“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange do të mësojë të hënën nëse ai do të ekstradohet nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat e spiunazhit mbi botimin e dokumenteve sekrete ushtarake amerikane.
Gjykatësja Vanessa Baraitser pritet të japë vendimin e saj në gjykatën e Londrës në orën 10 të ditës së hënë. Nëse ajo e miraton kërkesën, atëherë sekretarja e brendshme e Britanisë, Priti Patel, do të marrë vendimin përfundimtar.
Pala humbëse pritet të apelojë, gjë që mund të çojë në vite të mëtejshme betejash ligjore.
Sidoqoftë, ekziston një mundësi që forca të jashtme mund të hyjnë në lojë që mund t’i japin fund menjëherë sagës prej mbi një dekade.
Stella Moris, partnerja e zotit Assange dhe nëna e dy djemve të tij, i ka bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump përmes Twitter-it për t’i dhënë falje Assange-it përpara se të largohet nga detyra më 20 janar.
Dhe edhe nëse Presidenti Trump nuk e bën këtë, ka spekulime se pasardhësi i tij, Joe Biden, mund të ketë një përqasje më të butë ndaj procesit të ekstradimit të Assange-it.
Prokurorët amerikanë ngritën ndaj 49-vjeçarit Assange 17 akuza spiunazhi dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuteri që mbartin një dënim maksimal prej 175 vitesh burgim.
Juristët që veprojnë në emër të qeverisë amerikane thanë në argumentet e tyre përfundimtare pas seancës katër-javore në vjeshtë se ekipi i mbrojtjes i Assange-it kishte ngritur çështje që nuk ishin as të rëndësishme as të pranueshme.
“Në mënyrë të vazhdueshme, mbrojtja i kërkon kësaj gjykate të bëjë konkluzione, ose të veprojë sipas kërkesës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fajtorë për tortura, krime lufte, vrasje, shkelje të ligjit diplomatik dhe ndërkombëtar dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ‘një shtet pa ligje’, ” thanë ata. “Këto deklarata jo vetëm që nuk janë të drejta në këto procedime, por nuk duhet të ishin bërë kurrë”.
Ekipi i mbrojtjes i Assange-it pretendon se ai duhet të gëzojë mbrojtjen e Amendamentit të Parë për botimin e dokumenteve që ekspozuan shkelje të ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan dhe se kërkesa e Shteteve të Bashkuara për ekstradim ishte e motivuar politikisht.
Në argumentet e tyre përmbyllëse me shkrim, ekipi ligjor i Assange-it akuzoi Shtetet e Bashkuara për një ndjekje penale “të jashtëzakonshme, të paprecedent dhe të politizuar” që përbën “një mohim flagrant të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes dhe përbën një kërcënim themelor për lirinë e shtypit në të gjithë botën?.
Avokatët e mbrojtjes gjithashtu thanë se Assange vuante nga probleme të gjera të shëndetit mendor, përfshirë tendencat vetëvrasëse, të cilat mund të përkeqësohen nëse ai vendoset në kushte të pavolitshme burgimi në Shtetet e Bashkuara.
Ata thanë se shëndeti i tij mendor u përkeqësua ndërsa ai përfitoi azil brenda ambasadës ekuadoriane në Londër për vite me radhë dhe se ai ishte diagnostikuar me një çrregullim të spektrit të autizmit. Assange theu lirinë me kusht në 2012 kur kërkoi azil në ambasadë, ku qëndroi për shtatë vjet para se të dëbohej dhe arrestohej. Ai është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që nga prilli i vitit 2019.
Ekipi i tij ligjor argumentoi se Assange, nëse ekstradohet, ka të ngjarë të përballet me izolim që do ta vinte atë në një rrezik të shtuar të vetëvrasjes. Ata thanë se nëse ai do të dënohej më pas, ai ndoshta do të dërgohej në burgun famëkeq ADX Supermax në Colorado, ku ndodhen gjithashtu terroristi Ted Kaczynski dhe baroni meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.
Juristët e qeverisë amerikane argumentuan se gjendja mendore e Assange-it “nuk është aq e rëndë sa të përjashtojë ekstradimin”.
Assange ka tërhequr mbështetjen e figurave të profilit të lartë, përfshirë artistin disident kinez Ai Weiwei dhe aktoren Pamela Anderson.
Daniel Ellsberg, informatori i mirënjohur amerikan, gjithashtu doli në mbështetje, duke i thënë seancës se ata kishin “mendime shumë të krahasueshme politike”.
89-vjeçari, i vlerësuar gjerësisht për ndihmën për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit përmes nxjerrjes së Dokumenteve të Pentagonit në 1971, tha se publiku amerikan “duhej urgjentisht të dinte se çfarë po bëhej rregullisht në emrin e tyre, dhe (se) nuk ishte asnjë mënyrë tjetër që ata ta mësonin këtë përveç zbulimit të paautorizuar (të informacionit)”.
Ka ngjashmëri të qartë midis Assange-it dhe Ellsberg-ut, të cilët zbuluan mbi 7’000 faqe dokumentesh të klasifikuara në shtyp, duke përfshirë në gazetat The New York Times dhe Washington Post. Zoti Ellsberg më pas u gjykua për 12 akuza në lidhje me shkelje të Ligjit për Spiunazhin, të cilat ndëshkoheshim me deri në 115 vjet burg. Akuzat u hodhën poshtë në 1973 për shkak të sjelljes së papërshtatshme të qeverisë ndaj tij.
Assange dhe ekipi i tij ligjor shpresojnë që zhvillimet në Shtetet e Bashkuara t?i japin fund kalvarit të tij nëse gjykatësi miraton kërkesën e ekstradimit të Shteteve të Bashkuara./ VOA
Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar liderin e dyshuar të ...
Irani tha të shtunën se ka në plan të rrisë shkallën e pasur...
Një makinë bombë shpërtheu në një treg perimesh në qytetin v...
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realiz...
Sot në Kosovë janë regjistruar 229 raste të reja me Covid, d...
Greqia ka shtrënguar masat kufizuese, menjëherë pas Vitit të...
Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai ...
Kancelarja ia kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e saj për...
Ndikimi i balotazheve për dy vende në Senat është i mirënjoh...
Në mbarë globin numri i infektuarve me koronavirus arriti në...
Fillimviti i 2021 ak nisur me të shtëna armësh në Itali, ku ...
Nuk mund ta mendojë aq lehtë mendja njerëzore, atë çfarë ndo...
Viti i Ri ka trokitur në Greqi. Këtë vit ndryshe nga vitet e...
Presidenti Donald Trump kthehet sot në Uashington, një ditë ...
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u r...
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 184 raste ...
Viti i ri ka trokitur zyrtarisht edhe në Australi ku u prit ...
Viti i ri 2021 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...