Ukraina vijon përpjekjet për riparimin e furnizuesit të energjisë pas sulmit rus
Furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë po jeton në nj...

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi kurrë nuk ka qenë më afër Bashkimit Europian (BE).
Ajo e tha këtë pasi Mali i Zi, në Konferencën Ndërqeveritare me BE-në të martën, mbylli pesë kapituj negociues në procesin e anëtarësimit në bllokun europian.
Bëhet fjalë për kapitujt: 3 – Liria e lëvizjes së kapitalit dhe e ofrimit të shërbimeve; 4 – Liria e lëvizjes së kapitalit; 6 – Ligji për tregti; 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural dhe 13 – Peshkimi.
Kos përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është udhëheqësi i procesit të integrimit dhe kandidati me rezultatet më të mira, gjë që, sipas saj, “u dëshmua sot me 12 kapituj të mbyllur” nga gjithsej 33.
“Por, duhet të jemi të sinqertë: pjesa më e vështirë ende është përpara, sepse Mali i Zi ka njoftuar se dëshiron t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026, dhe Komisioni Europian ju mbështet. Për ta arritur këtë, duhet të vraponi shpejt”, tha Kos.
Zyrtarja e lartë europiane theksoi se Mali i Zi tani duhet t’i përshpejtojë reformat.
“Çelësi do të jenë reformat në sundimin e ligjit. Prioritet janë emërimet, për të siguruar një gjyqësor të pavarur, ku gjyqtarët mund të marrin vendime lirshëm dhe pa presion politik. Kjo nënkupton gjithashtu vazhdimin e luftës së fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin”, tha Kos.
Ajo përsëriti se Podgorica do ta ketë mbështetjen e BE-së “në çdo hap”.
“Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar dhe më shumë se kurrë Malit të Zi i nevojitet unitet kombëtar për të arritur qëllimin. Viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i mirë”, u shpreh ajo.
Kryeministri Millojko Spajiç deklaroi se Mali i Zi ka mbyllur më shumë se një të tretën e kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh.
Ai tha se BE-ja me Malin të Zi po fiton një anëtar të aftë të ecë krah për krah me disa shtete anëtare, edhe pse dikur ishte republika më e varfër e ish-Jugosllavisë.
“Mali i Zi nuk do të jetë një barrë e madhe tatimore për qytetarët e BE-së”.
Sipas tij, çdo ditë po dëshmohet se është një qëllim realist që Mali i Zi t’i mbyllë të gjitha kapitujt deri në fund të vitit 2026.
“Ne po krijojmë kushtet që t’i përmbushim të gjitha deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Spajiç.
Nga qeveria e Malit të Zi më herët është përsëritur disa herë plani që 21 kapitujt e mbetur të mbyllen gjatë vitit 2026, në mënyrë që shteti të anëtarësohet në BE më 2028.
Më herët nga qeveria ishte bërë e ditur se janë përmbushur të gjitha kushtet për mbylljen e Kapitullit 31, i cili lidhet me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, por vendimi për mbylljen e tij ishte shtyrë më herët me kërkesë të Kroacisë.
Kroacia bllokoi mbylljen e këtij kapitulli pasi Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2024 miratoi Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, me iniciativë të partive proruse dhe proserbe në shumicën qeverisëse, lider i të cilave është kryetari aktual i parlamentit, Andrija Mandiç, çka Zagrebi zyrtar e vlerësoi si provokim. Mali i Zi i ka nisur negociatat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2012. /REL
Furnizuesi më i madh i energjisë në Ukrainë po jeton në nj...
Një përleshje fizike ka ndodhur mes ligjvënëseve në Kongre...
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në ...
Rusia mbetet e vendosur në qëndrimin e saj për arritjen e ...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Europian ...
Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, aj...
Nick Reiner, 32 vjeç, është arrestuar si personi i dyshuar...
Për shumë punëtorë, paga luan një rol të rëndësishëm në pë...
Pas gati gjashtë muajsh hetimesh, ka ardhur kthesa në vras...
Më 16 dhjetor, Ukraina do t'i afrohet sigurimit të kompens...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi ku...
Kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë, Admirali Sir Ri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se një marrëve...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi këtë të hënë nj...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trum...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërth...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi këtë t...
Ukraina goditi një nëndetëse ruse me dronë në Novorossiysk...
Numri i kamboxhianëve të evakuuar nga luftimet e vazhduesh...
Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime të nivelit të l...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...