
Lufta kundër Viktor Orban-it është një luftë për demokracinë e Europës
Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshm...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të heqë kokat bërthamore nga arsenali i saj i vjetruar i raketave bërthamore, dhe po i përdor këto të fundit për të goditur Ukrainën, tha sot ministria britanike e mbrojtjes. Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë dhe Lituanisë zhvilluan një takim sot në Kiev me homologun e tyre urkainas, Denys Shmyhal. Miliona ukrainas vazhdojnë të jenë pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në "Twitter" duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.
Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes. Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara. Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.
Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë së vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.
Ndërkohë, presidenti Volodimir Zelenski të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura "qendra të pathyeshme" ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.
Në një fjalim në mbrëmje, zoti Zelenski tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.
"Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim", tha ai, duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.
"Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut", shtoi ai.
Presidenti Zelenski gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.
Këto kritika janë të pazakonta pasi zoti Zelenski është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.
Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit./VOA
Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshm...
Kancelari Olaf Scholz theksoi se Gjermania ka nevojë për r...
Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Lëkundjet...
Ndërsa vendet në mbarë botën po përpiqen të ulin nivel...
Më shumë se tre vjet pasi një zjarr shkatërrues dogji ...
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 milia...
Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, s...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka ndërruar jetë pap...
Në rajonin e Napolit, 12 persona janë zhdukur dhe 8 pe...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar...
Me gjithë problemet politike mes Kosovës dhe Serbisë q...
Kremlini ka marrë një vendim radikal për zgjidhjen e probl...
Qeveria gjermane planifikon të ulë pengesat për natyra...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, thotë se gjasht...
Furtuna e fundit midis Parisit dhe Berlinit duket se k...
Zyrtarët ukrainas po kundërshtojnë presionin në rritje...
Gjermania dhe Franca, më 25 nëntor, nënshkruan deklara...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetor...
Guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, m...
Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, për...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...