Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia tani dëshiron të aneksojë urgjentisht territoret e pushtuara të Ukrainës jugore dhe lindore. Votimet e bashkimit do të zhvillohen njëkohësisht në rajonet Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia gjatë ditëve 23-27 shtator. Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi në një fjalim të mërkurën se Moska do t'i njihte rezultatet.
Presidenti Putin, gjatë fjalimit të tij më 21 shtator 2022
Ashtu si me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, Rusia dëshiron të duket e papërfshirë. Ishin politikanët vendas ukrainas, të emëruar dhe të mbështetur ushtarakisht nga Moska, ata që shpallën të ashtuquajturat "referendume". Ashtu si në rastin e Krimesë tetë vjet më parë, votimi u afrua në kohë. Më parë ishte përmendur si e mundur data 4 nëntor. Në Ukrainë, referendumet rajonale janë të ndaluara. Nuk do të ketë vëzhgim të pavarur të zgjedhjeve - si në Krime.
Votim nën shoqërimin e policisë
Kaq sa për paralelet - por ato që mbizotërojnë janë dallimet. Donjecku dhe Luhansku janë republika separatiste që kanë qenë de facto nën kontrollin rus që nga viti 2014 dhe janë njohur si shtete të pavarura nga Putini pak para pushtimit të shkurtit. Rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias, nga ana tjetër, u pushtuan pothuajse tërësisht ose pjesërisht nga Rusia vetëm në fillim të pushtimit. Luftimet vazhdojnë edhe sot në këto katër rajone. Një pseudoreferendum ishte planifikuar gjithashtu në zonat në lindje të Kharkiv, të pushtuara deri pak ditë më parë. Suksesi i kundërsulmimit të Ukrainës me sa duket e parandaloi këtë.
Sipas mediave ruse, në këto vota do të kishte dallime rajonale. Në Donjeck dhe Luhansk, në tryezë është vetëm një pyetje: bashkimi me Federatën Ruse "po" ose "jo". Në Kherson dhe Zaporizhia duhen bërë tri pyetje, të cilave mund t'u përgjigjemi vetëm me "po" ose "jo" së bashku: Braktiseni Ukrainën, krijoni një shtet të pavarur dhe bashkohuni me Rusinë. Votimi do të bëhet gjithashtu në vetë Rusinë, ku qindra mijëra ukrainas janë strehuar që nga viti 2014. Një numër i madh prej tyre, disa milionë, megjithatë janë strehuar në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Kievi.
Votim elektronik nuk ofrohet. Në rajonin e Zaporizhias, ekipet e lëvizshme zgjedhore të shoqëruara nga policia duhet të shkojnë derë më derë, tha të martën shefi i administratës së emëruar nga Rusia, Yevgeny Balitsky në një intervistë me transmetuesin publik rus Rossiya-24.
Qëllimet e Rusisë për pseudoreferendumet
Pasi të zyrtarizohet bashkimi, luftëtarët e Donjeckut dhe Luhanskut duhet të integrohen në ushtrinë ruse. Plani i Moskës është i ndryshëm për Kherson-in dhe Zaporizhian: atje do të rekrutohen vullnetarë. Bashkimi me territoret e reja do t'i jepte Rusisë mundësinë për të përdorur "të gjitha forcat e saj vetëmbrojtëse", shkroi ish-presidenti Dmitri Medvedev në kanalin e tij në "Telegram". Shumë vëzhgues e interpretuan këtë si një kërcënim me armë bërthamore. Megjithatë, këtë verë ndodhi një sulm ukrainas në një aeroport ushtarak rus në Krimenë e aneksuar, pa shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Rusia.
Politologu rus Dmitry Oreschkin beson në një intervistë për "DW" se plani fillestar i Rusisë për një votim në dukje të rregullt është hedhur poshtë. Sipas tij, ky votim "gjatë luftës, kur ka ikur gati gjysma e popullsisë”, nuk është serioz.
Sondazhi 2019: Nuk ka shumicë në Donbas për bashkim
Nuk ka të dhëna të besueshme për atmosferën aktuale në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Në një sondazh të porositur nga Qendra për Studime të Europës Lindore dhe Botërore (ZOiS) në Berlin, më pak se gjysma e banorëve të rajoneve separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut votuan në vitin 2019 në favor të një lidhjeje me Rusinë - rreth 45 për qind në total. Mbështetësit e një statuti të autonomisë janë afërsisht 27 për qind. Në atë kohë, 54 për qind e të pyeturve në këto dy rajone kërkuan kthimin tek Ukraina./DW
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestru...
Nisma e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të kriju...
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbaj...
Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushti...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Industria e riciklimit të plastikës në Turqi është kri...
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov menjëherë pasi pë...
“Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të ...
Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hak...
Garda Revolucionare e Iranit u bëri thirrje të enjten ...
Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga...
Ka pasur beteja të vazhdueshme midis policisë iraniane dhe...
Rusia ka filluar zbatimin e planeve për të thirrur rezervi...
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Italinë ...
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thënë në Nju Jork se ...
Shumë rusë kanë rezervuar me nguti bileta njëdrejtimëshe p...
Në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica” i cili ishte i ...
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedon...
Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...