Irani thotë se s’është i detyruar të respektojë “kufizimet” për programin e tij bërthamor
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufi...

Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i trupave të vdekur të arrijë në 135, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, Izraeli duhet të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve për çdo trup të pajetë të izraelitëve që i dorëzon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Të premten, Hamasi dorëzoi trupin e një tjetër pengu izraelit.
Që nga nisja e armëpushimit, Hamasi ka dorëzuar trupat e nëntë pengjeve izraelite dhe një të një studenti nepalez.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se disa nga trupat që u kthyen të shtunën kishin shenja të “abuzimit, rrahjeve dhe prangosjes”.
Kjo ministri kishte bërë pretendime të ngjashme edhe kur kishte pranuar më herët trupa të palestinezëve.
Ushtria izraelite i ka cilësuar këto pretendime si “propagandë të rremë të Hamasit”.
“Për më tepër, të gjithë trupat e dorëzuar janë të luftëtarëve brenda Rripit të Gazës”, tha më herët ushtria izraelite.
Më 13 tetor, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla izraelite dhe nisi të dorëzojë edhe trupat e pengjeve të vrara. Në këmbim, po atë ditë Izraeli liroi afër 2.000 palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite.
Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi në Gazë është pjesë e fazës së parë të planit 20 pikësh të prezantuar nga presidenti Trump për paqe në enklavën palestineze.
Më 14 tetor, Trump tha se faza e dytë e planit të tij ka nisur. Plani për paqe parasheh çarmatosjen e Hamasit – kërkesë që Izraeli e kishte parashtruar paraprakisht, por ishte refuzuar nga grupi radikal palestinez.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë.
Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe 2 milionë banorët e territorit po përballen me krizë të thellë humanitare./REL
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufi...
Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) është bërë in...
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien ...
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Hungarinë në ...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sot se ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ësh...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Sht...
Indeksi i Pasaportave Henley ka renditur pasaportat më të ...
Qeveria gjermane thuhet se është gati të miratojë shit...
Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian...
Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka plagosur me...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëp...
John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë k...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Rusia duhet t'i paguajë Gjeorgjisë më shumë se 253 milionë...
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...
Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme...
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...