Presidentja Osmani: Masakra e Reçakut i tregoi botës tragjedinë që përjetuan shqiptarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat ...

Çmimet e qirave janë bërë të papërballueshme për shumë gjermanë, duke rritur nevojën për banesat sociale, të subvencionnuara nga shteti. Dega e ndërtimit nuk ka shumë interes, të ndërtojë aty ku fiton më pak. Në vitet 90-të në Gjermani kishte rreth 3 milionë banesa sociale, sot ky vend ka vetëm 1,1 milionë të tilla. Ka disa përllogaritje, se sa hapësira të subvencioncuara i nevojiten Gjermanisë.
Sipas Verena Bentele, presidente e Shoqatës Sociale, VdK, Gjermania ka nevojë për rreth 5 milionë apartamente sociale. Ajo e argumenton këtë shifër të lartë me nevojën aktualisht në rritje të shumë familjeve për shkak të krizës së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Qeveria gjermane kishte premtuar se do t'i kushtohej kësaj çështjeje, dhe se do të ndërtoheshin 100.000 apartamente sociale vitin e kaluar, por realisht në vitin 2022 në Gjermani kishte 27.000 apartamente sociale më pak. Ky është vetëm fillimi, sipas Axel Tausendpfund, drejtor i Shoqatës së Ekonomisë së Banimit të Gjermanisë Jugperëndimore.
"Objektivat e qeverisë do të dështojnë edhe këtë vit qartë. Shkaqet lidhen më rritjen e lartë të normave të interesit, rritje të fortë të çmimeve të ndërtimit, dhe se edhe ne këtu për shkak të luftës në Ukrainë kemi vështirësi në lidhje me zinxhirët e furnizimit."

Projektet e ndërtimit, qofshin të subvencionuara ose jo po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Për investitorët më parë në projektet e subvencionuara mund të dlite një fitim tek qiratë, por tani ky fitim përpihet nga rritja e kostove.
Shumë qytete gjermane njoftojnë, se duan të mbyllin projektet e nisura, por janë planifikuar shumë pak projekte të reja ndërtimi. Sipas Tausendpfund familjet me të ardhura të pakta do të preken edhe më shumë në të ardhmen. Një ofertë e dobët në tregun e banimit do të çojë në rritjen e mëtejshme të qirave. "Në tregun normal ata që janë të dobët financiarisht dhe kërkojnë apartamente me qira kanë shumë pak shanse të gjejnë një apartament me qira të leverdisshme. Edhe kur kanë dokumentin për të marrë apartament social, shpesh ata nuk e gjejnë dot një të tillë, sepse nuk ka banesa sociale."
Më shumë impulse për investitorët

Disa faktorë nuk mund të ndryshohen, si për shembull përqindjet e larta të normave të interesit, çmimet e larta apo mungesa e punëtorëve të ndërtimit. Por mund të ketë përmirësime të tjera, sipas ekspertëve: Më shumë subvencione do të rrisin interesin e investitorëve, më pak kërkesa burokratike dhe leje më të shpejta ndërtimi mund ta bëjnë ndërtimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë.
Një hap i parë ndërmerret këtë vit. Qeveria gjermane do të mbështesë në vitin 2023 me më shumë fonde sektorin e ndërtimit të banesave sociale. Për këtë janë parashikuar 1,78 miliardë euro. Në vitin 2022 ishin parashikuar vetëm 750 milionë euro. Por ndërtimi i banesave sociale është kompetencë e landeve dhe programet e subvencionimit nuk janë të njësuara./ DW
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat ...
Media britanike "The Sun", shkruan për bandat shqiptar...
Rreth 25 milionë njerëz në Kaliforni janë nën vëzhgimi...
Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar pranë ae...
Avokatët e Presidentit Joe Biden gjetën dokumenta të t...
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të hetojë në...
Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa në Uk...
Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili k...
Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të K...
Shkrimtarja dhe gazetarja, E. Jean Carroll ka akuzuar ish...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë të shtunë...
Shtetasit e Republikës Çeke janë duke votuar sot në zgjedh...
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas al...
“Sulltana”, një 24-vjeçare me flokë bjonde dhe me buzët e...
Që kur dështoi që në ditët e para të luftës përpjekja e Ru...
Sipas disa raportimeve në media që përputhen, ministrja gj...
"Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në...
Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e z...
Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se trupa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...