Vrasja e ish-policit/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 28 vjet burg për Ilir Selmanin
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...

Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka treguar se brenda një dite importi i energjisë elektrike ka arritur në vlerën 1.5 milionë euro.
Nga kjo kompani kanë kërkuar që të kursehet shpenzimi i energjisë elektrike. Ende pa hyrë në dimër, por me uljen e temperaturave është rritur konsumi i energjisë elektrike në Kosovë.
Kësisoj situata e furnizimit me rrymë është rënduar për shkak të konsumit të lartë.Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka njoftuar se me uljen e temperaturave, është rritur edhe kërkesa për konsum të energjisë elektrike.
Kjo energji, thotë KESCO, po përdoret për ngrohje.Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ditët e para të nëntorit tregojnë një rritje të kërkesës për rreth 18% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Kur ende nuk kemi hyrë në dimër, kërkesa ka shkuar në mbi 1100 megavat për orë në kohë pikut. Por, konsumatorët duhet ta kenë parasysh që Kosova ka tarifa që e nxisin kursimin e energjisë elektrike. Pra, sa më pak harxhojnë, aq më pak paguajnë jo vetëm si sasi, por edhe si çmim”, thotë KESCO në njoftim.
Kompania sqaron më tej se tarifat janë të ndara në dy blloqe kryesore sa i përket shpenzimit: deri në 800 kwh dhe mbi 800 kwh. Ndërkaq thotë se çmimet janë dukshëm më të larta për shpenzimin mbi 800 kwh. Prandaj, thotë se konsumatorët duhet ta kenë parasysh këtë dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike. KESCO kërkon që të evitohet ngrohja me energji elektrike në ato hapësira të banimit ku kjo është e mundshme.
“Por, aty ku nuk është e mundshme, ndër metodat e kursimit është përdorimi i pajisjeve efiçiente, sikurse edhe përdorimi i ngrohjes në mënyrë efiçiente, duke mos krijuar temperatura shumë të larta”, shprehen nga kjo kompani.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike kujton se gjatë krizës energjetike, shumë vende evropiane e patën kufizuar temperaturën e brendshme të mos jetë gjatë dimrit mbi 19°C.
“Kjo temperaturë llogaritet që ofron ngrohje të mjaftueshme për njeriun gjatë dimrit. Gjithashtu duhet të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndroni e jo edhe ato ku nuk qëndroni. Izolimi i hapësirave të banimit është një hap tjetër i rëndësishëm që kursen rrymën që përdoret për ngrohje”.
Kurse, ditë më parë nga Kompania Distribuimit të Energjisë është bërë me dije se brenda një ditë importi i energjisë elektrike ka shkuar në mbi 1.5 milionë euro.
“Aktualisht konsumi i energjisë elektrike është mbi 930 mega vat për orë, ndërsa së fundmi një megavat për orë i energjisë elektrike është paguar deri në mbi 700 euro, shto këtu edhe kapacitetin ndërkufitar i cili krahasuar me një periudhë paraprake sa ishte 10, 20 deri 30 euro së fundmi është ngritur deri në 400 euro. Sipas këtyre parametrave vetëm përgjatë ditës së sotme importi i energjisë elektrike do të jetë diku mbi 1.5 milionë euro”.
Kjo kompani ka treguar se reduktime të energjisë mund të ketë në rast se nuk mund të furnizohen mjaftueshëm nga prodhuesi i energjisë, që në këtë rast është Korporata Energjetike e Kosovës.
Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, që ndodhen në qytetin e Obiliqit, janë burimet kryesore të rrymës me anë të djegies së thëngjillit, ndonëse nuk i plotësojnë nevojat e shtetit, kryesisht për shkak të vjetërsisë.
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë./ Revista Monitor
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të...
Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet t...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ...
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith dhe anëtarët e ekipit ...
Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë në Paris...
Kuzhinieri rus Aleksey Zimin, i cili drejtonte një restora...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se sulmet ajror...
Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferen...
Presidenti Joe Biden priti këtë të mërkurë në Shtëpinë...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklar...
Partitë kryesore politike në Gjermani janë pajtuar për mba...
Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rrip...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Don...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...