Për herë të parë pas Brexit/ Mbretëria e Bashkuar ribashkohet me programin Erasmus të BE-së
Të rinjtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë n...

Gjykata Supreme e ka anuluar të mërkurën vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeprokuror të shtetit, duke thënë se shkarkimi i tij ishte i kundërligjshëm.
Në një njoftim për media, gjykata tha se ia ka kthyer lëndën Këshillit për rishqyrtim dhe rivendosje.
“Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe ka anuluar vendimin KPK.nr.1056/2025, të datës 20 nëntor 2025, si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
Kelmendi u shkarkua muajin e kaluar pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar.
Ai i ka mohuar këto pretendime.
Shkarkimi i tij shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin "puç institucional".
Kelmendi u ankua në Supreme pasi Gjykata Themelore nuk ia pranoi ankesën kundër shkarkimit.
Supremja gjeti të mërkurën se vendimi i Këshillit Prokurorial ishte “i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë”.
“Është kontradiktor në vetvete nga fakti se ku mbështetet një vendim i tillë (baza ligjore), dhe kjo krijon pasiguri se si ka mundësi një organ i tillë të merr vendime pa bazë ligjore specifike dhe referuar në dispozita që nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar”, tha Supremja.
Sipas saj, vendimi i Këshillit Prokurorial u mor “në procedurë të pa mbështetur në ligj dhe atë që nga fakti i rendit të ditës, caktimit të njëjtit, ndryshimit të rendit të ditës, votimit, procedimit, përfundimit, rihapjes apo takimit të ri deri te vendimi i atakuar për shkarkim”.
Vendimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kontestuar nga organizatat joqeveritare që vëzhgojnë sistemin e drejtësisë, që kishin argumentuar se ai ishte një vendim i marrë në mungesë kuorumi në mbledhjen e KPK-së dhe se ishte një vendim “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”.
Për vendimin kishte reaguar edhe faktori ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje që të respektoheshin ligjet dhe të ndiqeshin procedurat e duhura ligjore, ndërkaq Zyra e Bashkimit Evropian vlerësoi se shkarkimi i Kelmendit pengon reformat e nevojshme në Këshillin Prokurorial dhe shpërfill parimet e ligjit dhe minon përparimin e shtetit drejt bllokut evropian.
Këshilli Prokurorial mori vendim për shkarkimin e Kelmendit një ditë pasi ai u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra e Reçakut.
Kelmendi në një konferencë për media të mbajtur më 19 nëntor i mohoi raportimet se kishte bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviç, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.
Atëbotë, Marinkoviç punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar".
Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.
Kelmendi e pranoi se ishte paraqitur në Prokurori si dëshmitar. Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviçit.
Deklarimet e tij erdhën pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.
Sipas tij, Marinkoviç ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.
Pretendimet e atëhershme të gjyqtares serbe, Marinkoviç për masakrën e Reçakut, janë në linjë të njëjtë edhe me narrativin e tanishëm që kanë autoritetet serbe për këtë ngjarje.
William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi, duke çuar në çlirimin e vendit dhe pavarësimin e tij vite më vonë. /REL
Të rinjtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë n...
Presidentja e Komisionit Europian ka mbajtur një fjalim në...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka bërë t...
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të...
Bashkimi Europian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkue...
Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza ndaj Nick Rei...
Edhe para se Komisioni Europian të paraqiste propozimet e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen në Bruksel më 18...
Donald Trump ka urdhëruar një bllokadë “të plotë dhe total...
Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar për të shtënat masive...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi ...
Që nga 7 janari, turistët që vizitojnë Shatërvanin e Trevi...
Presidenti amerikan Donald Trump do t’i adresohet kombit m...
Pasi pushuan nga puna qindra mijëra punonjës qeveritarë dh...
Hungaria njoftoi se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare...
Operacioni i së martës përfshinte më shumë se 140 oficerë ...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
Më shumë se 17 milionë njerëz në Afganistan po përballen m...
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të dërguar një letër Pre...
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka urdhëruar një hetim...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...