Kryeministri i Norvegjisë: Europa duhet të blejë më shumë armatime së bashku
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store deklaroi se Eu...

Përfaqësuesit e lartë të kristian-demokratëve konservatorë dhe social-demokratëve në Gjermani filluan sot bisedimet paraprake për krijimin e një koalicioni qeverisës. Por këto dy parti, me dallime të thella ideologjike dhe politike, që janë zotuar se nuk do të qeverisin me partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, i pret një proces i ndërlikuar negociatash për të hartuar një program qeverisës që do të ringjallte ekonominë.
Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive.
Vështirësitë mund të shtohen duke patur parasysh stilin e ashpër të zotit Merz, që tashmë është kritikuar nga partnerët e tij të mundshëm.
“Të dyja palët duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Duhet të flasim dhe të lëvizim përpara. Nuk dua të flas për tema të veçanta para bisedimeve. Besimi duhet të jetë shtylla kryesore. Na duhet të nxjerrim mësime nga qeveria aktuale që dështoi. Konfliktet e përhershme jo vetëm dëmtojnë ata që janë të përfshirë, por dëmtojnë edhe demokracinë. Na duhet vullneti për të punuar bashkë. Nuk duhet të përqendrohemi në përfitimet partiake, por në zgjidhjen e problemeve të mëdha, për ta çuar ekonominë përpara, që t’u japim njerëzve siguri ekonomike dhe sociale”, deklaroi zyrtarja social-demokrate, Manuela Schwesig.
Një koalicion ndërmjet partive konservatore dhe social-demokratëve, të cilët dolën të tretën në zgjedhje është mundësia e vetme për të formuar qeverinë nëse të gjitha partitë i qëndrojnë besnike zotimit për të mos qeverisur me partinë Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje. Kjo parti mori përkrahjen më të madhe për një parti të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani që prej Luftës së Dytë Botërore.
Bisedimet që po mbahen sot përfshijnë zyrtarë të lartë të të dy partive dhe ato mund të çojnë në diskutime të tjera me grupe punuese për çështje të ndryshme politike, për të hartuar një plan të detajuar për agjendën legjislative të katër viteve të ardhshme.
Gjatë fushatës, blloku konservator u përqendrua në heqjen e rregullave ekonomike dhe premtimin për të kufizuar imigracionin. Social-demokratët, pjesë e të cilëve është kryeministri në detyrë Olaf Scholz, duan rritje të pagës minimale dhe e kundërshtojnë vizionin e zotit Merz për një kontroll më të rreptë të kufijve./ VOA
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store deklaroi se Eu...
Sheshi Sintagma i Athinës është përfshirë nga flakët, pasi...
Kanë nisur sot në Egjipt bisedimet për fazën e dytë të arm...
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, po va...
Transporti ajror, detar dhe hekurudhor janë ndaluar dhe pr...
Presidenti amerikan Donald Trump e nisi takimin me kryemin...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Shtëpin...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari konservat...
Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presid...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet nesër...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, njoftoi se...
Udhëzimet audio të zbuluara nga koordinatorët grekë të shp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ai po plani...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arrestimit ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numëri...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për veprime...
Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) ...
Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katë...
Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesm...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...