Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë për të diskutuar për mbështetjen gjithnjë e në rritje të Pekinit për Moskën dhe për të shqyrtuar dëshmitë se Kina mund të jetë duke dërguar armë në Rusi për t’u përdorur në fushëbetejë në Ukrainë, thanë për Radion Evropa e Lirë tre diplomatë të bllokut.
Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të bllokut do të mblidhen më 15 dhjetor për bisedime mbi thellimin e lidhjeve të Kinës me Rusinë, teksa një diplomat i BE-së tha se Brukseli e sheh “mbështetjen kineze në rritje”.
“Çfarë po shohim është se pa mbështetjen e Kinës për Rusinë në këtë luftë, Rusia ndoshta nuk do të ishte në gjendje të bënte atë që po bën”, i tha Radios Evropa e Lirë një diplomat i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti.
Një tjetër diplomat i BE-së shtoi se takimi do të përqendrohet në informacionet e fundit për dërgesa të mundshme armësh kineze drejt Rusisë që po përdoren në Ukrainë, gjë që, nëse konfirmohet, do të shënonte një nivel të ri mbështetjeje nga Pekini, përtej furnizimit të vazhdueshëm me mallra me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, të cilat kanë forcuar përpjekjet luftarake të Kremlinit që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Ky zyrtar nuk komentoi se çfarë lloj armësh apo pajisjesh kineze mund të jenë dislokuar në Ukrainë. Pjesët kineze kanë qenë një komponent kyç i industrisë ruse të dronëve, e cila përbën një pjesë jetike të përpjekjeve më të gjera luftarake në Ukrainë – nga mbikëqyrja deri te sulmet kamikaze – teksa inteligjenca ukrainase tha në tetor se Kina po i përcillte Rusisë informacione satelitore për caqe në Ukrainë.
Pekini pretendon se është neutral në luftën gati katërvjeçare në Ukrainë dhe ka thënë vazhdimisht se nuk e ka furnizuar Rusinë me armë, por Kina ka vazhduar gjithashtu të thellojë raportet e saj politike dhe ekonomike me Moskën, përfshirë ruajtjen e statusit si një nga blerëset kryesore të naftës ruse dhe si partnere tregtare gjithnjë e më e madhe.
Por thellimi i raporteve të Kinës me Rusinë e ka vënë Pekinin në shënjestër të Evropës, me BE-në që në korrik deklaroi se Kina, përfshirë Hong Kongu, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve kundër Rusisë.
Përveç treguesve të rritjes së mbështetjes për Moskën, ministrat e BE-së do të përqendrohen edhe te raportet ekonomike të bllokut me Kinën, përfshirë kontrollet kineze të eksportit mbi mineralet e rralla strategjike, çështjet e sigurisë në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore, si dhe tensionet e vazhdueshme gjeoekonomike rreth prodhuesit të çipave Nexperia, me seli në Holandë, por që është në pronësi kineze.
Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë do t’i informojnë gjithashtu ministrat e tjerë të BE-së për vizitat e fundit në Pekin gjatë këtij muaji, ku të dy delegacionet ngritën çështjen e raporteve të ngushta të Kinës me Rusinë.
Në korrik, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, se Pekini nuk mund ta pranojë mposhtjen e Rusisë në luftë, pasi kjo do t’i jepte hapësirë Uashingtonit për t’u përqendruar te Kina. Këto komente u raportuan fillimisht nga South China Morning Post dhe më pas u konfirmuan nga Radio Evropa e Lirë./REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot në Berl...
Downing Street thotë se populli hebre në Mbretërinë e Bash...
Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe S...
Regjisori dhe aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner dh...
Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit miratoi l...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe të dërguar am...
Regjisori dhe aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar nj...
Kili ka zgjedhur Jose Antonio Kast, të krahut të djathtë e...
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ...
Baba dhe bir, raportohet se janë autorët e masakrës së ndo...
Zyra e prokurorit në Rusi e ka klasifikuar transmetuesin g...
Kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, tha se vrasja ...
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka njoftuar s...
Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi i ndodhur ditë...
Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoft...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Uk...
Pesë persona janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ...
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë p...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar me ak...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...