Parlamenti Europian kërkon fonde nga BE-ja për të financuar abortet jashtë vendit
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ...

Kancelari Merz mbështet ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në fjalimin që mbajti në Bundestagun gjerman lidhur me vitin 2025 Kancelari Friedrich Merz vështirë se kishte ndonjë lajm vërtet të mirë: gjeopolitikisht ka trazira të thella, deklaroi kreu i qeverisë. Marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në ka ndryshuar rrënjësisht. Në Ukrainë vazhdon lufta e paligjshme agresore e Rusisë. Luftërat tregtare e rëndojnë ekonominë gjermane, e cila për shkak të "mosmarrjes së masave në të kaluarën" po has në vështirësi serioze edhe brenda vendit.
Pra të gjitha lajme të këqija. Shumë garanci dhe gjëra që konsideroheshin të sigurta nuk vlejnë më as në Gjermani. Kancelari Merz foli për një moment kthese dhe tha se rendi botëror që po zëvendësohet nga çrregullimi. Gjermania duhet t'u përgjigjet në mënyrë aktive të gjitha këtyre sfidave, tha Kancelari: "Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë ndërsa bota riorganizohet. Ne nuk jemi top loje i superfuqive."
Ukraina dhe asetet ruse
Kancelari e ka fjalën kryesisht për rolin e Gjermanisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë. Sipas tij çështja është se si mund të arrihet një "paqe e drejtë". Ai inicioi së fundmi në Berlin një takim mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe negociatorëve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të diskutuar një plan paqeje.
Kancelari është përkrahës që asetet ruse të ngrira në bankat evropiane të përdoren për Ukrainën. "Me këtë i dërgojmë një sinjal të qartë Rusisë se ne do t'i përdorim asetet e depozituara këtu për të ndihmuar për përfundimin e kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur."
Shumica e 27 qeverive të BE-së mbështesin përdorimin e afërsisht 210 miliardë eurove të aseteve ruse të bllokuara në BE për të ofruar gjatë viteve të ardhshme ndihmë financiare për Ukrainën si për të mbështetur rindërtimin e vendit edhe për blerjen e armëve moderne për ushtrinë ukrainase.
Por qeveritë e Hungarisë dhe të Sllovakisë kanë njoftuar se janë kundër ngrirjes së aseteve ruse dhe përdorimit të tyre për Ukrainën. Italia është gjithashtu skeptike. Rezerva të konsiderueshme ka edhe Belgjika, sepse në bankat e këtij vend të vogël gjenden një pjesë e madhe e fondeve nga Rusia. Jo pa arsye qeveria belge ka frikë, se mund të bëhet shënjestër e hakmarrjes ruse. Qeveria amerikane gjithashtu refuzon përdorimin e fondeve në formën e tyre aktuale.
AfD: "Kjo nuk është lufta jonë"
Partia më e madhe opozitare në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, është kundër. Kryetari i kësaj partie, Tino Chrupalla, tha pas fjalimit të Kancelarit se është kategorikisht kundër përdorimit të fondeve ruse. Ai tha se kishte deklaruar vite më parë se Ukraina nuk mund ta fitonte luftën: "Ajo nuk ishte dhe nuk është lufta jonë", tha Chrupalla.
Kancelari Merz është në pararojë të atyre që mbështesin përdorimin e fondeve ruse për Ukrainën. Tani do të shihet nëse Bruksel do të arrihet një shumicë për këtë. Përndryshe tetë muajt e tij të parë si Kancelar do të përfundojnë me një disfatë të madhe në fund të vitit./ DW
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ...
A duhet që shtetet e rajonit ballkanik të anëtarësohen në ...
Sipas planeve të "koalicionit të të vullnetshmëve" në Ukra...
Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lum...
Qeveria e Venezuelës ka dënuar vendimin e presidentit amer...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i tha të mërkur...
Një fëmijë 9-vjeçar është shtruar në Spitalin e Përgjithsh...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një premti...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një deklaratë n...
Policia në Spanjë ka zbatuar disa urdhra dëbimi të mërkurë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim në...
Gjykata Supreme e ka anuluar të mërkurën vendimin e Këshil...
Të rinjtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë n...
Presidentja e Komisionit Europian ka mbajtur një fjalim në...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka bërë t...
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të...
Bashkimi Europian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkue...
Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza ndaj Nick Rei...
Edhe para se Komisioni Europian të paraqiste propozimet e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen në Bruksel më 18...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...