Ministri izraelit premton aneksim në Bregun Perëndimor më 2025
Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua...

Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, për të nderuar ushtarët e rënë. Aktiviteti shënoi dhe shfaqjen e tij të parë publike me Nënpresidenten Kamala Harris që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Ceremonia në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, që ndodhen shumë pranë kryeqytetit të vendit, Uashington, shënon gjithashtu edhe herën e parë që zonja Harris shihet në publik që nga fjalimi i 6 nëntorit, kur ajo pranoi humbjen në zgjedhje.
Demokratët, janë përfshirë në debate të brendshme lidhur me arsyet që çuan në humbjen e tyre në zgjedhje. Disa kanë vënë në dukje këmbënguljen e zotit Biden për të kandiduar sërish edhe pse në moshën 81-vjeçare dhe pavarësisht se kishte premtuar për të shërbyer si urë për gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve demokratë.
Kritikat ndaj vetë zonjës Harrisit kanë qenë më të heshtura. Zoti Biden e vlerësoi zonjën Harris të enjten e kaluar gjatë një fjalimi televiziv në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët të hënën, zoti Biden mikëpriti disa veteranë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar festën, përpara se të shkonte në varrezat e Arlingtonit.
Ceremonia vjen përpara se Presidenti Biden të presë për një takim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump.
Zoti Trump ka nisur të përzgjedhë emrat për administratën e tij të re. Ai njoftoi se do të rikthejë një zyrtar të linjës së ashpër mbi emigracionit, Tom Homan, për të shërbyer mbi këtë çështje në nivel kombëtar ndërsa njoftoi emrin e ligjvënëses Elise Stefanik për ambasadore në Kombet e Bashkuara.
Vetë zoti Trump ka pretenduar prej kohësh se është një mbështetës i fortë i ushtrisë amerikane, por kritikët e tij e kanë akuzuar për komente denigruese në drejtim të veteranëve.
Ish-shefi i tij i kabinetit një nga më jetëgjatët në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension John Kelly, ka thënë se zoti Trump ka bërë komente përçmuese privatisht ndaj anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan. Sipas zotit Kelly, ish-presidenti i ka përshkruar ata që humbën jetën apo u burgosën duke mbrojtur Amerikën, si "humbës", krahas komemntesh të tjera.
Vetë zoti Trump i ka hedhur poshtë këto deklarata duke i cilësuar ato si të pavërteta./ VOA
Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua...
Ministri i financave nga e djathta e skajshme e Izrael...
Rusia po grumbullon dhjetëra mijëra trupa në Kursk, ku po ...
Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për ...
Ndërkohë që bota pret ndikimin e zgjedhjeve amerikane ...
Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirr...
Opozita serbe do të protestojë pasditen e sotme në Novi Sa...
Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet në media se është z...
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...
Një avion i "Hainan Airlines" me destinacion Shenzhen të K...
Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët ka...
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë prej gati 2...
Dhjetëra demonstrues propalestinezë janë arrestuar nga pol...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka zhvi...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të d...
Kryeministri polak, Donald Tusk, pret një datë të shpejtë ...
Policia holandeze ndaloi të dielën më shumë se 100 protest...
Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryes...
Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të l...
Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...