“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi dje që zoti Donald Trump nuk ka të drejtë të mbajë detyrën e Presidentit dhe emri i tij nuk mund të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet paraprake të këtij shteti për shkak të rolit të tij në trazirat e Kapitolit në vitin 2021. Vendimi pritet të apelohet nga avokatët e zotit Trump në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.
Gjykata më e lartë e shtetit të Kolorados mori të martën një vendim historik mbi rolin e ish presidentit në nxitjen e dhunës gjatë sulmit ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e tij në 6 janar të vitit 2021.

Vendimi i trupit gjykues, 4 me 3 u bazua në një dispozitë të Kushtetutës Amerikane që është përdorur shumë rrallë. Neni 3 i Amendamentit të 14 të i ndalon zyrtarët publikë që, siç theksohet në të, “janë përfshirë në kryengritje për të përmbysur rendin kushtetues” të mbajnë sërish detyra shtetërore.
Zoti Trump bëhet kështu kandidati i parë për president që përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur bazuar në këtë dispozitë kushtetuese.
Katër gjykatësit që mbështetën vendimin thanë se "ky nuk ishte një vendim që ata e morën me lehtësi”. Të katërt gjykatësit janë emëruar nga demokratët.
Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump paralajmëroi se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë, ndërsa e cilësoi atë "të gabuar" dhe "antidemokratik".
Ndërkohë, gjatë një tubimi në shtetin e Ajovas, zoti Trump akuzoi demokratët për ndërhyrje në garën zgjedhore.
“I korruptuari Joe Biden dhe ekstremistët e majtë po përpiqen dëshpërimisht të na ndalojnë me çdo mjet të mundshëm. Janë të gatshëm të bëjnë shkelje të pashembullta të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara vetëm për të fituar zgjedhjet”, tha ish-Presidenti Donald Trump.
Çështja nuk u dërgua në gjykatë nga zoti Biden, por nga një grup votuesish të shtetit të Kolorados të mbështetur nga organizata “Qytetarët për Llogaridhënie dhe Etikë”, me qendër në Uashington.
Në një deklaratë, organizata jofitimprurëse tha se vendimi i gjykatës është "jo vetëm historik dhe i ligjshëm, por i nevojshëm për të mbrojtur të ardhmen e demokracisë”.
“Si amerikanë na bashkon një gjë, që udhëhiqemi nga Kushtetuta. Gjykata zbatoi Kushtetutën për të dalë me një vendim pasi zotit Trump iu dha mundësia për të paraqitur prova. Ai kundërshtoi çështjen në një gjykatë më të ulët dhe në Gjykatën e Lartë të Kolorados. Pra është një proces që parashikon Kushtetuta jonë”, tha Eric Olsen, avokati i organizatës “Qytetarët për Llogaridhënie dhe Etikë”.
Padi të tilla janë ngritur në një sërë shtetesh shihen si një provë në kuadrin e përpjekjeve për të penguar që emri i Donald Trumpit të jetë në fletët e votimit të shteteve të ndryshme, bazuar në Amenadamentin 14 të Kushtetutës.
Përpjekje të tilla janë rrëzuar në 5 shtete përfshirë Minesotën, Nju Hemshër, Miçiganin, Floridën dhe Rod Iland, por vazhdojnë në 13 shtete të tjera.
Ka shumë mundësi që vendimi i Kolorados të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila ka një shumicë konservatore 6 me 3, tre prej të cilëve të emëruar nga zoti Trump./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ës...
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë në një konfe...
Një studim zbuloi se karotat ofrojnë një efekt antikan...
Shumica e grave që mbeten shtatzënë kanë të vjella në ...
Qeveria irlandeze do të ngrejë një çështje ligjore kun...
Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një skemë pilot për t...
Një sondazh i fundit i kryer nga "SchengenVisaInfo.com" do...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropi...
Nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shpresoi se R...
Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se...
Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka para...
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpë...
Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshm...
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...
Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor,...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...