Komiteti për monitorim i KE-së, thirrje Malit të Zi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese
Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve q...

Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si shembull jetën e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr për të nxjerrë mësime për t’iu larguar ndasive, ekstremizmit dhe padrejtësive.
Presidenti Biden i mbajti komentet në Kishën Baptiste Ebezener, ku u bë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që foli në një shërbesë të së dielës në kishën e udhëheqësit të të drejtave civile në Atlanta, një ditë para festës kombëtare për nder të tij.
Zoti Biden ishte ftuar të fliste në shërbesë nga pastori i kishës, senatori demokrat amerikan Raphael Warnock. Fjalimi i tij u përqendrua tek një temë e përbashkët: vendi dhe bota po luftojnë kundër forcave autokratike.
"Unë jam këtu para jush në një pikë kritike për Shtetet e Bashkuara dhe botën sipas këndvështrimit tim," tha zoti Biden, duke thënë se është “një zgjedhjeje".
"A jemi ne një popull që do të zgjedhim demokracinë në vend të autokracisë?" pyeti presidenti Biden. "Ne duhet të zgjedhim komunitetin në vend të kaosit. A do të jemi ne ata që zgjedhim dashurinë mbi urrejtjen? Këto janë pyetjet e kohës sonë dhe arsyeja pse jam këtu."
Martin Luther King punoi për të drejtën e votës, tha zoti Biden, por "do të ishte mirë të mos harrojmë se misioni i tij ishte edhe më i thellë. Ishte shpirtëror. Ishte moral."
Ai shpesh shtronte pyetjen se ku shkojmë më tej, tha presidenti Biden. "Mesazhi im për kombin sot është që ne ecim përpara. Ne ecim së bashku."
E diela do të ishte ditëlindja e 94-të e reverendit King. Ai u vra në moshën 39-vjeçare në vitin 1968 në Memphis të Tenesisë, nga segregacionisti James Earl Ray. King ishte pastor i kishës Ebenezer nga viti 1960 deri në vdekjen e tij.
"Beteja për shpirtin e këtij kombi është e përjetshme," tha zoti Biden në homazhin e tij. "Është një luftë e vazhdueshme midis shpresës dhe frikës, mirësisë dhe mizorisë, drejtësisë dhe padrejtësisë."
Shumë presidentë, përfshirë zotin Biden, kanë vizituar Ebenezerin për të nderuar Martin Luther Kingun, zakonisht në aktivitetet për ditëlindjen e tij. Por Presidenti Biden ishte i pari që fliste nga foltorja në një shërbesë të rregullt të së dielës.
King "na kujton se ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin nga fati, se kjo nuk ka të bëjë me demokratët dhe republikanët," tha senatori Warnock më herët të dielën.
Të hënën zoti Biden do të takohet me aktivistin e të drejtave civile Al Sharpton në Uashington dhe do të flasë me organizatën e tij, Rrjetin Kombëtar të Veprimit.
Presidenti Biden u zgjodh në vitin 2020 me mbështetje të fortë nga votuesit afrikano-amerikanë pasi u zotua të bëjë më shumë për të zgjeruar të drejtat e votimit dhe për të adresuar çështje të tjera të drejtësisë racore. Por disa grupe aktiviste bojkotuan fjalimin e tij të vitit 2022 për të nderuar Martin Luther Kingun, të zhgënjyer nga ajo që ata e shohin si mungesë veprimi./ VOA
Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve q...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të D...
Izraeli është zotuar të godasë një grup të armatosur të re...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën for...
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve...
Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në q...
Rusia nuk mund të ushtrojë më presion ndaj gjermanëve ...
Çmimet e qirave janë bërë të papërballueshme për shumë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat ...
Media britanike "The Sun", shkruan për bandat shqiptar...
Rreth 25 milionë njerëz në Kaliforni janë nën vëzhgimi...
Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar pranë ae...
Avokatët e Presidentit Joe Biden gjetën dokumenta të t...
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të hetojë në...
Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa në Uk...
Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili k...
Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të K...
Shkrimtarja dhe gazetarja, E. Jean Carroll ka akuzuar ish...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...