Pas fitores, Trump shkon sot në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...

Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Takimi ka për qëllim të demonstrojë një tranzicion të qetë mes administratave dhe ndodh ndërsa ekipi i zotit Trump nuk ka nënshkruar ende dokumentet për të filluar procesin e kalimit të pushtetit.
Zoti Biden do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të vendit në Zyrën Ovale, një mikpritje tradicionale që kryejnë presidentët në largim, të cilën zoti Trump e anashkaloi në vitin 2020, kur ai humbi garën për t’u rizgjedhur.
"Ai beson te normat dhe institucionet tona, ai beson te transferimi paqësor i pushtetit", u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në lidhje me vendimin e Presidentit Biden për të ftuar për takim zotin Trump.
"Kjo është ajo që supozohet të ndodhë", shtoi ajo.
Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin për vite me radhë. Ekipet e tyre kanë qëndrime shumë të ndryshme mbi politikat, nga çështjet që lidhen me ndryshimin e klimës, tek ato që lidhen me Rusinë deri te tregtia.
Zoti Biden, 81 vjeç, e ka portretizuar zotin Trump si kërcënim për demokracinë, ndërsa zoti Trump, 78 vjeç, e ka portretizuar zotin Biden si të paaftë.
Presidenti i zgjedhur, Trump, ka bërë pohime të pabazuara në fakte për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, i planifikuar të ndodhë rreth orës 11:00 me orën lokale të Uashingtonit, zoti Trump do të takohet edhe me ligjvënësit republikanë, si dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Zoti Biden synon ta përdorë takimin për të treguar vazhdimësi, por tranzicioni nga një administratë te tjetra është pjesërisht i bllokuar.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, ekipi i zotit Trump nuk ka nënshkruar ende marrëveshjen që do t’u mundësonte njerëzve të administratës së tij të ardhshme, qasje tek objektet dhe informacionet qeveritare.
“Avokatët e ekipit të tranzicionit Trump-Vance po vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me avokatët e administratës Biden-Harris në lidhje me të gjitha marrëveshjet e parashikuara nga Akti i Tranzicionit Presidencial”, tha Brian Vance, një zëdhënës për tranzicionin i zotit Trump, duke iu referuar ligjit që rregullon transferimin e pushtetit.
Valerie Smith Boyd, drejtoreshë e Qendrës së Partneritetit për Tranzicionin Presidencial, një organizatë jofitimprurëse që këshillon administratat e ardhshme, tha se marrëveshja nënvizon se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një president deri më 20 janar, si dhe përfshin nënshkrimin e rregullave etike për të mos përfituar nga informacioni i vënë në dispozicion gjatë periudhës së tranzicionit.
"Kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet që të fillojë ndërveprimi me agjencitë federale", tha ajo. "Gjithçka varet nga kjo gjë".
Gjasat janë që zoti Biden dhe zoti Trump do të diskutojnë mbi një mori temash, përfshirë politikën e jashtme.
Presidenti në largim mund t'i kërkojë zoti Trump të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Mbështetja amerikane për Kievin është vënë në pikëpyetje pas fitores së zotit Trump.
Ndërkohë presidenti i zgjedhur është zotuar t’i japë fund luftës së shpejti, por pa dhënë shpjegime se si do ta bëjë një gjë e tillë.
Zonja Jean-Pierre nuk pranoi të japë detaje rreth çështjeve që do të diskutohen në takimin mes dy udhëheqësve.
Ky do të jetë i pari takim mes zotit Biden dhe zotit Trump që nga debati mes tyre në muajin qershor, kur presidenti demokrat nuk ishte tërhequr ende nga gara.
Paraqitja e dobët e zotit Biden rriti shqetësimet në mesin e demokratëve mbi moshën e tij të madhe dhe çoi në largimin e tij nga gara presidenciale.
Pas këtij zhvillimi zonja Harris u zgjodh si kandidate e demokratëve për presidente. Ajo udhëhoqi një fushatë të shkurtër që përfundoi me humbjen e saj më 5 nëntor./ VOA
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rrip...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Don...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Libani tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 29 person...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nomino...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të...
Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskr...
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 ...
Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthi...
Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 2...
Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Ameri...
Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orh...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, bëri ...
Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneriteti...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...