Prokurorët ngrenë akuza ndaj Nick Reiner për vrasjen e prindërve të tij/ Ja me çfarë dënimi mund të përballet
Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza ndaj Nick Rei...

Bashkimi Europian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara.
Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar "transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. "Bazuar në këto dhe në përputhje me komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t'ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare”, thuhet në letrën e Koopmanit.
Kosova kërkon heqjen e plotë të masave ndëshkuese
Kosova mirëpret hapin e radhës nga ana e BE-së dhe heqjen e plotë të masave, u shpreh zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. "Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, theksoi Bislimi.
Por Bashkimi Europian, siç shkruajnë mediet në Prishtinë, nuk do t'i heqë këtë vit të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Komisioni Europian ka kërkuar nga Kosova t'i paraqesë projektet edhe për përdorimin e fondeve të IPA-s, pra të paraanëtarësimit për periudhën 2026–2027, të cilat gjithsesi duhet të miratohen edhe nga Komisioni Europian e të mbështeten nga vendet anëtare. Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutuan të martën në Bruksel për procesin e zgjerimit, duke miratuar konkluzionet për këtë proces. Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Europian, në pjesën për Kosovën bën thirrje që vendi të përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave. Ndër kërkesat e tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës dhe të ndërpresë kundërshtimin ndaj anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kosova ende pas në procesin e integrimit në BE
Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse për këtë ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022. Për të kërkuar më shumë nga Brukseli për Kosovën, në kryeqendrën europiane ka udhëtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, "në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës europiane të rajonit”.
"Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, thuhet në njoftimin e presidencës. Në agjendën e diskutimeve të Samitit thuhet më tej se "përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat”. Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e emigracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe europiane. Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor është bërë formalitet vitet e fundit. Draft-deklarata e Samitit, një pjesë të së cilës e kanë publikuar mediet në Prishtinë, dokument që duhet të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se "e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”. /DW
Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza ndaj Nick Rei...
Edhe para se Komisioni Europian të paraqiste propozimet e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen në Bruksel më 18...
Donald Trump ka urdhëruar një bllokadë “të plotë dhe total...
Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar për të shtënat masive...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi ...
Që nga 7 janari, turistët që vizitojnë Shatërvanin e Trevi...
Presidenti amerikan Donald Trump do t’i adresohet kombit m...
Pasi pushuan nga puna qindra mijëra punonjës qeveritarë dh...
Hungaria njoftoi se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare...
Operacioni i së martës përfshinte më shumë se 140 oficerë ...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
Më shumë se 17 milionë njerëz në Afganistan po përballen m...
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të dërguar një letër Pre...
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka urdhëruar një hetim...
BBC ka publikuar një raport nga Byroja e Statistikave të P...
Greqia përfundoi këtë javë një shlyerje të parakohshme pre...
Një rast lebre është regjistruar në Kroaci për herë të par...
Me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës p...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...