edhe shumë pengesa. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, të hënën më 27 shkurt në Bruksel, njoftoi me gëzim se të dy të ftuarit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar "propozimin europian" dhe se nuk duan të diskutojnë më gjatë për këtë çështje. Borrell në fund filloi me analiza për suksesin dhe gjërat për të cilat palët janë dakorduar, që propozimi të jetë një bazë e qëndrueshme për një marrëveshje të përhershme.
Bashkimi Europian publikoi pak më vonë gati të njëjtin tekst që është publikuar më parë edhe në disa media, e që quhej propozimi franko-gjerman. Siç u shpjegua, ky propozim duhet të jetë korniza për negociata të mëtejshme. Por plani nuk është nënshkruar dhe tani duhet të përcaktohet plani i zbatimit - çfarë, saktësisht si dhe në çfarë renditjeje do të zbatohet. E këtu ka mosmarrëveshje të mëdha mes palëve, sepse Kosova kërkon që marrëveshja të jetë pjesë e një njohjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Serbia kërkon zbatimin në rend të parë të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e më pas të flitet për gjëra të tjera.
Dallimet shihen menjëherë pas takimit
Dallimet u bënë të qarta menjëherë në deklaratat pas takimit e më pas edhe pas kthimit të bashkëbiseduesve në vendet e tyre. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo dolën nga takimi me Borrellin, ku u dakorduan me dokumentin, dhanë deklarata me pikëpamje të ndryshme. Vuçiqi insistonte që asociacioni të jetë pika numër një e marrëveshjes, ndërsa Kurti thoshte se kjo çështje është vetëm një nga pikat e shumta.
Më pas presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku tha se është i gatshëm të flasë për të gjitha, por jo për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vuçiqi tha se këto janë "linjat e kuqe", që nuk do t'i kalojë, ndonëse në propozimin e publikuar nga BE-ja thuhet qartë se palët "nuk do të kundërshtojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare". Vuçiqi e ka pranuar pra dokumentin ku thuhet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk do të nxisë të tjerët ta pengojnë atë, ndërsa me t'u kthyer në Beograd tha se kjo është një linjë e kuqe që nuk do ta kalojë.
A mjafton dokumenti që vendet e BE-së ta njohin Kosovën?
"Edhe pse ende mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në, por edhe për të gjithë rajonin”, thotë në një intervistë për DW, deputetja e Parlamentit Europian Viola von Cramon-Taubadel, duke kujtuar tensionet e muajve të fundit. Politikanja e të Gjelbërve gjermanë është e bindur se ky tekst i marrëveshjes mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe që Prishtina edhe formalisht të nisë rrugën drejt BE-së.
Bashkëbiseduesit e tjerë nuk janë kaq të bindur për këtë sukses të madh. Derisa të sqarohet gjithçka, nuk mund të thuhet se ky është një sukses i madh politik. "Ende jo”, thotë eksperti i Ballkanit, Florian Biber nga Universiteti i Gracit. Biber e sheh tekstin e marrëveshjes kornizë si një njohje de facto të Kosovës nga Serbia. Por shton se pilula e hidhur për Prishtinën është se nuk ka njohje të plotë. "Për Kosovën problemi më i rëndësishëm është bllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga vendet që nuk e njohin pavarësinë”, tha ai. "Është e paqartë nëse një marrëveshje e tillë është e mjaftueshme për disa vende që të njohin Kosovën", shtoi Bieber.
Vazhdimi i presioneve
Politologu Vedran Xhihiq nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare thotë se është një "pikëpyetje e madhe”, nëse Serbia do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Xhihiq pret gjithashtu fërkime të mëtejshme për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, së cilës Kurti nuk dëshiron t'i japë kompetenca më të gjera ekzekutive, nga frika e një "kali të Trojës" në Kosovë. Politologu po ashtu rikujton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vështirëson formimin e asociacionit.
Pikat e tjera të marrëveshjes përmenden më rrallë si kontestuese dhe kanë të bëjnë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e misioneve të përhershme e të tjera.
Por kur dihet së çështjet më të rëndësishme janë të diskutueshme, atëherë pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, të vazhdojë me diplomacinë e vizitave të dy palëve në mënyrë që deri në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në fund të marsit, gjithçka të hidhet në letër dhe të nënshkruhet. Deri atëherë, si Vuçiq ashtu edhe Kurti mund të jenë nën presion diplomatik dhe politik. "Presioni politik është i mirë, por është me rëndësi edhe ajo që në anglisht quhet "ownership". Pra është me rëndësi që në një moment ata vetë të thonë se duan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, përfundon eurodeputetja Von Cramon-Taubadel./ DW
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
Një vend me 141 milionë banorë, me hapësira dhe resurse pa...
5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur në aksidentin ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizitu...
Shefi i stacionit të Larisës është arrestuar pas përplasje...
Aksidenti tragjik me të paktën 38 të vdekur në zonën e Tem...
Të mbijetuarit e aksidentit tragjik kanë rrëfyer momentet ...
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ...
Treni i pasagjerëve, me itinerarin Athinë-Selanik ka dalë...
Policia spanjolle ka bërë të mundur çmontimin e një bande ...
Ministria e jashtme turke ka reaguar ditën e sotme pas tra...
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka re...
Është rënduar bilanci i viktimave nga përplasja e dy trena...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tri ditë...
Ekipet e shpëtimit nxorën më shumë trupa nga deti më 28 sh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...