Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...

Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s për Kievin.
Një ditë pasi emisarët përmbyllën bisedimet dyditore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 16 dhjetor se Moska nuk ka parë propozimet e diskutuara në Berlin apo detaje për ofertën e sigurisë së SHBA-së.
Ndalesa që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s është kërkesa kryesore e Moskës që para nisjes së luftës. Është e paqartë nëse garancitë e sigurisë, sikurse të NATO-s, do të kundërshtohen nga Kremlini.
Peskov tha se Rusia nuk dëshiron armëpushim – Zelensky ka kërkuar një armëpushim gjatë Krishtlindjes – por, dëshiron një marrëveshje përfundimtare të paqes që do të ndalte luftën, e cila po i afrohet përvjetorit të katërt.
“Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t’i dhënë hapësirë Ukrainës që të marrë frymë dhe të përgatitet për vazhdimin e luftës”, tha Peskov për gazetarët. “Ne duam që kjo luftë të ndalet, t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantohet paqja në Europë në të ardhmen. Kjo është çfarë duam ne”.
Në një intervistë për "ABC News" më 15 dhjetor, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se marrëveshja duket se është afër. Megjithatë, ai nuk sinjalizoi ndonjë ndryshim të qëndrimit të Rusisë sa u përket çështjeve territoriale dhe kërkesave të sigurisë.
Kjo përfshin kërkesën e Rusisë që katër rajone ukrainase, të cilat janë pjesërisht të pushtuara nga trupat ruse – Luhansku, Donjecku, Zaporizhja dhe Herson – të pranohen si territore ruse. Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, një pretendim që është refuzuar nga pothuajse të gjitha vendet e botës.
“Aktualisht, ekzistojnë katër entitete përbërëse që janë pjesë përbërëse e Federatës Ruse. Nuk po flas për Krimenë”, citohet të ketë thënë ai. “Pra, së bashku kemi pesë entitete përbërëse dhe për to absolutisht nuk mund të ketë kompromis”.
Bisedimet në Berlin kanë rritur shpresat për një përfundim diplomatik të luftës ruse, e cila ka vrarë ose plagosur më shumë se 1.5 milion persona në të dyja palët, ka shkatërruar pjesë të mëdha të Ukrainës dhe e ka shndërruar Rusinë në një shtet të izoluar ndërkombëtarisht.
Të dërguarit amerikanë që morën pjesë në bisedime ofruan garanci sigurie për Kievin të ngjashme me ato të NATO-s, thanë zyrtarët.
Zelensky u tha gazetarëve se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja duhet të jenë juridikisht detyruese dhe të miratohen nga Kongresi. Ai tha po ashtu se ato duhet të përfshijnë dispozita që pasqyrojnë Nenin 5 të NATO-s.
Neni 5 është një element qendror i strukturës së NATO-s, që thotë se një sulm kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Zelensky përsëriti se Ukraina “as de jure dhe as de facto” nuk do ta njohë si ruse pjesën e Donbasit të pushtuar nga forcat ruse.
“Megjithatë, ne po e diskutojmë çështjen e territoreve. Ju e dini se kjo është një nga çështjet kryesore. Për këtë çështje ende nuk kemi konsensus”, theksoi ai.
Garancitë e sigurisë, të ngjashme me ato të NATO-s janë kërkesë kyç për zyrtarët ukrainas, të cilët thonë se pa to, një marrëveshje paqeje do të shtronte rrugën për një pushtim të ri nga Rusia në të ardhmen. Zyrtarët ukrainas po ashtu kanë kujtuar Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, që ishte një garanci sigurie e mbështetur nga Uashingtoni dhe Moska.
Ajo marrëveshje ua ndalonte Rusisë, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të kërcënonin ose të përdornin forcë ushtarake apo shtrëngim ekonomik kundër Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, “përveçse në rast të vetëmbrojtjes ose ndryshe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Në këmbim, këto tri vende, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, hoqën dorë nga arsenalet e tyre bërthamore të epokës sovjetike.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte biseduar përmes telefonit me udhëheqësit që po merrnin pjesë në një darkë në Berlin, Trump tha se mendon që negociatorët janë “më afër se kurrë më parë”./REL
Rusia mbetet e vendosur në qëndrimin e saj për arritjen e ...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Europian ...
Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, aj...
Nick Reiner, 32 vjeç, është arrestuar si personi i dyshuar...
Për shumë punëtorë, paga luan një rol të rëndësishëm në pë...
Pas gati gjashtë muajsh hetimesh, ka ardhur kthesa në vras...
Më 16 dhjetor, Ukraina do t'i afrohet sigurimit të kompens...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi ku...
Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë, Admirali Sir Ri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se një marrëve...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi këtë të hënë nj...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trum...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërth...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi këtë t...
Ukraina goditi një nëndetëse ruse me dronë në Novorossiysk...
Numri i kamboxhianëve të evakuuar nga luftimet e vazhduesh...
Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime të nivelit të l...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot në Berl...
Downing Street thotë se populli hebre në Mbretërinë e Bash...
Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe S...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...