Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ndikimi i balotazheve për dy vende në Senat është i mirënjohur: këto dy gara do të vendosin cila parti do të kontrollojë Senatin. Por rrethanat dhe momenti kur zhvillohen garat më 5 janar i bëjnë këtë zgjedhje më të komplikuara. Një nga dy garat e Xhorxhias është e radhës, për zgjedhjen e një senatori të ri, siç ndodh çdo gjashtë vjet. Tjetra është në kuadër të zgjedhjeve speciale, për mbarimin e një mandati ekzistues.
Balotazhet zhvillohen vetëm pak ditë pasi mblidhet Kongresi i ri të dhe 15 ditë para se të bëjë betimin presidencial Joe Bideni, duke i ndërlikuar më tej gjërat. Kjo nënkupton se republikanët do të kenë shumicën prej 51 vendesh në Kongresin e ri, duke i dhënë mundësi Senatorit Mitch McConnell të hapë sesionin e Senatit të ri si kreu i shumicës republikane. Kjo garë, për disa arsye, është shumë e rëndësishme:
Klima Politike
Kongresi i ri zgjidhet çdo dy vjet. Zgjedhjet e nëntorit u siguruan republikanëve të paktën 50 vende në Senat për Kongresin e 117-të, i cili mblidhet për herë të parë në janar. Demokratët siguruan 48 vende në Senat. Ende nuk dihet si do të ndahen vendet e Xhorxhias në Senat. Senatorët David Perdue dhe Kelly Loeffler, të dy republikanë, do të konkurrojnë përballë demokratëve, Jon Ossoff dhe Raphael Warnock.
Nëse republikanët fitojnë të paktën një nga garat për Senat, ata do të kenë nën kontroll Senatin për Kongresin e ardhshëm (me kusht që të mos ketë ndryshime të papritura). Demokratëve u nevojitet fitore në të dyja garat, në mënyrë që Senati të ndahet 50-50 mes dy partive. Në kushte kur votat për një propozim legjislativ ndahen barabar, atëherë Nënpresidentja e ardhshme, Kamala Harris do të hidhte votën vendimtare. Një teknikalitet që bie në sy është se republikania Loeffler do të jetë senatore në fillimet e Kongresit të ri, por jo zoti Perdue. Kjo u jep avantazh republikanëve me 51-48 vende deri kur të bëjnë betimin fituesit e balotazhit të pritshëm.
Dy Senatorë, Dy mandate të ndryshme
Të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve janë në garë çdo dy vjet, por në Senat anëtarët kanë një mandat gjashtë vjeçar. Senatorët zëvendësohen pjesërisht në zgjedhjet për Kongres që zhvillohen çdo dy vjet. Zoti Perdue u zgjodh në 2014. Ai filloi mandatin në janar 2015 dhe e përfundon kur të mbarojë Kongresit aktual. Kjo ndodh para se zoti Perdue të shkojë në balotazh. Kjo nënkuton që ai nuk do të jetë pjesë e Kongresit të ri, deri kur të zyrtarizohet rezultati i balotazhit të 5 janarit.
Nga ana tjetër, zonja Loeffler u emërua senatore për të zëvendësuar Senatorin republikan Johnny Isakson, i cili dha dorëheqjen nga mandati i tij që vazhdonte deri në janar 2023. Ajo konkurron tani përballë demokratit Warnock për kohën që mbetet në këtë mandat. Por ajo do të jetë senatore deri kur të bëjë betimin fituesi i balotazhit të 5 janarit, pra vendi i saj nuk do të mbetet bosh.
Data dhe Vendime Kyçe
Kongresi i ri mblidhet më 3 janar dhe zonja Loeffler do të jetë pjesë e tij.
Ky Kongres do të ratifikojë më 6 janar zgjedhjen e demokratëve Biden dhe Harris si dyshja fituese e zgjedhjeve presidenciale, por rezultati i balotazhit të Xhorxhias nuk do të jetë zyrtarizuar brenda kësaj date. Pritet që dy balotazhet të jenë gara shumë të forta, duke pasur parasysh që zoti Biden fitoi me një diferencë prej vetëm 12,000 nga 5 milionë vota në Xhorxhia. Duke pasur parasysh një numër të madh votash në mungesë, numërimi mund të vazhdojë për disa ditë, ashtu siç ndodhi për zgjedhjet presidenciale. Po ashtu, zyrtarët presin deri më 8 janar për vota nga personeli ushtarak me shërbim jashtë vendit si dhe votat e pranuara me kusht që kërkojnë konfirmimin e të drejtës së personit për të votuar në këtë shtet.
