Kurti diskuton me donatorët për strehimin e përhershëm të 60 familjeve të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar të m...

Bashkimi Evropian pritet t’u kërkojë Kosovës dhe Serbisë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër, ndërsa synon ta shndërrojë atë në pjesë të kuadrit negociues të Serbisë për anëtarësim në bllok dhe të hapave të Kosovës drejt integrimeve.
Ministrat për çështje evropiane të vendeve të Bashkimit Evropian po diskutojnë të martën për paketën e zgjerimit të bllokut dhe në këtë kuadër pritet miratimi i përfundimeve, për të cilat më vonë gjatë javës do të diskutohet në takimin e nivelit të lartë të vendeve anëtare.
Në pjesën për Kosovën në dokumentin që e ka parë "Zëri i Amerikës" dhe i cili është versioni i fundit që u është dorëzuar ministrave para takimit të sotëm, vendin qendror e zënë situata e sigurisë në komunat veriore të saj të banuara me shumicë serbe dhe bisedimet me Serbinë.
“Këshilli është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke përfshirë sigurinë. Disa veprime të njëanshme të Kosovës dhe Serbisë, si dhe dorëheqja kolektive e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale të prillit në veri kanë rritur edhe më tej tensionet. Këshilli dënon ashpër aktet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave më 29 maj 2023”, thuhet mes tjerash në projekt përfundime në të cilat theksohet se zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë pa parakushte. Po ashtu thuhet aty, serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet që i kanë braktisur dhe ky kthim duhet të lehtësohet nga Kosova dhe të inkurajohet nga Serbia.
Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas tensioneve të muajit maj duke kërkuar hapa për uljen e tensioneve. Në projekt përfundime thuhet se blloku është i gatshëm t’i heqë masat ndëshkuese nëse “në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave” për shtensionim, duke vlerësuar disa nga hapat e hedhur nga qeveria e Kosovës e cila uli praninë e forcave policore në komunat veriore dhe miratoi bazën ligjore për organizimin e zgjedhjeve të reja. Në dokument thuhet se “Këshilli rithekson se nuk ka arsyetim për dhunën dhe dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023”. Kosova dhe Serbia thuhet më tej, duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për uljen e tensioneve, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të ndalojnë retorikën nxitëse, ndërsa paralajmërohet se “dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”.
“Këshilli pret që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët”, thuhet në dokument, në të cilin shprehet keqardhje që palët nuk i kanë zbatuar zotimet e marra në marrëveshjen e arritur në shkurt dhe në mars në Bruksel dhe në Ohër.
“Këshilli kërkon nga Kosova dhe Serbia që në tërësi dhe pa vonesa t’i zbatojnë ato. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar projekt-statutin (e Asociacionit) të paraqitur nga lehtësuesi i BE-së, që nënkupton se puna e mëtejme duhet të bëhet në bazë të tij”, thuhet në tekstin e përfundimeve.
Në pjesën për Serbinë, përfshihet thirrja që Komisioni Evropian dhe Shefi i politikës së Jashtme sa më parë, më së voni deri në janar të vitit 2024, të propozojë ndryshimin e kritereve të kuadrit negociues të Serbisë për anëtarësim në bllok për të përfshirë edhe detyrimin e saj për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka përsëritur disa herë ditëve të fundit se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë e negociatave për anëtarësim.
Marrëveshja për të cilën palët u pajtuan me 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Por, presidenti serb Vuçiç, ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova “të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë integrimet evropiane. Të mërkurën udhëheqësit e këtyre vendeve pritet të takohen në Bruksel me drejtuesit e Bashkimit Evropian për të diskutuar rrugën dhe kushtet drejt integrimeve evropiane.
Në projekt përfundimet e Këshillit përgëzohen vendet që kanë harmonizuar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, ndërsa shpalosen pritjet që “Serbia të shtojë përpjekjet e saj drejt përafrimit të plotë me pozicionet e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe masat kufizuese, duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, si një çështje me përparësi”.
Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar të m...
Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Dona...
Mianmari është tani prodhuesi më i madh në botë i opiu...
Gjiganti i modës, Zara, po përballet me protesta dhe t...
Kandidati që fitoi zgjedhjet si kryetar i Bashkisë Him...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e ince...
Pesëmbëdhjetë oficerë të Gardës Kombëtare Ajrore të SH...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Zvicër ...
Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj tregoi se si drejtue...
Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur rreth d...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Vladimir Putin ka udhëtuar në një kantier detar për të...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, b...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion të Zvicrës, ku s...
Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ma...
Fakte themelore për Gjermaninë, si të lëvizni, ku të qëndr...
Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares...
Disa ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, n...
Irani tha të dielën se kishte filluar gjyqin ndaj një shte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...