SHBA: Shitje rekord në internet, pavarësisht inflacionit të lartë
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 milia...

Më shumë se tre vjet pasi një zjarr shkatërrues dogji pjesë të Katedrales Notre Dame në Paris, është duke u zhvilluar rindërtimi i saj dhe për këtë po ndihmojnë organizata nga Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian njofton.
Më 15 prill 2019, një zjarr shkatërrues dëmtoi seriozisht Katedralen Notre Dame në Paris, ikonë e arkitekturës gotike që daton në shekullin e 12-të.
Zjarri shembi majën e katedrales, shkatërroi pjesën më të madhe të çatisë së saj dhe dëmtoi rëndë muret e sipërme.
Por bota po ndihmon në rindërtimin e kryeveprës, duke përfshirë studentët e arkitekturës nga Universiteti Katolik Amerikan në Uashington.
Në vitin 2021, një kurs universitar u përqendrua në ndërtimin e një kopjeje të një strukture të Katedrales së Parisit.
“Notre-Dame është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së arkitekturës, dhe kur dëgjova që po ofronin një kurs gjatë verës, ku mund të punoja për të, padyshim që doja të përfshihesha. Nuk njoh askënd që nuk do të donte të merrte këtë klasë dhe të punonte për diçka të tillë të rëndësishme. Sidomos pas zjarrit dhe asaj që ndodhi. Është një mundësi që vjen një herë në jetë, kështu që nuk doja ta humbisja!”, thotë Jack Antony, student i Universitetit Katolik Amerikan.
Profesoresha e arkitekturës Tonya Ohnstad dhe studentët e saj studiuan projekte nga arkitektë francezë që rindërtonin katedralen.
Më pas ata ndërtuan një strukturë për të mbajtur çatinë e katedrales. Edhe pse nuk do të jetë pjesë e katedrales së rinovuar, krijimi i saj i ndihmoi studentët të kuptojnë se si u ndërtua Notre Dame.
"Është një ikonë botërore - nuk ka dyshim se njerëzit e duan këtë ndërtesë, pavarësisht se nga vjen - është një vend i trashëgimisë botërore, një vend i shenjtë, një vend i bukur!" thotë Tonya Ohnstad.
Profesorja Ohnstad dhe disa nga studentët e saj shpresojnë të shkojnë në Paris në verë për të marrë pjesë personalisht në rindërtimin e katedrales.
Universiteti po dërgon gjithashtu lis të bardhë - një dru i vlefshëm i nevojshëm për rindërtimin - në Francë.
“Materiali që ne do të përdorim në Francë vjen nga pylli i quajtur Constitution Grove. Është një nga pyjet më të vjetër në SHBA, është i veçantë, dhe duhet leje nga qeveria për të marrë pemë të rrëzuara prej aty, dhe ne e morëm. Dhe ato duhet të priten në një kohë të caktuar - zakonisht nga fundi i vjeshtës deri në dimër".
Qytetarët amerikanë gjithashtu kanë dhuruar fonde për rindërtimin e katedrales.
Shoqata e Trashëgimisë Franceze, një organizatë jofitimprurëse amerikane, ka grumbulluar mbi 2.5 milionë dollarë për këtë përpjekje.
"Një person dha si arsye faktin se gjyshi i tij ishte atje gjatë çlirimit të Parisit, dhe kështu për të, kjo kishte një rëndësi shumë personale", thotë Jennifer Herlein, anëtare e shoqatës.
Autoritetet franceze përgjegjëse për procesin e rindërtimit thonë se kanë grumbulluar më shumë se 860 milionë dollarë që do të kushtojë rindërtimi i Notre Dame-it.
Ata presin të rihapin katedralen në vitin 2024./ VOA
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 milia...
Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, s...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka ndërruar jetë pap...
Në rajonin e Napolit, 12 persona janë zhdukur dhe 8 pe...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar...
Me gjithë problemet politike mes Kosovës dhe Serbisë q...
Kremlini ka marrë një vendim radikal për zgjidhjen e probl...
Qeveria gjermane planifikon të ulë pengesat për natyra...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, thotë se gjasht...
Furtuna e fundit midis Parisit dhe Berlinit duket se k...
Zyrtarët ukrainas po kundërshtojnë presionin në rritje...
Gjermania dhe Franca, më 25 nëntor, nënshkruan deklara...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetor...
Guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, m...
Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, për...
Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, ...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë g...
Presidenti Ilham Aliyev tha të premten se Azerbajxhani...
Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...