
Shkelën Kodin Zgjedhor/ KQZ kërkesë KAS: Gjobit 3 kryebashkiakë të PS dhe 7 zyrtarë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga Komisi...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga Komisi...
Në të merrnin pjesë drejtues të bizneseve aziatike, politikanë, profesorë dhe akademikë. Lista zyrtare nuk përfshinte personalitetet e mëdha, dhe nuk dihej emri i të gjithë të pranishmërive. Në datat 19-20 nëntor në kryeqytetin e Japonisë Tokio, u mblodh në një sallë hoteli jo shumë larg zyrës së kryeministrit vendas Komisioni Tripalësh, një organizatë enigmatike e cila që nga viti 1973, ka mbledhur herë pas here personalitete të shquara për të diskutuar dhe propozuar zgjidhje për disa nga problemet më komplekse të botës.
I themeluar gati 50 vjet më parë nga Dejvid Rokfeler, Komisioni e përshkruan veten si një organizatë me rëndësi ku mund të “lindin idetë dhe për të formuar marrëdhënie ndërmjet sektorëve dhe gjeografive”, por edhe si përfaqësuese e “një grupi vendesh, të cilat ndajnë vlera të përbashkëta dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, ekonomive dhe shoqërive të hapura si dhe parimeve demokratike”.
Komisioni Trepalësh u krijua gjatë Luftës së Ftohtë me synim udhëheqjen e partneritetit “trepalësh” të sigurisë SHBA-Japoni-Europë. Edhe sot diskutimet dhe ndikimi i supozuar që ushtron, janë ende objekt i shumë spekulimeve. Struktura drejtuese e Komisionit përfshin tri zonat gjeografike nga vijnë anëtarët.
Së pari, ekziston një grup i Amerikës së Veriut, që përfaqëson Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën, së dyti një grup evropian, dhe së treti një grup i Azi-Paqësorit, që përfshin Japoninë, Korenë e Jugut, anëtarët e ASEAN-it, Australinë, Kinën, Indinë dhe Zelandën e Re.
Secili grup ka kryesinë dhe figurat e saj e tij të shquara. Udhëheqja është kolegjiale, ndërsa tri kryesitë rajonale mbështeten nga një Komitet Ekzekutiv. Takimi i këtij viti, i cili u zhvillua në Japoni, është i pari që nga fillimi i pandemisë.
Edhe pse çështjet dhe zgjidhjet e propozuara kanë një rëndësi të madhe - qoftë edhe sepse ato vijnë nga personalitete të shquara - pjesëmarrja e herëpashershme në takim është vetëm me ftesë, aq sa disa media i referohen Komisionit Trepalësh si një një lloj organizate sekrete. Për herë të parë në 50 vjet, punimet e komisionit, të gjitha seancat, ishin të hapura vetëm për 3 gazetarë nga Nikkei, Asia, të cilët mundën të merrnin pjesë në takimin e Grupit të Azisë Paqësorit, me kushtin që të mos përmendnin me emër pjesëmarrësit.
Në përgjithësi, çdo kandidat i ri për t’u bërë pjesë e Komisionin shqyrtohet me kujdes përpara se të pranohet. Ndër emrat e ndryshëm, të cilët kanë marrë pjesë vazhdimisht në punimet e kaluara, përmendim Sekretarin Amerikan të Shtetit Entoni Blinken, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, kryeministren daneze Mete Frederiksen dhe Ministrin e Jashtëm të Indisë Subrahmanjam Jaishankar.
Është pikërisht kjo lloj “porte rrotulluese” midis komisionit dhe niveleve të larta të politikës ndërkombëtare, ajo që nxit edhe teoricienët e konspiracionit të spekulojnë mbi synimet e kësaj organizate. Gjithsesi, nga takimi i fundit në Japoni dolën informacione, që të paktën pjesërisht, mund të ndikojnë mbi të ardhmen e afërt të planetit tonë.
Midis pjesëmarrësve në takim ishte një politikan i ri japonez, i konsideruar si kryeministri i mundshëm i ardhshëm i vendit, ish-zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe madje një i afërm i familjes perandorake japoneze.
Gazetarët e “Nikkei Review” vunë re një përçarje, ndryshime pikëpamjesh, të cilat mund të bëhen gjithnjë e më e dukshme midis Azisë dhe “krahëve” të tjerë të organizatës (Amerika dhe Europa). “Ne besojmë se politika e SHBA-së ndaj Azisë, dhe sidomos ndaj Kinës, ka qenë mendjengushtë dhe jo dinamike. Ne duam që amerikanët të njohin perspektivat e ndryshme aziatike”- tha Masahisa Ikeda, anëtar i komitetit ekzekutiv të Komisionit Trepalësh dhe drejtor i ardhshëm i grupit të Azi-Paqësorit.
