Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
“SHBA-ja mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media më 18 mars.
Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës.
“Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz. Pas pushtimit [rus] të Ukrainës, u bë e qartë sesa e rëndësishme është NATO-ja. Mali i Zi kontribuon si një partner i mirë, prandaj mund të pritet që të bëhet anëtari i ri i BE-së”, tha ai.
Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës.
“Kemi parë shifrat e këtij raporti, por këto shifra i përkasin së shkuarës”. Qeveria e Spajiqit është formuar katër muaj më parë.
Spajiq tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë.
“Investitorët e shohin se nëse ju jeni anëtar të NATO-s, ju jeni më i besueshëm dhe siguria fizike është e rëndësishme. Kur jeni anëtar i NATO-s ju ofrohet siguri. Ky është përfitim nga anëtarësimit”.
Duke sqaruar deklaratën e tij dhënë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë kur ai tha se “gjëja më e rëndësishme tani për Malin e Zi, është që të mbështesë gjithçka që po bën kryeministri”, Escobar tha se ai u referua mbështetjes së asaj që Spajiq po bën për ta afruar shtetin e tij me BE-në.
“Unë nuk mbështes individualisht kryeministrin në atë që ai bën në politikën e brendshme, por në atë që bën për ta bërë Malin e Zi anëtarin më të ri të tregut të përbashkët evropian”, tha Escobar.
Duke komentuar mundësinë që partitë e ish-koalicionit pro-rus të Frontit Demokratik të hyjnë në Qeveri, Escobar tha se SHBA-ja kurrë nuk ka komentuar mbi raportet mes kryeministrit dhe partnerëve të tjerë politikë.
Por, ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë se si partitë në Malin e Zi e pozicionojnë veten sipas vlerave të komunitetit euroatlantik”.
“Në këtë periudhë, tre anëtarë [autoritete në Mal të Zi] ndihmojnë në stabilitetin rajonal dhe një prej tyre nuk është aq konstruktive dhe bën deklarata për Kosovën dhe shkakton turbulenca. Ka po ashtu një ndikim që shqetëson Bosnje e Hercegovinën, që nuk ndihmon në përpjekjet e shtetet për BE dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon retorikën e disa partive”, tha Escobar. Në të kaluarën, Escobar ka shprehur shqetësim lidhur me atë nëse Fronti Demokratik, që tashmë i ofron mbështetje parlamentare Qeverisë së Spajiqit, do të hynte në Qeverinë e Malit të Zi.
Në intervistën që Escobar dha për REL-in më 15 mars u pyet nëse SHBA-ja do të rishqyrtojë marrëdhënien me Malin e Zi, nëse ish-koalicioni i Frontit Demokratik i bashkohet Qeverisë, zyrtari amerikan tha se është shumë herët të flitet për këtë çështje.
Në Qeverinë e Spajiqit, përveç ministrave nga partia e tij, Lëvizja Evropa Tani, ka edhe anëtarë nga Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe parti shqiptare.
Partitë e ish-koalicionit të Frontit Demokratik në Parlament i kanë dhënë mbështetje Qeverisë, si dhe Partia Demokratike Popullore. Dy udhëheqësit e këtyre partive kanë thënë se do të hyjnë në Qeveri në fund të vitit dhe kanë kërkuar që riformatimi i ekzekutivit të bëhet brenda muajsh. Pritet që këto dy parti të marrin katër poste ministrore, postin e zëvendëspresidentit, dhe katër ambasadorë: në Moskë, Beograd, Pekin dhe Athinë./ Rel
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit ...
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...