Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Mbi 60.000 refugjatë kanë ardhur vetëm këtë vit në Evropë. Por në itinerarin ballkanik ata i pengojnë gjithnjë e më shumë. Një pikë karburanti në Greqi është kthyer në simbol, informon Nemanja Rujevic.
Pika e karburantit Polykastro
Reham Amairy mund të numërojë shumë gjatë, prej kujt ka marrë arratinë javët e fundit: prej milicëve terroristë të Shtetit Islamik, prej grupeve të ndryshme të kryengritësve, prej regjimit sirian. Të gjithë ata janë kundër njerëzve normalë, thotë palestinezja 23 vjeçare, e cila ka mbledhur shumë përvoja si refugjate. Ajo është rritur në Jarmuk, në periferinë jugore të Damaskut, në një kamp palestinez dhe tregon për një natë të tmerrshme në det të hapur, kur barka e vogël e saj desh u gëlltit nga Egjeu. Por tani Rehami përpiqet të shpëtojë nga era e akullt e Ballkanit. ?Gjendja këtu është mizerabël, është tepër ftohtë?, thotë ajo. ?Kemi tri ditë që presim dhe flemë në autobusë?.
Lufta për supën
Këtu ? fjala është për pikën tashmë famëkeqe të karburantit Polykastro, ose më mirë: në afërsi të qytetit të vogël grek, në Autostradën Evropiane 75, rreth 20 km larg kufirit greko-maqedonas. Në zonën e shërbimit autobusët kanë zënë radhën njëri pas tjetrit. Janë mbi 80 të tillë, që është e barabartë me një numër njerëzish prej 4000 refugjatësh. Nga Athina refugjatët i sjellin pa pushim këtu, megjithëse policët maqedonas e bllokojnë herë pas here rrugën.
Qeveria e Shkupit jep herë pas here deklarata, se pse bllokohet kaq shpesh kufiri. Njëherë thuhet se ka një defekt hekurudha në Slloveni. Njëherë protestojnë duke bllokuar rrugën shoferët maqedonas të taksive, sepse refugjatët tani nuk përdorin më taksi por kryesisht autobusë dhe trena, për të kaluar nëpër Maqedoni.
25 vjeçari Jakob ka ardhur nga Lajpcigu, për të ndihmuar këtu në zonën e shërbimit rreth pikës së karburantit. ?Dëgjova se këtu organet shtetërore dhe NGO-të nuk arrijnë të bëjnë shumë punë. Dhe nga ana tjetër doja të shikoja se çfarë ndodh vërtet këtu.? Jakobi në qytetin e tij bën pjesë në të ashtuquajturën skenë të anarkistëve, por tregon duke qeshur se jo të gjithë këtu janë patjetër anarkistë. Nga vetura e tyre e vjetër, ndihmësa si ai nga Hollanda, Zvicra dhe Zelanda e Re dhurojnë supë të gatuar vetë, në filxhanë plastikë. Qindra refugjatë qendrojnë të disiplinuar në radhë. Ndihmësve iu desh të harxhonin shumë nerva dhe kohë, deri sa pronarja e pikës së karburantit lejoi që refugjatët të furnizohen me gjellë të ngrohta në territorin e saj. Me shpejtësi ajo nga ana e saj punësoi ndihmës të shumtë, të cilët përpiqen të plotësojnë kërkesat e refugjatëve, për suvlaki me mish pule dhe për ëmbëlsira.
Rutina
Biznesi me refugjatët
Jashtë janë ndezur dhjetëra zjarre për t?u ngrohur, të cilat fëmijët e entuziuazmuar i ushqejnë pa pushim me degë. Djemtë luajnë futboll dhe volejboll, disa kërkojnë të mbrohen nga era e akullt në vendet e bagazhit të autobusëve. Dy burra shtrojnë një batanije dhe heqin këpucët, për t?u falur. Itinerari ballkanik mëson se krijohet shpejt një rutinë, kudo ku refugjatët mbërrijnë me mijëra vetë.
Por ?shumë nga këta njerëz nuk e dinë se nuk do të lejohen të kalojnë në kufi, po nuk qenë sirianë, irakianë apo afganë,? thotë ndihmësi Jakob. Të tjerët shihen si migrantë ekonomikë. Veç kësaj, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Austria sipas informacioneve ranë dakord të mërkurën në Shkup që të lejojnë të kalojnë vetëm ?refugjatë me dokumenta udhëtimi të vlefshme?. Mbeti e paqartë nëse kjo i përjashton të gjithë ata që nuk kanë më pasaportë.
Reham Amairy ka një pasaportë siriane, dhe dëshirën e hekurt, që të shkojë në Hamburg, ku ka shkuar më parë i vëllai. Në Hamburg ajo dëshiron të studiojë letërsi angleze. Ose të bëhet infermiere. Edhe këtë e përfytyron./DW/
“Ishte urgjencë seksuale”. Kështu e ka quajtur refugjati ngj...
Një komision i OKB-së u shpreh se themeluesi i WikiLeaks, Ju...
Komisioni Evropian premtoi në konferencën e donatorëve për S...
Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin, ndërs...
Një në tre deputet në Serbi ka ndërruar disa parti politike....
Latino-amerikanët në SHBA kanë votuar vazhdimisht në favor t...
Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një...
Gjatë një interviste për gazetarët, Ministri i Ekonomisë në ...
Kufij të jashtëm, Shengen dhe racizëm – në debatin e refugja...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranoj...
Ka kritika të shumta të qytetarëve gjermanë për politikën e ...
Parlamenti Evropian, miratoi të enjten një rezolutë për Koso...
“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarm...
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ...
Fermerët grekë i japin qeverisë një ultimatum: nëse ajo nuk ...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Greqia është paralizuar sot nga protestat që kanë përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka m...
Sipas një studimi për terrorizmin ndërkombëtar, më shumë se ...
Al-Kaida ka publikuar një artikull duke pretenduar të tregoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...