Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, dënohet me dy muaj burgim
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien ...

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Europian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova.
Sipas njoftimit, ky institucion këshillëdhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar në 2023.
“Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti.
Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate. Megjithatë, atëbotë Kosova nuk u përfshi, pasi është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Më 2024, ky komitet pranoi si anëtare Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun europian.
Nga ky komitet ishte thënë se nisma shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE.
Pavarësisht se Kosova nuk ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, sipas një përgjigjeje që ky komitet i ka dërguar Kohës, u vendos që “të hapet faza e dytë e kësaj nisme edhe për Kosovën si kandidate potenciale për anëtarësim”.
EESC-ja është pjesë integrale e BE-së. Ky komitet është themeluar më 1957 në bazë të Traktatit të Romës dhe synon të këshillojë vendimmarrësit e BE-së për t’u siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në mbarë kontinentin europian kanë zë sa i përket zhvillimit të Europës.
Organizatat e shoqërisë civile që bëhen pjesë e komitetit veprojnë si ndërmjetës mes vendimmarrësve dhe publikut.
“Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikëbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së”, thuhet në ueb-faqen e komitetit.
Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC. Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, e të tjerë.
Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Europian.
Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi antidron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.
Burime pranë drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për "News 24" se ky sistem do të vendoset në paraburgimin "313" në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.
Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të çmontojë banda të rrezikshme kriminale.
Sistemi antidron do të vendoset dhe në Burget e sigurisë së lartë në Peqin, Drenovë, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sistemi antidron u pa si një masë e rëndësishme e sigurisë në burgje, pasi pavarësisht se vendet e vuajtjes së dënimit monitorohen nga kamera sigurie sërish kjo sipas ekspertëve nuk mjafton për të identifikuar dronet, sidomos në distanca të mëdha.
Implementimi i këtyre sistemeve do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje. Gjithashtu, kjo teknologji do të rrisë aftësinë e institucioneve për të reaguar shpejt dhe efektivisht ndaj kërcënimeve potenciale, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e standardeve të sigurisë së IEVP-ve.
Referuar dokumentave, tenderi me vlerë totale 2.3 mln euro, është fituar nga “Albascan” me administrator Elton Jorgjis. Në garë ishin 4 kompani, por tre prej tyre u përjashtuan pasi rezultoi se nuk kishin kryer pune të ngjashme./ Rel
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien ...
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Hungarinë në ...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sot se ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ësh...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Sht...
Indeksi i Pasaportave Henley ka renditur pasaportat më të ...
Qeveria gjermane thuhet se është gati të miratojë shit...
Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian...
Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka plagosur me...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëp...
John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë k...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Rusia duhet t'i paguajë Gjeorgjisë më shumë se 253 milionë...
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...
Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme...
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ...
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të e...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...