
Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalni lëshuan alarmin të hënën, duke thënë se as ata dhe as avokatët e politikanit nuk kanë dëgjuar prej tij prej gjashtë ditësh.
Navalni, i cili po vuan një dënim 19-vjeçar me burg lidhur me akuzat për ekstremizëm, duhej të paraqitej në gjykatë të hënën me video lidhje, por kjo nuk ndodhi, tha zëdhënësja Kira Yarmysh. Ajo tha se zyrtarët e burgut thanë se lidhja me video nuk ishte e mundur për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me zotin Navalny, sipas zonjës Yarmysh.
"Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të", shkroi Yarmysh në platformën X.
Navalni, 47 vjeç, është pas hekurave që nga janari i vitit 2021. Si armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ai bëri fushatë kundër korrupsionit dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor, për të cilin ai e fajësoi Kremlinin.
Navalni që atëherë ka marrë tre dënime me burg dhe ka kaluar muaj në izolim në një koloni penale në rajonin e Vladimirit në lindje të Moskës për shkelje të vogla. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht.
Javën e kaluar, zonja Yarmysh tha se për tre ditë me radhë avokatët e zotit Navalni kaluan orë të tëra në koloninë penale, duke pritur për leje për ta vizituar atë. Letrat drejtuar politikanit nuk po i shkonin atij dhe ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore me video lidhje.
Zonja Yarmysh tha të premten se zhvillimet ishin shqetësuese duke patur parasysh se Navalni së fundmi u sëmur. “Ai ndjeu trullosje dhe u shtri në dysheme. Zyrtarët e burgut nxituan drejt tij, shpalosën shtratin, e vunë Alexein mbi të dhe i dhanë ndihmën e parë. Nuk e dimë se çfarë e shkaktoi rrëzimin në dysheme, por duke patur parasysh se ai ka kufizime në ushqim, po mbahet në një qeli pa ventilim dhe me kohë minimale në natyrë, duket se i kishte rënë të fikët nga uria.”
Ajo shtoi se avokatët e vizituan atë pas incidentit dhe ai dukej "pak a shumë mirë".
Zoti Navalni ishte planifikuar të transferohej në një koloni tjetër penale të “sigurisë së posaçme”, një strukturë me nivelin më të lartë të sigurisë në sistemin rus të burgjeve.
Transferimet e burgjeve ruse njihen për kohën e gjatë që marrin, ndonjëherë edhe me javë, gjatë të cilave nuk ka qasje tek të burgosurit dhe informacioni rreth vendndodhjes së tyre është i kufizuar, ose i padisponueshëm./ VOA
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur rreth d...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Vladimir Putin ka udhëtuar në një kantier detar për të...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, b...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion të Zvicrës, ku s...
Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ma...
Fakte themelore për Gjermaninë, si të lëvizni, ku të qëndr...
Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares...
Disa ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, n...
Irani tha të dielën se kishte filluar gjyqin ndaj një shte...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Një zyrtar i policisë së Kosovës është gjetur këtë të ...
Mbrëmjen e kësaj të diele, dy trena të linjës hekurudhore ...
Shtëpia e Bardhë do të rrisë angazhimin me ligjvënësit ame...
Populli iranian do ta mposhtë një herë e mirë autorita...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikua...
Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në nj...
Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shp...
Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin...
Një luftanije franceze ka rrëzuar dy dronë në Detin e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...