Komunat në Xhorxhia kanë afat deri më 15 janar për të çertifikuar rezultatin. Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger ka afat deri më 22 janar, dy ditë pas inaugurimit të zotit Biden si president, për të certifikuar rezultatin në shkallë shteti. Zyra e zotit Raffensperger thekson se ligji nuk i kërkon atij të presë aq gjatë nëse çdo gjë duket në rregull, por duke pasur parasysh si rodhën ngjarjet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, mund të ketë padi ligjore apo tentativa nga zyrtarët në të 159 komunat e Xhorxhias për të kërkuar shfrytëzimin e plotë të kohës.
Senatorët e Rinj
Zyra e Sekretarit të Shtetit konfirmoi se kandidatët që dalin fitues nga dy balotazhet nuk do të bëhen zyrtarisht senatorë deri kur Senati të marrë ?një certifikatë të rregullt, zyrtare për ekzekutimin e zgjedhjeve nga Xhorxhia? dhe fituesit të bëjnë betimin. Ligji shtetëror në Xhorxhia specifikon se guvernatori duhet të nxjerrë certifikatën për zgjedhjet ?menjëherë? sapo të ketë marrë tabulatet e certifikuara për numrin e votave nga zoti Raffensperger. Zëdhënësi i guvernatorit Kemp, Cody Hall theksoi se eprori i tij ?do të respektojë ligjin? ashtu siç bëri kur çertifikoi fitoren e zotit Biden në zgjedhjet presidenciale, megjithëse Presidenti Trump dhe aletët e tij këmbëngulnin se zoti Kemp mund të bllokonte ose të rrëzonte rezultatin. Paditë gjyqësore ose rinumërimet nuk mund të rrëzojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Përse Këto Balotazhe Kanë Rëndësi
Në terma reale, këto balotazhe diktojnë më shumë sa kufizime do të kenë demokratët në realizimin e axhendës së tyre, sesa çfarë mund të bëjnë republikanët. Zoti McConnell e ka përkufizuar punën e tij nëse bëhet kryetar i shumicës në Senat me dy objektiva: konfirmimin e gjykatësve dhe bllokimin e axhendës së demokratëve.
Nëse demokratët do të kishin siguruar kontrollin e Senatit që me zgjedhjet e nëntorit, do të kishin filluar punën për axhendën e tyre legjislative që me 3 janar dhe me shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve mund të kishin filluar të hidhnin në votë disa nga nismat e presidentit të ardhshëm Biden. Ata mund të kishin hapur seanca dëgjimore për kandidatët e emëruar për kabinetin e presidentit të ardhshëm, duke mundësuar kofirmim të shpejtë të emërimeve të tyre pas inaugurimit të presidentit të ri. Ata mund të kishin zgjidhur sfida ndaj rregulloreve të operimit në Kongres, para ardhjes së zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Për momentin, demokratët shpresojnë që të dy kandidatët e tyre, Ossoff dhe Warnock të fitojnë që ata të sigurojnë një avantazh të vonuar që mund të materializohet ndoshta nga data 23 janar. Por edhe një skenar i tillë do të rezultonte pas betejash të pritshme ligjore dhe pasi zoti McConnell të jetë të paktën edhe për disa javë kreu i shumicës në Senat duke vazhduar të diktojë termat e tij në Kapitol./ VOA
Në mbarë globin numri i infektuarve me koronavirus arriti në...
Fillimviti i 2021 ak nisur me të shtëna armësh në Itali, ku ...
Nuk mund ta mendojë aq lehtë mendja njerëzore, atë çfarë ndo...
Viti i Ri ka trokitur në Greqi. Këtë vit ndryshe nga vitet e...
Presidenti Donald Trump kthehet sot në Uashington, një ditë ...
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u r...
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 184 raste ...
Viti i ri ka trokitur zyrtarisht edhe në Australi ku u prit ...
Viti i ri 2021 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin...
Qindra refugjatë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme u lanë ...
Qeveria amerikane mund të zgjerojë numrin e vendeve, udhëtar...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se...
Viti 2020 në Kosovë, sikurse edhe në gjithë botën, ishte si ...
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që krye...
Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ...
Gjermania ka regjistrua 1 129 vdekje nga koronavirusi në 24 ...
Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen ka ...
Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...