Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet menjëherë në Shtetet e Bashkuara lidhur me akuzat për spiunazh. Vendimi paraqet një fitore të pjesshme për themeluesin e Wikileaks. Dy gjyqtarët e kësaj gjykate thanë se atij do t’i lejohej një tjetër proces apeli kundër ekstradimit nëse nuk jepeshin garanci nga Shtetet e Bashkuara se ai nuk do të përballet me dënim me vdekje.
Vendimi nënkupton se beteja e tij ligjore, thuajse 10-vjeçare, do të vazhdojë dhe se zoti Assange do të vazhdojë të mbetet në burgun e sigurisë së lartë të Londrës, “Belmarsh”, ku po mbahet prej 5 vjetësh.
Prokurorët amerikanë synojnë që 52-vjeçari Assange të gjykohet për 18 akuza, të mbështetura tek Akti i Spiunazhit, lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete diplomatike dhe të ushtrisë amerikane, në faqen e tij të internetit, Wikileaks.
Në shkurt, avokatët e zotit Assange siguruan të drejtën për të apeluar urdhrin e ekstradimit të miratuar nga qeveria britanike, nën argumentin se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.
Gjykata u ka kërkuar autoriteteve amerikane të japin “garanci të pranueshme” se zoti Assange do të ketë mundësi të mbrohet bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane, që garanton lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe se ndaj tij nuk do të kërkohet dënimi me vdekje.
Nëse nuk jepen këto garanci, atëherë zotit Assange do t’i mundësohej e drejta e apelit. Një seancë tjetër dëgjimore është caktuar të mbahet në 20 maj.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zoti Assange nuk do të përballet me dënim kapital, por gjyqtarët britanikë shprehen në vendimin e së martës se “në garancitë aktuale nuk përjashtohet qartësisht dënimi me vdekje”.
Shtetet e Bashkuara argumentojnë se publikimi i të dhënave nga Wikiliekas vuri në rrezik jetën e agjentëve amerikanë dhe se nuk ka justifikim për këtë vepër penale.
Mbështetësit e zotit Assange e shohin atë si një hero, i cili po hetohet, pavarësisht se është gazetar, pasi zbuloi abuzimet e qeverisë amerikane.
Qeveria amerikane thotë se veprimet e tij shkojnë përtej detyrës së gazetarit dhe ai akuzohet se ka “botuar me vetëdije” emra agjentësh dhe jo pikëpamjet e tij politike.
Prokurorët amerikanë thonë se zoti Assange ndihmoi analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake lidhur me luftërat në Irak e Afganistan.
Avokatët e tij thonë se ai mund të përballet me 175 vjet burg nëse gjendet fajtor, megjithëse autoritetet amerikane kanë thënë se dënimi ka të ngjarë të jetë shumë më i shkurtër se kaq./ VOA
Mediat iraniane kanë raportuar të martën se lideri i grupi...
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, tregoi pak ditë m...
Hulumtimi i ri zbulon pjesët e Evropës me shpejtësinë ...
Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se personat e ...
Një urë në Baltimore, Meryland, është shembur mbi lumin Pa...
Aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka njoftuar se...
Një ngjarje e parprecedentë ka ndodhur në Patisia të A...
Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si...
Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Ha...
Marrëdhëniet mes presidentit Joe Biden dhe kryeministrit B...
Një urë në qytetin Baltimore në SHBA është shembur mbi lum...
Çekia siguron 800.000 copë municion për Ukrainën, krye...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 25 mars se...
Udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, Svyatlana Tsik...
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Gjykata e nivelit të dytë në Nju Jork vendosi sot të shtyj...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anulua...
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar...
Një ligjvënës iranian tha se autoritetet po diskutojnë që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...