Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scholz mbajti një fjalim në Bundestag, që ndoshta do të përcaktojë edhe të gjithë mandatin e tij si kancelar, ku përdori fjalën "kthesë epokash". Ky fjalim, një reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë kishte si bazë njoftimin, se Bundeswehri gjerman do të merrte një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për armatimin. Më 3 qeshor CDU/CSU iu bashkua partive qeverisëse për të ndryshuar kushtetutën dhe lejuar marrjen e borxhit shtesë.
Kritika nga CDU: "Ushtria ka humbur 1 vit"
Opozita konservatore CDU/CSU kritikon një vit më pas, se ushtria gjermane nuk ka përfituar shumë nga ky fond i posaçëm. "Bundeswehri ka deficite të mëdha dhe kthesa epokale nuk ka filluar ende tek ajo", bën të ditur Roderich Kiesewetter, zëdhënës për çështje të politikës së jashtme të CDU-së për gazetën "Augsburger Allgemeine". "Trupa ka humbur një vit dhe është më dobët se në gusht 2022."
Por kryetarja e komisionit parlamentar të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP)kundërpërgjigjet në Deutschlandfunk - se në 16 vitet që qeverisi CDU/CSU nën kancelaren Merkel duke pasur edhe Ministrinë e Mbrojtjes nën vete, "nuk është bërë asgjë" për modernizimin e ushtrisë. Marie-Agnes Strack-Zimmermann rendit sukseset e qeverisë së koalicionit në 1 vit: porosi të avionëve luftarakë F-35 dhe helikopterëve të rëndë nga SHBA-ja si edhe një ofensivë digjitalizimi për modernizimin e forcave të armatosura. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur, se janë parashikuar 30 miliardë nga 100 miliardë eurot në dispozicion për Bundeswehrin.
Nga aleatët europianë, Gjermania është kritikuar se shumë porosi të mëdha i janë dhënë në SHBA. Por në fund të fundit një pjesë e madhe e këtij fondi të posaçëm do të qëndrojë në Gjermani, sepse vetë Gjermania ka një industri të fortë armatimi. Marie-Agnes Strack-Zimmermann shprehet, se 100 miliardë eurot nuk mund të shpenzohen kaq shpejt në 1 vit. Prodhimi i armatimeve me teknologji të lartë kërkon kohë. Avionët e parë luftarakë amerikanë F-35 p.sh. do të jenë gati vetëm në vitin 2026.
Sasia e parave për ushtrinë zvogëlohet automatikisht

Koha ndërkohë ikën dhe 100 miliardë eurot bëhen më pak edhe pa i shpenzuar. Sipas të dhënave të Rafael Loss, ekspert i mbrojtjes në Këshillin Europian të Marrëdhënieve me Jashtë, "European Council on Foreign Relations" (ECFR), fillimisht u vlerësua se vetëm 8 miliardë euro nga fondi i posaçëm do të ishin si norma interesi për këtë borxh të qeverisë. Por për shkak të rritjes së normave të interesit kjo shumë është rritur në 13 miliardë euro. Pra mbeten 87 miliardë për ushtrinë. Kësaj i shtohet edhe inflacioni dhe TVSH-ja kështu që sipas llogaritjes së të gjitha shpenzimeve në fund mbetet vetëm 50-70 miliardë euro për ushtrinë- "Sa më gjatë që kjo para qëndron diku e pavënë në përdorim aq më shumë do ta brejnë faktorë si inflacioni apo normat e interesit", shpjegon Loss për DW. Loss është i mendimit se qeveria duhet të kishte vepruar më shpejt.

"Në një lloj kuptimi viti i kaluar është vit i humbur për Bundeswehrin." Me ardhjen në post ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po bën presion që të ketë më shumë temp, si p.sh. te zëvendësimi i tankeve Leopard. Pistorius kërkon tani më shumë fonde për ushtrinë gjermane, duke theksuar, se fondi i posaçëm nuk mjafton për të mbuluar nevojat e ushtrisë.
Tone të reja nga industria e armatimit
Ushtria gjermane prej shumë vitesh vuan nga mungesa e efektivitetit në porositjen dhe sigurimin e armatimit dhe pajisjeve të nevojshme. Vitin e kaluar kjo ishte një ankesë e njohur e Hans Christoph Atzpodien, kreut të Shoqatës Federale të Industrisë së Armatimit dhe Mbrojtjes, BDSV, pjesë e së cilës janë të gjithë furnizuesit e mëdhenj gjermanë të armatimit të rëndë si Krauss-Maffei Wegmann, prodhuesit të tankeve Leopard 2. Atzpodien argumentoi se kolosi burokratik i sektorit të sigurimit të pajisjeve vuan nga një "perfeksionzëm" i rregulloreve. Kjo bën që trupa të mos marrë atë që dëshiron. Kjo pikë kritike duket se ndërkohë është zgjidhur. Edhe Atzpodien ia konfirmoi këtë "Deutsche Welle"-s. Tone të reja dëgjohen nga industria e armatimit. "Jemi shumë optimistë", tha kreu i BDSV, se procese që para së gjithash u bllokuan nga burokracia buxhetore "tani po vihen në lëvizje në përmasën e duhur."

Kurse eksperti Rafael Loss është i mendimit, se kompleksiteti i procedurave të dhënies së porosive dhe sigurimit të pajijseve është një problem që nuk zgjidhet aq lehtë. Ka "një ekosistem shumë kompleks mes parlamentit si vendimmarrës, Ministrisë së Mbrojtjes, faktorëve të prodhimit dhe forcave të armatosura", thotë ai. Pas Luftës së Ftohtë në Bundeswehrin gjerman u krijua një kulturë që shpejtësia nuk ka prioritet. "Ka pasur një aversion të lartë ndaj rrezikut, se mos diçka bëhej gabim dhe ndoshta frika se po shpenzohet shumë para për t'i bërë gjërat të lëvizin më shpejt përpara" shprehet Loss. Kësaj i shtohen edhe interesat rajonale të deputetëve në vendimet për dhënien e porosive - p.sh. deputetët bavarezë këmbëngulën që sipërmarrje bavareze të aviacionit luftarak të marrin porosi të caktuara. "
Me fjalë të tjera: "Kthesa epokale" e Scholzit qëndron te marrja e kthesës së kolosit - pjesë e të cilit janë ushtria gjemane, kultura e porositjes dhe burokracia e krijuar tek ajo. Një vit me sa duket nuk mjafton që ky kolos të marrë kthesën./DW
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e d...
Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz, ka dhuruar gjak...
Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis, shpjegoi...
Një shtetas shqiptar raportohet se është në mesin e viktim...
Kur skadoi ora “X” dhe shpërthimet e para ndriçuan qiellin...
Sindikata e Punëtorëve të Operacionit të Metrosë së Athinë...
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsider...
Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tri vjet pas sh...
Në vetëm pesë javë, ushtarët nga Ukraina duhet të mëso...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro pro...
Një vit luftë në Ukrainë, tërmete të tmerrshme në Turq...
Diplomacia e ndërmjetësuesve të BE-së do të zgjasë der...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
Një vend me 141 milionë banorë, me hapësira dhe resurse pa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...