Raundi i ri i negociatave/ Ja kur do të nisin bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës
Një raund i ri negociatash që përfshin delegacionet ukrain...

Kaos, të shtëna me armë dhe qytetarë të tmerruar që vrapojnë për t'u fshehur janë skenat si të dala nga një film që po zhvillohen në Meksikë ditën e sotme. Trazirat shpërthyen pas eleminimit nga ushtria të Nemesio Oseguera Ruben Cervantes, i njohur si "El Mencho". Ai ishte udhëheqësi i kartelit më të fuqishëm të drogës, Jalisco Nueva Generación (CJNG).
Lajmi shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të dhunshme, me incidente të shumta, bllokime rrugësh dhe kaos në aeroportin ndërkombëtar të Guadalajarës. Sipas mediave meksikane, “El Mencho” u vra në një operacion të forcave të armatosura në Jalisco, një fortesë e kartelit që ai drejtonte. CJNG konsiderohet si një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe të dhunshme në nivel ndërkombëtar, me aktivitet të gjerë në trafikimin e kokainës, fentanilit dhe drogave të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Vrasja e "El Mencho" shkaktoi mobilizim të menjëhershëm nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kartelit. Në disa zona, kryesisht në shtetet e Jalisco dhe Guanajuato, u regjistruan sulme, djegie automjetesh dhe bllokada në rrugët kryesore. Kamionë dhe autobusë të djegur u përdorën për të bllokuar rrugët, ndërsa ndodhën përleshje me forcat e sigurisë. Situata në Aeroportin Ndërkombëtar të Guadalajarës ishte jashtë kontrollit.


Raportet për të shtëna me armë zjarri në afërsi të objektit shkaktuan evakuimin e terminaleve dhe pezullimin e operacioneve. Udhëtarët e tmerruar u detyruan të largoheshin nga zonat e pritjes në kërkim të strehimit të sigurt. Kaos kishte edhe në aeroportin e Puerto Vallarta-s, ku pasagjerët u evakuuan nga sallat e pritjes, nga frika e një përshkallëzimi të dhunës. Autoritetet kanë rritur praninë e tyre në vende strategjike, duke u përpjekur të rivendosin kontrollin.


Nemesio Oseguera Rubén Cervantes ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar në botë. Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim për kapjen e tij, me një shpërblim që tejkalonte 15 milionë dollarë. Nën udhëheqjen e tij, CJNG është zhvilluar në një nga organizatat kriminale më agresive dhe me rritje të shpejtë në Meksikë, me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe përfshirje në konflikte të përgjakshme me kartele rivale dhe forca shtetërore. Meksika mbetet në gatishmëri të lartë, me autoritetet që përpiqen të parandalojnë destabilizim të mëtejshëm. /CNA
Një raund i ri negociatash që përfshin delegacionet ukrain...
Eshtrat e shenjtorit mbrojtës të Italisë, Shën Françeskut ...
Njeriu më i kërkuar i Meksikës dhe kreu i kartelit të frik...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, njoftoi të mar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim...
Hungaria do ta bllokojë paketën e ardhshme të sanksioneve ...
Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikues...
Ndërsa shënohen 4 vjet nga nisja e luftës, Papa Leo ka bër...
Është zbardhur identiteti i të riut që u qëllua për vdekjë...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetr...
CDU ka zhvilluar për dy ditë rreth konferencën federale të...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetri...
Të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosë...
Kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në janar se ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi të shtunën, për...
Së paku pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tje...
Sistemi gjyqësor i Venezuelës vendosi për lirimin e 379 të...
Një djalë dy vjeçar ka ndërruar jetë sot në Napoli të Ital...
Pas tërheqjes nga Konventa e Otavës Polonia dëshiron ta mb...
Pavarësisht negociatave mes SHBA-së dhe Iranit shqetësimi ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...