Clinton, Sanders para zgjedhjeve në Nju Hempshër
Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një...
Latino-amerikanët në SHBA kanë votuar vazhdimisht në favor të kandidatëve demokratë në zgjedhjet e kaluara presidenciale dhe diferenca e votës së tyre mund të përcaktojë presidentin e 45-të të vendit. Shumë latinë janë distancuar për shkak të pjesës më të madhe të retorikës së fushatës republikane, por ka ndër ta që bien dakort të paktën me një pjesë të mesazhit të partisë republikane.
Herminio Mendoza krijon grafika dhe shenja udhëzuese në magazinën e tij në Nju Xhersi.
Ai është pronar i një biznesi të vogël, me origjinë nga Republika Domenikane dhe një republikan i vetëshpallur që do të votojë në zgjedhjet presidenciale për herë të dytë. Ai thotë se ky vit duhet të jetë për krijimin e vendeve të punës dhe se beson që partia republikane i ofron mundësi për të rritur biznesin e tij, ndërsa demokratët ofrojnë shtetin social dhe strehimin publik.
?Japin strehim, por jo punë. Si do paguash qeranë? Mund të kesh 100 shtëpi, por si do i paguash? Nuk funksionon kështu. Të duhet një punë, arsim dhe një profesion.?
Votuesi për herë të parë, 24-vjeçari Christian Martinez, është dakort. Por, në dallim nga zoti Mendoza që mbështet guvernatorin Chris Christie, ai mbështet biznesmenin Donald Trump.
Ai pranon që zoti Trump mund të ngjajë anti-latin; ai i ka quajtur emigrantët meksikanë ?përdhunues?, dhe sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, si dhe deportimin e 11 milionë emigrantëve pa dokumenta. Por, zoti Martinez vë në dukje se Donald Trump ka mbështetur diversitetin.
?Ka nga të gjitha racat që punojnë për të; nga të gjitha etnitë. Megjithëse ai fiton prej kësaj, ai gjithashtu ofron vende pune për njerëzit.?
Për ironi, zoti Martinez ka vuajtur personalisht prej politikës së emigracionit. Babai i tij pa dokumenta, i ardhur nga El Salvadori, është deportuar. Ai thotë se nuk është dakort me zotin Trump për disa aspekte të emigracionit, por mendon se zoti Trump ka në zemër interesat më të mira të vendit.
?Më ka dëmtuar kjo gjë, por në njëfarë mënyre më ka bërë më të fortë. Ka standarte të dyfishta për çdo gjë dhe mendoj se kush është këtu, duhet të qëndrojë dhe se duhet të kufizohet numri i të ardhurve të rinj, për shkak të terrorizmit.?
Daniel Altschuler bashkëpunon me komunitetet latine dhe të emigrantëve për çështje të ekonomisë dhe drejtësisë racore. Ai thotë se latinët që mbështesin zotin Trump, janë të paktë dhe se retorika e hidhur e republikanëve për emigracionin, në fakt ka mobilizuar më shumë njerëz të regjistrohen për votime në komunitetet latine dhe të emigrantëve.
?Në vitin 2012, retorika për ?vetëlargim? nga Mitt Romney ishte dëmtuese për elektoratin latin. Ndërsa retorika e tanishme e kandidatëve republikanë është edhe shumë më e ashpër.?
Megjithëse demokratët vazhdojnë të gëzojnë mbështetje të lartë të elektoratit latin, niveli i pjesëmarrjes në votime vazhdon të mbetet shqetësim. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, 48% e votuesve hispanikë votuan në vitin 2012, pra 16% më pak se votuesit e bardhë jo-hispanikë./VOA
Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një...
Gjatë një interviste për gazetarët, Ministri i Ekonomisë në ...
Kufij të jashtëm, Shengen dhe racizëm – në debatin e refugja...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranoj...
Ka kritika të shumta të qytetarëve gjermanë për politikën e ...
Parlamenti Evropian, miratoi të enjten një rezolutë për Koso...
“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarm...
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ...
Fermerët grekë i japin qeverisë një ultimatum: nëse ajo nuk ...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Greqia është paralizuar sot nga protestat që kanë përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka m...
Sipas një studimi për terrorizmin ndërkombëtar, më shumë se ...
Al-Kaida ka publikuar një artikull duke pretenduar të tregoj...
Eshtë ylli polar i filozofisë kontinentale. Gjurmon udhën e ...
Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në nj...
Duke i dhënë një afat pesëditor qeverisë të anulojë projektl...
Nga Guntram B. WolffPresidenti i Komisionit Evropian, Zhan K...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të martën se instituc...
Autoritetet në Afganistan thanë të martën se sulmet ajrore t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...