
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se rajoni i Lindjes së Mesme po përballet me kërcënimin real të një konflikti në shkallë të gjerë.
Këto paralajmërime ai i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të dielën, mbledhje në të cilën Izraeli dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin se po kërcënojnë paqen në Lindjen e Mesme dhe se secili prej tyre i bëri thirrje këtij institucioni që të vendosë sanksione ndaj palës tjetër.
“Lindja e Mesme është në prag. Populli i rajonit po përballet me kërcënimin real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha që të shtensionohet situata”, tha Guterres në mbledhjen e thirrur pas sulmeve me raketa dhe dronë që kreu Irani ndaj Izraelit.
Guterres bëri thirrje për përmbajtje, duke theksuar se “as rajoni e as bota, nuk mund të përballojnë më shumë luftë”.
Por, Izraeli dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin për destabilizimin e situatës në rajon.
“Maskat po bien. Irani, sponsori numër një i terrorit në botë, e ka treguar fytyrën e vërtetë si një destabilizues i rajonit dhe botës”, tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan.
“Maskat po bien dhe duhet të vishen dorezat”, tha ai, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që “të ndërmarrë veprime”.

Erdan i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të shpallë Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe “të vendosen të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Iranit para se të jetë shumë vonë”.
Në veçanti ai kërkoi që të aktivizohej një mekanizëm që do t’u mundësonte shteteve që nënshkruan marrëveshjen bërthamore me Iranin më 2015 – nga e cila Shtetet e Bashkuara u larguan më 2018 – të rivendosin sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit.
“Ne kemi një përgjegjësi kolektive si anëtarë të Këshillit të Sigurimit që të sigurohemi që Irani të respektojë rezolutat e Këshillit dhe të ndalë shkeljet e Kartës”, tha zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.
Ai shtoi se në ditët në vijim, SHBA-ja do të “eksplorojë masa shtesë për të mbajtur përgjegjës Iranin”.
Të shtunën në mbrëmje, Irani nisi një sulm direkt ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit, duke lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa.
Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat u shkatërruan nga Irani dhe shtetet e tjera, përfshirë SHBA-në, Jordaninë dhe Britaninë.
Irani tha se sulmi u krye në kundërpërgjigje të sulmit vdekjeprurës ajror ndaj Konsullatës së Teheranit në Damask të Sirisë më 1 prill.
Për këtë sulm, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare përfshirë dy gjeneralë, Irani ka fajësuar Izraelin.
Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, insistoi se Republika Islamike po “ushtron të drejtën e saj të qenësishme të vetëmbrojtjes”.
“Këshilli i Sigurimit ka dështuar në detyrën e tij që të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Iravani.
Prandaj, Teherani “nuk kishte zgjidhje”, pos të përgjigjej, tha ai, duke shtuar se shteti i tij “nuk kërkon përshkallëzim apo luftë”, por do të përgjigjet ndaj çdo “kërcënimi apo agresioni”.
Në fjalën e tij, ai po ashtu hodhi akuza në drejtim të Izraelit.
“Është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësinë e tij dhe të trajtojë kërcënimin real ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha Iravani.

Sipas tij, Këshilli “duhet të marrë masa urgjente dhe ndëshkuese për të detyruar këtë regjim që të ndalojë gjenocidin ndaj popullit të Gazës”.
Rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit po ndodh në kohën kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë ka hyrë në muajin e shtatë.
Lufta nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Që nga revolucioni në Iran më 1979, Teherani e ka konsideruar Izraelin si armik dhe ka bërë thirrje për shkatërrimin e tij.
Deri më tani, Teherani ishte përmbajtur nga një sulm direkt ndaj Izraelit, por dy shtetet janë konfrontuar me njëri-tjetrin përmes palëve të treta./ REL
Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukr...
Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithsh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryemin...
Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmë...
Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidencial...
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit kanë përfunduar. Kështu rapo...
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael,...
Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka fo...
Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izr...
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave...
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konf...
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...