Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Qëndrimi ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange është i paligjshëm: Ky është gjykimi i Gjenevës është mbështetje për Julian Assanges, por nuk do t’i sjellë kaq shpejt lirinë, mendon Matthias von Hein.
Tingëllon si një shuplakë me oshëtimë: një organ për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara kritikon drejtësinë britanike dhe suedeze. Gjykimi i Grupit për Burgosjet Arbitrare – i cili pa dyshim është pak i njohur – është i qartë: qëndrimi ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange është i paligjshëm. Atij duhet t’i jepet menjëherë liria. Po ashtu ai duhet të kompensohet për afro 2000 ditë burgim të paligjshëm të. Le t’i kujtojmë edhe një herë faktet: deri tani nuk ka pasur asnjë padi kundër Julian Assange. Drejtësia britanike mbështetet në një urdhër-arresti evropian, i cili lidhet me dëshirën e një prokuroreje suedeze për ta marrë në pyetje Assange në fazën e hetimeve paraprake. Prokurorja suedeze, e cila qe marrë me rastin në Stokholm e kishte mbyllur atë për mungesë faktesh, para se ky rast të rihapej sërish nga një prokurore në Gotenborgun e largët. Sidomos kjo prokurore është zënë ngushtë për shkak grupi i OKB-së për Burgosjet Arbitrare e akuzon se i ka zvarritur hetimet dhe i ka zgjatur ato në mënyrë disproporcionale. Për vite të tëra ajo ka insistuar për ta marrë në pyetje Assange në Suedi dhe ka refuzuar të shkojë për ta marrë në pyetje në Angli. Kjo në një kohë që hetuesit suedezë kanë kryer në të njëjtën periudhë në raste të tjera, më shumë se 40 marrje në pyetje në Angli.
Kryqëzatë kundër whistleblower-it
Po të mos kishte qenë fjala për themeluesin e Wikileaks, ndoshta as drejtësia suedeze as ajo britanike nuk do të zbatonin skenarin absurd të detyruar për “marrjen në pyetje” të Assange. Duket se kemi të bëjmë më pak me sundimin e ligjit se sa me shfrytëzimin e ligjeve për ta bërë me qëllim të heshtë një gazetar investigativ. Mund të supozojmë se autoritetet amerikane kanë ushtruar presionin e duhur në sfond. Sidomos Julian Assange, por dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Wikileaksit kanë bërë armiq të fuqishëm Uashington. Publikimet e Wikileaks kanë zbuluar që nga viti 2010 një anë të pistë të politikës amerikane – veçanërisht në operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Ajo çfarë doli në dritë atëherë, ishte shumë e pakëndshme për klasën politike. Reagimet ishin në përputhje me rrethanat: politikanët dhe ushtria bënë thirrje publikisht në televizionin amerikan për vrasjen e Assange. Për zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, Assange është një “cyber-terrorist”.
Asnjë administratë amerikane nuk ka vepruar ndonjëherë me kaq ashpërsi kundër whistleblower si ajo e Barak Obamës. Dhe madje edhe duke mos vepruar në përputhje me ligjin. Ashtu si në verën e vitit 2013. Kur avioni i Presidenti bolivian Evo Morales i cili ishte duke u kthyer nga Moska për në Bolivi u detyrua të ulet në Vjenë. Arsyeja: kishte dyshime se në bord mund të ishte whistleblower-i i NSA-së Edward Snowden. Në kuadër të veprimeve të tilla shqetësimi i Assange dhe frika ndaj një ekstradimi në SHBA nuk duhet të hidhet poshtë si argument pa bazë. Edhe në qoftë se Anglia dhe Suedia përbetohen me dorë në zemër, se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për ekstradim nga SHBA, fakti është që FBI po heton WikiLeaks-in. Dhe është afërmendsh që urdhër-arrestet apo kërkesat për ekstradim janë tashmë gati në sirtarët e autoriteteve amerikane dhe mund të dërgohen shpejt me faks.
Fitore që nuk sjell liri
Gjykimi i Gjenevës i jep krahë Julian Assanges, por nuk do t’i sjellë kaq shpejt lirinë. Sepse ekspertët e Gjenevës nuk mund të bëjnë më tepër se sa të shtojnë presionin moral. Si Anglia dhe Suedia kanë bërë të qartë sen e ndjejnë veten të detyruar ndaj gjykimit të grupit të punës. Ky është qëndrim mediokër dhe i gabuar. Sepse pavarësisht personit të Assanges një gjë është e qartë, me këtë ato dobësojnë pozitën e tyre në mosmarrëveshjet për të drejtat e njeriut me shtetet e padrejta. Dhe këtë ato e pranojnë edhe pse e dinë këtë gjë./DW
Kryebashkiaku i Brindisit, Mimmo Consales, është arrestuar n...
Mbi 60.000 refugjatë kanë ardhur vetëm këtë vit në Evropë. P...
“Ishte urgjencë seksuale”. Kështu e ka quajtur refugjati ngj...
Një komision i OKB-së u shpreh se themeluesi i WikiLeaks, Ju...
Komisioni Evropian premtoi në konferencën e donatorëve për S...
Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin, ndërs...
Një në tre deputet në Serbi ka ndërruar disa parti politike....
Latino-amerikanët në SHBA kanë votuar vazhdimisht në favor t...
Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një...
Gjatë një interviste për gazetarët, Ministri i Ekonomisë në ...
Kufij të jashtëm, Shengen dhe racizëm – në debatin e refugja...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranoj...
Ka kritika të shumta të qytetarëve gjermanë për politikën e ...
Parlamenti Evropian, miratoi të enjten një rezolutë për Koso...
“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarm...
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ...
Fermerët grekë i japin qeverisë një ultimatum: nëse ajo nuk ...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Greqia është paralizuar sot nga protestat që kanë përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...