Thënë ndryshe, pa kontributin e Azisë ekziston rreziku që Shtetet e Bashkuara mund ta çojnë botën në një përplasjeje të rrezikshme. “Ne duhet të përfshijmë në dialog edhe Kinën. Në rast se do i detyrojmë vendet të zgjedhin njërën palë, vendet e Azisë Juglindore do të zgjedhin Kinën. Prandaj nuk duhet që ato të detyrohen të zgjedhin”- tha një tjetër anëtar i pranishëm në takim, sërish sipas asaj që u rindërtua nga gazetarët e “Nikkei Review”.
Ideja e dikurshme e Uashingtonit se duke përfshirë Kinën në institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë, që në një rast të tillë do të dukej më shumë si kombet perëndimore, ka “vdekur” dhe është “varrosur tashmë.
Përpjekja e fundit, e konsideruar si e pasuksesshme, u bë nga administrata e Barak Obamës.
Së pari Donald Trump dhe më pas Xho Bajden kanë adoptuar qasje shumë të ndryshme. Në strategjinë e saj të parë mbi sigurinë kombëtare, të publikuar në tetor, administrata Bajden nuk përdori terma elegantë për ta përcaktuar Kinën si “rivalen e vetme, që synon të ndryshojë si rendin ndërkombëtar aktual, po ashtu edhe atë ekonomik, diplomatik, ushtarak dhe teknologjik, në mënyrë që të ketë sukses”.
Megjithatë, ideja për ta përfshirë më shumë Kinën në këtë platformë dialogu nuk ka vdekur brenda Komisionit Trepalësh, veçanërisht midis anëtarëve të Grupit të Azi-Paqësorit. “Kur përleshen 2 elefantë, shkelen milingonat. Kur dy elefantë luftojnë për jetë e vdekje, ne të gjithë do të jemi të vdekur. Dhe pyetja është: Për çfarë?- theksuan të pranishmit, duke iu referuar rivalitetit aktual mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas takimit të Tokios, elitat aziatike janë nervoze që bota po shkon në drejtimin e gabuar, gjë që do të përfshinte si përshkallëzimin e konkurrencës Kinë-SHBA, po ashtu edhe shkëputjen ekonomike të Pekinit nga partneritetet aktuale.
Korrespondentët e “Nikkei Review” thanë se problemi, sipas shumë pjesëmarrësve, qëndron tek prirja e SHBA-së për të eksportuar ideologjinë e saj duke krijuar një lojë të rrezikshme me shumën zero. “Ne duhet të zhvillojmë një strategji të qëndrueshme për t’i bindur dhe angazhuar me ne vendet që mendojnë ndryshe”- vunë në dukje akademikët aziatikë.
Një pjesëmarrës nga India foli për nevojën që komuniteti ndërkombëtar t’i përshtatet peshës në rritje të Azisë në skenën globale: “Shumica e institucioneve globale, pra qendra e gravitetit ka qenë gjithmonë në Perëndim. Kjo duhet të ndryshojë. Roli qendror duhet të zhvendoset në Azi-Paqësor, dhe Kina mund të shmanget nga skena”.
Nga pikëpamja ekonomike, qeveria amerikane i ka inkurajuar kompanitë e saj të “kthehen në shtëpi” ose të investojnë në vendet aleate apo mike. Një ekonomist koreano-jugor ka vënë në dukje se Seuli do të duhet të zgjedhë në mënyrë të pashmangshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Dhe kjo do të jetë e vërtetë për shumë qeveri të tjera. Prandaj, Azia do të vazhdojë të mbështesë globalizimin, duke përqafuar një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga Perëndimi. Prandaj, ideja e së ardhmes është asimetrike. Dhe kjo nuk do të thotë se mund të çojë në një luftë.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të mena...
Një burrë me veshje ushtarake, me një kapelë “fantomë” në ...
Udhëheqësi shpirtëror dhe politik i Iranit ka lavdëruar pë...
Bota siç ishte para luftës në Ukrainë - kjo është ajo që d...
Dy ligjvënës republikanë, partia e të cilëve merr në j...
Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Uk...
Sam Bankman-Fried i vjen keq për grindjen që mund t'i ...
Protestat në Kinë kundër masave të rrepta të qeverisë ...
Pas lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka t...
Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamen...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin...
Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim...
Eleonora Sirabella, 31 vjeç, ishte një shitëse në një dyqa...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të ...
Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshm...
Kancelari Olaf Scholz theksoi se Gjermania ka nevojë për r...
Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Lëkundjet...
Ndërsa vendet në mbarë botën po përpiqen të ulin nivel...
Më shumë se tre vjet pasi një zjarr shkatërrues dogji ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të kontrabandë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara ...
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...