Zelensky: Rusia i ka 50.000 ushtarë në Kursk
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkur...

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të mbahen mbahen më 23 shkurt. Për këtë kanë rënë dakord grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU, u bë të ditur të martën nga burime parlamentare të partive.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit trepartiak, një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.
Tani drejtuesit e CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë rënë dakord t'i propozojnë 23 shkurtin 2025 Presidentit Federal Frank-Walter Steinmeier, si datë të re për zgjedhjet. Presidenti Federal nuk pritet të kundërshtojë këtë propozim.
Dakordimi mes socialdemokratëve dhe partive unioniste
Këtë e mësuan disa agjenci lajmesh, ndër to ARD, dpa, Reuters dhe Afp, nga grupet parlamentare.
Baza ishte si duket një marrëveshje midis SPD dhe CDU/CSU, pasi kreu i CDU-së Friedrich Merz hoqi dorë të hënën nga kërkesa e tij, që zgjedhjet të mbahen në 19 janar.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) nga ana e tij kishte braktisur propozimin e tij fillestar për të organizuar zgjedhje të reja jo para marsit. Sipas burimeve të brendshme, këtë propozim e mbështesin edhe FDP dhe të Gjelbrit.
Kjo sjell qartësi për një nga datat pas shpërbërjes së koalicionit trepartiak. Mbetet për t'u parë se kur do të kërkojë kancelari Olaf Scholz votëbesimin në Bundestag. Sipas burimeve të ARD, Scholz pritet ta kërkojë votëbesimin në 16 dhjetor. Humbja e pritshme e votëbesimit hap rrugën për zgjedhjet e reja të parakohshme. CDU/CSU i kishte kërkuar Scholz-it ta kërkonte të mërkurën (13.11.) votëbesimin, gjë që ai refuzoi ta bënte. Nesër kancelari Scholz do të mbajë një deklaratë të posaçme qeveritare.
Zgjedhjet në shkurt ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për organizimin e tyre. Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Ruth Brand tha sot (12.11.) në një seancë të posaçme të komisionit të shqyrtimit të zgjedhjeve të Bundestagut se i konsideronte datat e shkurtit si "shumë të realizueshme për sa i përket sigurisë ligjore". Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve ishte “e menaxhueshme”. Ajo më parë kishte shprehur me një letër publike rezerva për datën e janarit.
Këto zgjedhje të reja mbahen pas shpërbërjes së koalicionit trepartiak mes SPD të Gjelbërve dhe FDP-së javën e kaluar (06.11.). Kancelari Olaf Scholz liroi nga detyra ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), duke i dalë përpara braktisjes së koalicionit prej liberalëve të FDP. Pas kësaj, FDP u largua nga koalicioni që e qeveris Gjermaninë që prej dhjetorit 2021./ DW
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkur...
Shumë para janë në rrezik në konferencën e OKB-së për klim...
Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka dënuar veprimet ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të bëjë emërim...
Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një ku...
Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua...
Ministri i financave nga e djathta e skajshme e Izrael...
Rusia po grumbullon dhjetëra mijëra trupa në Kursk, ku po ...
Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për ...
Ndërkohë që bota pret ndikimin e zgjedhjeve amerikane ...
Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirr...
Opozita serbe do të protestojë pasditen e sotme në Novi Sa...
Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet në media se është z...
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...
Një avion i "Hainan Airlines" me destinacion Shenzhen të K...
Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët ka...
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë prej gati 2...
Dhjetëra demonstrues propalestinezë janë arrestuar nga pol...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka zhvi...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...