Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me BE-në
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më...

Me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë thirrje për respektim të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe ndalim të çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit.
Në thirrjen e publikuar në faqen e AKK-së në "Facebook" thuhet se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore.
Tutje thuhet se që nga fillimi i muajit dhjetor dhe deri në fund të këtij viti, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg.
“Me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në thirrjen e AKK-së.
Tutje thuhet se festat e fundvitit nuk duhet dhe nuk do të shfrytëzohen për abuzim me konsumatorët, për rritje të koordinuara të çmimeve apo për praktika që cenojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg.
“Çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje spekulative apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg”, thuhet në thirrje.
AKK-ja u ka bërë thirrje bizneseve që të veprojnë në përputhje të plotë me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve apo sjelljeve të koordinuara, të mos abuzojnë me pozitën e përbashkët ose fuqinë e tyre në treg si dhe të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve.
AKK-ja u ka thënë thirrje konsumatorëve që raportojnë çdo dyshim për rritje të pajustifikuar ose të koordinuar të çmimeve, në mënyrë që Autoriteti të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
Çmimet e produkteve “Made in Kosova”, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK) të publikuara në fund të nëntorit, janë rritur për 5.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas ASK-së rritje më e madhe e çmimeve është shënuar te veprimtaritë ekonomike të prodhimit të mjeteve motorike – prej 23 për qind, të energjisë elektrike (20.8 për qind) dhe të prodhimit të tekstilit (14.2 për qind).
Krahas këtyre, në ASK i kanë numëruar edhe produktet e tjera, çmimi i të cilave është rritur në krahasim me tremujorin e tretë të 2024-s.
“Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike u rrit për 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”.
Gjatë dites se djeshme edhe ish-zëvendësministri në qeverinë Kurti I dhe doktoranti i ekonomisë, Edison Jakurti, ka nxjerr të dhënat mbi rënien drastike të fuqisë blerëse në Kosovë, duke ilustruar përmes shifrave se si inflacioni ka zhvlerësuar paranë e qytetarëve në vitet e fundit.
Përmes një analize të publikuar, Jakurti ka shpjeguar dallimin thelbësor midis vlerës nominale (shifra në kartëmonedhë) dhe vlerës reale (çfarë mund të blesh me ato para).
Sipas ekspertit të ekonomisë, ndonëse në letër 100 euro mbeten gjithmonë 100 euro, rritja e çmimeve ka bërë që vlera e tyre reale të bjerë ndjeshëm.
Viti 2014: Me 100 eurot e vitit 2019, mund të blinim mallra e shërbime që vlejnë 105 euro.
Viti 2025: 100 eurot e vitit 2019, sot kanë fuqinë blerëse të vetëm 78 eurove.
“Në vitin 2025, 100 eurot e vitit 2019 vlejnë vetëm 78 euro. Ai ka thënë se atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro”
Sipas tij inflacioni e ka gërryer ndjeshëm fuqinë blerëse në Kosovë këto 3 – 4 vjetët e fundit.
“Në vitin 2014, me 100 euro të vitit 2019 do të mund të blinim mallra e shërbime në vlerë rreth 105 euro. Në vitin 2025, 100 euro e 2019 vlen vetëm 78 euro. Atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro”. /MONITOR
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më...
Furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë po jeton në nj...
Një përleshje fizike ka ndodhur mes ligjvënëseve në Kongre...
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në ...
Rusia mbetet e vendosur në qëndrimin e saj për arritjen e ...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Europian ...
Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, aj...
Nick Reiner, 32 vjeç, është arrestuar si personi i dyshuar...
Për shumë punëtorë, paga luan një rol të rëndësishëm në pë...
Pas gati gjashtë muajsh hetimesh, ka ardhur kthesa në vras...
Më 16 dhjetor, Ukraina do t'i afrohet sigurimit të kompens...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi ku...
Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë, Admirali Sir Ri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se një marrëve...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi këtë të hënë nj...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trum...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërth...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi këtë t...
Ukraina goditi një nëndetëse ruse me dronë në Novorossiysk...
Numri i kamboxhianëve të evakuuar nga luftimet e vazhduesh...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...