Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Irani tha të dielën se kishte filluar gjyqin ndaj një shtetasi suedez të punësuar nga Bashkimi Evropian, i cili akuzohet për spiunazh për Izraelin dhe "korrupsion në tokë", një krim që dënohet me vdekje.
Suedia njoftoi të shtunën se kishte filluar gjyqi ndaj Johan Floderus, i cili u arrestua në prill të vitit 2022 ndërsa ishte me pushime në Iran, por pa sqaruar akuzat ndaj tij.
Agjencia iraniane e lajmeve ‘Mizan’ tha në një lajm në internet të dielën se kishte filluar gjyqi ndaj zotit Floderus nën akuzat për “korrupsion në tokë, aktivitete kundër sigurisë kombëtare dhe bashkëpunim të gjerë spiunazhi me regjimin zionist”, që nënkupton Izraelin. Korrupsioni në tokë është një vepër e rëndë sipas ligjeve islamike të Iranit.
“Johan Floderus është arrestuar në mënyrë arbitrare dhe çdo akuzë është e rreme”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Suedisë në një koment të dërguar me email për agjencinë e lajmeve Reuters të dielën. “Këtë ia kemi bërë të qartë Iranit në nivele dhe kohë të ndryshme, së fundmi dje”.
Familja e zotit Floderus ka thënë se ai u arrestua “pa ndonjë shkak të justifikueshëm apo proces të rregullt”.
Grupe të të drejtave dhe qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Republikën Islamike se po përpiqet të sigurojë lëshime politike nga vendet e tjera përmes arrestimeve me akuza sigurie që mund të jenë të sajuara. Teherani thotë se arrestimet bazohen në kodin e tij penal dhe mohon se ndalon njerëz për arsye politike.
Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara që nga viti 2019 kur Suedia arrestoi një ish-zyrtar iranian për rolin e tij në ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në Iran në vitet 80. Ai u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar, duke bërë që Irani të tërheqë të dërguarin e tij në Suedi në shenjë proteste.
Irani thotë se zoti Floderus kishte shfrytëzuar projektet e institucioneve amerikane dhe evropiane për të mbledhur të dhëna sekrete për Izraelin, ndërsa tha se një tjetër seancë dëgjimore do të njoftohet së shpejti./ VOA
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Një zyrtar i policisë së Kosovës është gjetur këtë të ...
Mbrëmjen e kësaj të diele, dy trena të linjës hekurudhore ...
Shtëpia e Bardhë do të rrisë angazhimin me ligjvënësit ame...
Populli iranian do ta mposhtë një herë e mirë autorita...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikua...
Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në nj...
Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shp...
Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin...
Një luftanije franceze ka rrëzuar dy dronë në Detin e ...
Tornadot dhe stuhitë e mëdha e kanë goditur Tenesin të...
Jo vetëm Berlini grindet për para, por edhe Brukseli. ...
Shteti suedez ka marrë në kujdestari dy fëmijët e Liri...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka përdorur topa uji ani...
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka folur lidhur me ...
Dorëzimi i një milion fuçi nafte të papërpunuar në raf...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...