Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas po marrin pjesë në një program të ri stërvitor të ushtrisë amerikane, mesazhi që po jepet ishte i qartë.
Kohërat janë urgjente. Dhe mësimet që ata do të përfitojnë gjatë pesë javëve në vazhdim për përdorimin e armëve, për autoblindat dhe teknikat më të sofistikuara të luftimit janë jetike, ndërsa përgatiten që të mbrojnë vendin e tyre nga sulmi i forcave ruse.
“Ky nuk është një nga rrotacionet e zakonshme”, tha Gjenerali Mark Milley, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, ndërsa u takua të hënën me komandantët ushtarakë. “Ky është një nga ato momente në kohë, kur nëse dëshiron të bësh ndryshimin – ky është momenti”.
Gjenerali Milley, që vizitoi bazën Grafenwoehr për të parë nga afër programin e ri përgatitor për të gjitha llojet e armëve, tha se programi do të përgatisë më mirë forcat ukrainase për t’u hedhur në ofensivë ose për të përballuar një rritje të sulmeve ruse.
Ai kaloi mbi dy orë në “Kampin Kherson”, një pjesë e bazës e emërtuar sipas qytetit ukrainas ku u shënua fitorja e rëndësishme e forcave ukrainase kundër Rusisë. Një ditë përpara vizitës së Gjeneralit Milley, mbi 600 ushtarakë ukrainas filluan programin e zgjeruar stërvitor.
Për herë të parë nga fillimi i luftës, gazetarëve iu mundësua qasja tek disa pjesë të programit stërvitor. Gazetarët u lejuan ta shoqëronin Gjeneralin Milley dhe të ndiqnin komunikimin e tij me ushtarakët dhe komandantët ukrainas dhe amerikanë, por nuk iu lejua të raportojnë për detajet e bisedave me forcat ukrainase, apo të merrnin filmime dhe fotografi. Kufizimi reflekton shqetësimet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përshkallëzimin e zemëratës ruse për përfshirjen e Perëndimit në luftë, apo shkaktimin e një konflikti më të gjerë.
Shtetet e Bashkuara kanë patur programe stërvitore prej vitesh në Grafenwoehr, ndër të tjera edhe për forcat e vendeve aleate në Evropë. Por stërvitja e kufizuar për forcat ukrainase filloi vitin e kaluar, pak pasi filloi sulmi rus. Në atë periudhë, programi ishte i përqëndruar tek sisteme të caktuara që po jepeshin nga Shtetet e Bashkuara, si artileria e rëndë.
Muajin e kaluar, Pentagoni njoftoi se do ta zgjerojë programin në përpjekje për të përmirësuar aftësitë e forcave ukrainase. Kursi pesëjavor do t’u mësojë atyre lëvizjen dhe koordinimin me efektshmëri në njësitë e tyre deri në përmasat e batalionit, përdorimin e sistemeve të kombinuara të artilerisë, të njësive të blinduara dhe njësive të tjera tokësore.
Stërvitja në kampin Grafenwoehr drejtohet nga Komanda e 7-të Stërvitore e Ushtrisë Amerikane.
Gjenerali Milley tha të dielën se objektivi është që armë dhe pajisje të reja të dërgohen në Ukrainë, në mënyrë që forcat e sapo-stërvitura të jenë në gjendje t’i përdorin “dikur përpara se të fillojnë shirat e pranverës. Kjo do të ishte ideale”.
Programet e reja përgatitore vijnë ndërsa analistët perëndimore sjellin në vëmendje treguesit se Kremlini po përgatitet për një luftë të zgjatur, dhe se komanda ushtarake ruse po përgatitet për një mobilizim ushtarak më të zgjeruar./VOA
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
Ndërsa lufta në Ukrainë po e dominon skenën ndërkombëtare,...
Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armë...
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të...
Ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të avancojnë në So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë...
Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si...
Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve q...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të D...
Izraeli është zotuar të godasë një grup të armatosur të re...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën for...
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...