Trump urdhëron bllokimin e anijeve të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela
Donald Trump ka urdhëruar një bllokadë “të plotë dhe total...

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vitet e ardhshme.
Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen në tentimin për të zgjidhur këtë çështje.
Por, një ditë para takimit, më 17 dhjetor, kryeqendra e BE-së është mikpritëse e një samiti tjetër që krejtësisht është lënë në hije nga zhvillimet që lidhen me Ukrainën: udhëheqësit e gjashtë vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) takohen me homologët e tyre të BE-së në Bruksel.
Kosova, në këtë samit, përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Samiti vjetor BE-Ballkani Perëndimor është bërë një lloj formaliteti viteve të fundit, me pak ose aspak rezultate konkrete, dhe ky takim nuk përbën përjashtim.
Draft-deklarata e samitit, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, dokument që do të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”.
Në realitet, shumica e gjashtë shteteve janë të bllokuar në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, dhe vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparim drejt anëtarësimit në bllok. Por, përgatitjet për samitin dhe lëvizjet politike ofrojnë një shembull të qartë se edhe ky përparim është i brishtë.
Gjatë vjeshtës, ideja ishte që Mali i Zi do të mbyllte pesë kapituj politikë – një hap i madh për Podgoricën. Kjo ndodhi më 16 dhjetor dhe shteti tani ka mbyllur 12 nga 33 kapituj gjithsej.
Draft-konkluzat, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë, thonë se deri javën e kaluar Parisi ka kërkuar që të mbylleshin vetëm tre kapituj. Më pas, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kishte biseduar përmes telefonit me homologun francez, Emmanuel Macron, për këtë çështje dhe arriti ta binte që të pajtohej për mbylljen e pesë kapitujve.
Problemi që kishte Franca nuk kishte të bënte me të vërtetë me Malin e Zi, por më shumë me Serbinë, një aleate e ngushtë politike e Francës, e cila nuk do të hapë asnjë kapitull të anëtarësimit. Beogradi ka ngecur në rrugën evropiane që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022, me disa shtete të tjera anëtare të BE-së që nuk janë të kënaqura që shteti nuk po rreshtohet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe se ka bërë përparim të pamjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit.
Duke qenë se hapja dhe mbyllja e kapitujve kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare, Franca po e përdor një taktikë që është e zakonshme në Bruksel, atë të lidhjes së përparimit të shtetit kandidat (ose mungesës së përparimit) me të një shteti kandidat tjetër.
Përderisa Franca u tërhoq nga Mali i Zi, ajo mori atë që donte sa i përket Kosovës. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Prishtinës më 2023, përfshirë ngrirja e qindra milionave eurove, pasi Kosova njohu rezultatet e zgjedhjeve lokale në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli.
Përderisa ekziston një pajtim i gjerë se Kosova ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të shtensionuar situatën dhe masat duhet të hiqen gradualisht, Franca ka udhëhequr përpjekjet për të ngadalësuar këtë proces.
Nga Presidenca e Kosovës thanë se gjatë samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe liderët pjesëmarrës dhe tema kyç do të jenë masat.
“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, tha Presidenca e Kosovës.
I mbështetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, Parisi është siguruar që asnjë masë të mos hiqet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 28 dhjetor. Këto shtete kanë qenë po ashtu instrumentale që Serbia të shmangë sanksionet e BE-së dy vjet më parë, pasi militantët serbë, që dyshohet se janë mbështetur nga Beogradi, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.
Në draft-deklaratën, të cilën e ka parë REL-i, përmendet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Aty thuhet se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.
“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, veçmas Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i saj. Mbështetja nën Reformën për Ballkanin Perëndimor dhe Rritjen është e kushtëzuar me angazhimin konstruktiv të partnerëve dhe përparimin e matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e raporteve të tyre”, thuhet në dokument.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel. Marrëveshja që përmendet në draft-deklaratë është arritur më 2023, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë. BE-ja e vlerëson se marrëveshja është e detyrueshme për Beogradin dhe Prishtinën dhe vazhdimisht kërkon zbatimin e saj dhe të aneksit.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Në draft-deklaratë përmendet edhe Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në këmbim të zbatimit të reformave që lidhen me bllokun. Ky plan, sipas BE-së, ka potencial që të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon në dekadën e ardhme, pasi vendet do të marrin këtë shumë parash për reforma dhe investime.
“Kjo shumë është shtesë e 29 miliardë eurove që po zbatohen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje për shfrytëzim maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit me kohë të reformave”, thuhet në draft-deklaratë.
Përtej çështjes së zgjerimit, nuk ka shumë pika të tjera ku BE-ja mund t’i shtyjë përpara në Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm, përveç integrimit gradual në tregun e BE-së në disa fusha.
Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjatë këtij viti iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që thjeshton dhe redukton transferet bankare në euro. Ideja është që edhe dy shtetet e tjera, Kosova dhe Bosnja, të bashkohen së shpejti.
Ngjashëm, qëllimi i Brukselit për vitin 2026 është që të përfshijë të gjithë rajonin në regjimin e tij të telefonisë mobile, që do t’iu mundësojë qytetarëve nga gjashtë republikat të thërrasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin duke përdorur tarifat e brendshme të telefonisë të BE-së.
Ky do të ishte një hap drejt uljes së tarifave të roamingut mes BE-së dhe shteteve kandidate në Ballkanin Perëndimor, që hynë në fuqi më 2023. Ky hap do të pasonte Moldavinë dhe Ukrainën, të cilat do t’i bashkohen zonës së roamingut të BE-së më 1 janar./REL
Donald Trump ka urdhëruar një bllokadë “të plotë dhe total...
Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar për të shtënat masive...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi ...
Që nga 7 janari, turistët që vizitojnë Shatërvanin e Trevi...
Presidenti amerikan Donald Trump do t’i adresohet kombit m...
Pasi pushuan nga puna qindra mijëra punonjës qeveritarë dh...
Hungaria njoftoi se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare...
Operacioni i së martës përfshinte më shumë se 140 oficerë ...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
Më shumë se 17 milionë njerëz në Afganistan po përballen m...
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të dërguar një letër Pre...
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka urdhëruar një hetim...
BBC ka publikuar një raport nga Byroja e Statistikave të P...
Greqia përfundoi këtë javë një shlyerje të parakohshme pre...
Një rast lebre është regjistruar në Kroaci për herë të par...
Me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës p...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më...
Furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë po jeton në nj...
Një përleshje fizike ka ndodhur mes ligjvënëseve në Kongre...
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...