Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat/ BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikues...

Hungaria do ta bllokojë paketën e ardhshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë, tha ministri i Jashtëm hungarez të dielën.
Hungaria është duke bërë përpjekje ta shtyjë Ukrainën ta rifillojë rrjedhën e naftës ruse përmes një tubacioni që furnizon rafineritë hungareze.
Dërgesat e naftës ruse për në Hungari dhe Sllovaki përmes tubacionit Druzhba u ndërprenë më 27 janari, kur Kievi tha se një sulm me dronë rusë goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore.
Sllovakia dhe Hungaria thonë se është Ukraina përgjegjëse për ndërprerjen e gjatë të furnizimit.
BE-ja është duke e përgatitur paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Derisa bisedimet po vazhdojnë, shumë vende anëtare dëshirojnë që paketa të miratohet në kohë për përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të martën.
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme nesër, BE-ja synon ta miratojë paketën e 20-të të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë”, tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në platformën X.
"Derisa Ukraina ta lejojë kalimin e naftës për Hungarinë dhe Sllovakinë përmes tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë që vendimet e rëndësishme për Kievin të ecin përpara", shtoi Szijjarto në postim.
Thellimi i mosmarrëveshjeve
Kjo çështje ka shkaktuar një nga mosmarrëveshjet më të ashpra midis Ukrainës dhe fqinjëve të saj, Hungarisë dhe Sllovakisë.
Të dy vendet janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, por liderët e tyre kanë sfiduar njëzëshmërinë kryesisht proukrainase në Evropë për të krijuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën.
Të premten, Szijjarto tha se Hungaria do të bllokojë një hua 90 miliardë euro të BE-së për Ukrainën për të financuar mbrojtjen kundër Rusisë deri në çastin kur rifillojnë dërgesat e naftës përmes Druzhba.
BE-ja duhet të ndryshojë ligjin e buxhetit për t’ia lëshuar huan Kievit – një hap që kërkon mbështetje unanime.
Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu kanë kërcënuar se do ta ndalojnë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën për shkak të kësaj çështjeje.
Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi të shtunën ato që i përshkroi si “ultimatume dhe shantazhe” nga qeveritë hungareze dhe sllovake. /REL
Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikues...
Ndërsa shënohen 4 vjet nga nisja e luftës, Papa Leo ka bër...
Është zbardhur identiteti i të riut që u qëllua për vdekjë...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetr...
CDU ka zhvilluar për dy ditë rreth konferencën federale të...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetri...
Të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosë...
Kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në janar se ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi të shtunën, për...
Së paku pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tje...
Sistemi gjyqësor i Venezuelës vendosi për lirimin e 379 të...
Një djalë dy vjeçar ka ndërruar jetë sot në Napoli të Ital...
Pas tërheqjes nga Konventa e Otavës Polonia dëshiron ta mb...
Pavarësisht negociatave mes SHBA-së dhe Iranit shqetësimi ...
Bazilika gjigante Sagrada Familia në Barcelonë, kisha më e...
Forcat amerikane kanë kryer sulm ajror ndaj një motoskafi ...
Qeveria po shqyrton futjen e një legjislacioni për heqjen ...
Disa ndërtesa në Paris, përfshirë Kullën Montparnasse dhe ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryed...
Komisioni Evropian po pret që Kosova ta njoftojë zyrtarish...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...