Boris Pistorius, ministër i ri i mbrojtjes i Gjermanisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...

Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krahasuar me fillimin e vitit të kaluar. Vendi më i populluar në botë, për vite me radhë po përballet me shqetësimin e plakjes së popullsisë dhe ndikimit të kësaj prirjeje në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. Shifrat zyrtare tregojnë se vitin që shkoi Kina kishte mbi një milion më pak foshnje të lindura. Më 2022 Byroja kineze e Statistikave raportoi 9.6 milionë lindje, ndërsa më 2021 ishin regjistruar 10.6 milionë lindje.
Vitin e kaluar numri i banorëve në Kinë pësoi ulje, për herë të parë në gjashtë dekada, një kthesë historike, që pritet të shënojë fillimin e një periudhe të gjatë të rënies së popullsisë, një prirje që pritet të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit aziatik.
Ulja e popullsisë, më e madhja që nga periudha e “Urisë së Madhe të Kinës” më 1961, forcon parashikimet se këtë vit India do të bëhet vendi me numrin më të madh të banorëve në botë.
Popullsia e Kinës ra me afër 850 mijë, duke numëruar 1.4 miliardë banorë në fund të vitit 2022, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit.
Numri i lindjeve për vitin e kaluar ishte 6.77 për 1 mijë banorë, nga 7.52 në vitin 2021, një rekord për numrin e ulët të shkallës së lindjeve.
Kina gjithashtu regjistroi shkallën më të lartë të vdekjeve nga viti 1974, me 7.37 vdekje për 1 mijë banorë, krahasuar me një normë prej 7.18 vdekjesh më 2021.
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara parashikojnë tkurrje të popullsisë kineze me 109 milionë deri më 2050, më shumë se trefishi i uljes së parashikuar prej tyre më 2019.
Demografët kinezë thonë se ky fenomen do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit, me të ardhurat që pritet të bien krahas rrritjes së shpenzimeve të qeverisë për kujdesin ndaj një popullsie që po plaket me shpejtësi.
Një nga shkaktarët kryesorë të uljes së popullsisë kineze është ligji “Një fëmijë për familje”, të cilin Kina nisi ta zbatojë midis viteve 1980 dhe 2015, si dhe kostot e larta të arsimit që kanë nxitur shumë kinezë të mos kenë më shumë se një fëmijë, apo edhe të mos kenë fare.
“Të dy kemi lindur në vitet ‘80 dhe i përkasim brezit me vetëm një fëmijë. Të dy kemi prindërit dhe gjyshërit gjallë. Duhet të kujdesemi për të paktën katër të moshuar. Tani qeveria po na inkurajon të kemi tre fëmijë, por nuk mund ta përballojmë. Nëse kemi një fëmijë të tretë, kush do të kujdeset për të? Është një çështje shumë serioze”, thotë Song, banore e Pekinit.
“Nëse çifti i martuar janë vetë fëmijë të vetëm, ata duhet të kujesen për gjashtë deri në tetë të moshuar, nëse llogaritim prindërit dhe gjyshërit. Duke lënë mënjanë ngarkesën financiare, është një barrë mjaft e rëndë për brezin tonë sa i përket kohës dhe energjisë”, thotë Wang, një banore tjetër.
Nga viti 2021 qeveritë lokale kanë filluar të zbatojnë politika për inkurajimin e njerëzve të kenë më shumë fëmijë, duke përfshirë uljen e taksave, zgjatjen e pushimeve pas lindjes dhe subvencionet e strehimit. Por, hapat nuk pritet të ndalojnë prirjen afatgjatë.
“Kostoja për rritjen e një fëmije është shumë e lartë, kur janë të vegjël, kur fillojnë shkollën, kur kërkojnë punë, kostoja është e papërballueshme. Aktualisht nuk kemi plane për të pasur një fëmijë të dytë”, thotë 44 vjeçari Li, banor i Pekinit.
Sipas faqes kineze “Baidu” kërkimet në internet për një karrocë për fëmijë në Kinë ranë me 17 për qind në vitin 2022 dhe 41 për qind krahasuar me vitin 2018.
Nga ana tjetër, kërkimet për shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë rritur me tetë herë vitin që shkoi.
Demografët thonë se politikat e rrepta të Kinës zero-COVID që ishin në fuqi për tre vite, shkaktuan dëme të mëtejshme në perspektivën e zymtë të popullsisë së vendit.
Një prirje tjetër shqetësuese në Kinë është rritja ekonomike, e cila në vitin 2022 ra në një nga pikat më të ulëta në gati gjysmë shekulli.
Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave, vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm i brendshëm në Kinë u rrit me vetëm 3 për qind, shumë më pak krahasuar me objektivin zyrtar prej rreth 5.5 për qind./ VOA
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
Ndërsa lufta në Ukrainë po e dominon skenën ndërkombëtare,...
Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armë...
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të...
Ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të avancojnë në So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë...
Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si...
Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...