“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në Gazë, duke u përqendruar më shumë tek operacionet që kanë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe infrastrukturën e tij, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Duke folur në një konferencë shtypi të fundvitit, zoti Blinken tha se sapo të ndodhë ky ndryshim, dëmet ndaj popullatës civile duhet të ulen ndjeshëm. Ai ripërsëriti thirrjen që Izraeli t'i kushtojë vëmendje detyrimeve për të minimizuar viktimat civile ndërsa vazhdon të ndjekë objektivin për të shkatërruar Hamasin.
"Është e qartë se konflikti duhet të kalojë në një fazë me intensitet më të ulët", u tha zoti Blinken gazetarëve. “Ne presim të shohim dhe duam të shohim një zhvendosje drejt operacioneve më të fokusuara, me një numër më të vogël forcash, që janë realisht të përqendruara tek udhëheqësit e Hamasit, ndaj rrjetit të tij të tuneleve dhe disa aspekteve të tjera kritike”, tha ai.
"Ndërsa një gjë e tillë ndodh, mendoj se do të shihni dhe ulje të ndjeshme të dëmit të shkaktuar ndaj civilëve”.
Izraeli është përballur me trysni në rritje nga aleatët e tij perëndimorë për të frenuar sulmin ushtarak në Gazë, i cili ka shkatërruar pjesën më të madhe të rajonit me një popullatë të dendur. Operacionet nisën si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, gjatë të cilit grupi militant vrau 1200 persona si dhe mori peng rreth 240 të tjerë.
Uashingtoni, aleati më i afërt i Izraelit, ka kërkuar publikisht gjatë javës së kaluar që ky vend të ulë intensitetin e operacionit zvogëlojë gjithëpërfshirës në një fushatë që ka në shënjestër udhëheqësit e Hamasit si dhe t'i japë fund atyre që Presidenti amerikan Joe Biden, i quajti "bombardime pa dallim".
“Ne vazhdojmë të besojmë se Izraeli nuk ka nevojë të zgjedhë mes eliminimit të rrezikut që paraqet Hamasi dhe minimizimit të numrit të civilëve në Gazë”, tha zoti Blinken. "Ai ka një detyrim t'i bëjë të dyja dhe ka një interes strategjik t'i bëjë të dyja".
Por ai shtoi se ishte gjithashtu i befasuar nga ajo që ai e cilësoi si mungesë e kërkesave nga vendet e tjera që Hamasi të dorëzojë armët dhe të dorëzohet dhe ai bëri thirrje për trysni ndaj grupit për të ndërmarrë këto hapa e për t'i dhënë fund luftës.
"Ne dëgjojmë shumë vende që kërkojnë t'i jepet fund konfliktit, një gjë që e duam të gjithë, por praktikisht nuk dëgjoj asnjë t’i kërkojë Hamasit, që të mos vazhdojë të fshihet pas popullatës civilëve, të hedhë armët, e të dorëzohet", tha ai.
"Lufta do të përfundonte që nesër nëse Hamasi e bën një gjë të tillë", tha zoti Blinken./ VOA
Familja e Liridona Ademajt i është drejtuar më një kër...
Ish-pronari i klubit të futbollit anglez Chelsea, mili...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Një 26-vj...
Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ...
Si përfundoi një i ri i lindur 2000 vjet më parë pranë...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi dje që zoti Donald...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ës...
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë në një konfe...
Një studim zbuloi se karotat ofrojnë një efekt antikan...
Shumica e grave që mbeten shtatzënë kanë të vjella në ...
Qeveria irlandeze do të ngrejë një çështje ligjore kun...
Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një skemë pilot për t...
Një sondazh i fundit i kryer nga "SchengenVisaInfo.com" do...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropi...
Nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shpresoi se R...
Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se...
Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka para...
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpë...
Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...