Bota ndahet nga një vit i vështirë/ Pret vitin e ri me shpresë
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Presidenti Donald Trump kthehet sot në Uashington, një ditë më herët nga planifikimi, ndërsa vazhdon betejën e tij me Kongresin mbi projektligjin për mbrojtjen, pagesat në formë çeqesh për amerikanët si dhe një përpjekje për të përmbysur fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit.
Zoti Trump fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë në një festë me rastin e Vitit të Ri në vendpushimin e tij Mar-a-Lago të Floridës.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë ndryshim, por kjo përkon me synimin e Kongresit për të anashkaluar një veto të presidentit ndaj një projektligji të rëndësishëm mbi mbrojtjen, me kërkesën e tij për të rritur stimulin financiar për amerikanët si dhe me një rritje të tensioneve me Iranin.
Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, duket se i dha një goditje përfundimtare të mërkurën kërkesës së zotit Trump për të rritur ndihmën direkte për amerikanët lidhur me pandeminë, duke refuzuar të caktojë një votim të shpejtë për të rritur ndihmën për amerikanët nga 600 në 2 mijë dollarë.
Zoti Trump po ushtron presion ndaj republikanëve me një seri postimesh në twitter gjatë ditëve të fundit. Ai ka sulmuar udhëheqësit republikanë duke i cilësuar si të dobët, për faktin që ata nuk dëshirojnë ta rrisin shumën e ndihmës në formën e çeqeve stimuluese.
Republikanët në Kongres e kanë mbështetur kryesisht zotin Trump gjatë katër viteve të trazuara të mandatit të tij, por presidenti është zemëruar që ata nuk i kanë mbështetur plotësisht pretendimet e tij për manipulim në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Tensionet mes republikanëve janë përkeqësuar nga një përplasje e dytë lidhur me një përpjekje të Kongresit për të anashkaluar veton e zotit Trump ndaj projektligjit mbi mbrojtjen.
Senati i kontrolluar nga republikanët votoi 80 me 12 të mërkurën për të filluar debatin mbi këtë çështje, me një tjetër votim procedural të premten. Nëse do të jetë e suksesshme, përpjekja do të çonte në anashkalimin e një vetoje të vendosur nga Presidenti Trump.
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët votoi të hënën për të përmbysur veton e zotit Trump kundër projektligjit të mbrojtjes.
Ndërkohë tensionet SHBA-Iran kanë patur një rritje të shpejtë.
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif akuzoi të enjten Uashingtonin se po përpiqet të sajojë një pretekst për të sulmuar vendin e tij. Ai tha se Teherani do të mbrohet edhe pse nuk kërkon luftë.
Dy bombardues amerikanë B-52 fluturuan mbi Lindjen e Mesme të mërkurën në atë që zyrtarët amerikanë thanë se ishte një mesazh për vetpërmbatje ndaj Iranit, përpara përvjetorit të parë të një sulmi me dron nga amerikanët gjatë të cilit u vra gjenerali i lartë iranian Qassem Soleimani, më 3 janar 2019./VOA
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Pas Zelandës së Re, Australia përshëndeti Vitin e Ri 2021, m...
Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u r...
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 184 raste ...
Viti i ri ka trokitur zyrtarisht edhe në Australi ku u prit ...
Viti i ri 2021 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin...
Qindra refugjatë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme u lanë ...
Qeveria amerikane mund të zgjerojë numrin e vendeve, udhëtar...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se...
Viti 2020 në Kosovë, sikurse edhe në gjithë botën, ishte si ...
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që krye...
Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ...
Gjermania ka regjistrua 1 129 vdekje nga koronavirusi në 24 ...
Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen ka ...
Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka k...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të martë...
Maqedonia e Veriut, tani e një javë, po shënon rënie të numr...
Pas Kroacisë edhe Italia është goditur këtë të martë nga një...
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konf...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...