Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për të shërbyer si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara në administratën e ardhshme amerikane, sipas një deklarate të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, të hënën.
Ky post ka nevojë për miratim nga Senati.
“Jam i nderuar të emëroj Elise Stefanikun për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Elise është një mbrojtëse e fortë dhe e mençur e politikave që e vendosin Amerikën të parën”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.
Dyzet vjeçarja Stefanik, ligjvënëse nga Nju Jorku dhe kryetare e grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë një aleate e fortë e zotit Trump.
Organizata e Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një rikthim të zotit Trump në pushtet dhe përballjen e mundshme me shkurtime të financimit dhe angazhimit amerikan nëç raport me organizatën, gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan.
Një reduktim i angazhimit të Shteteve të Bashkuara në OKB mund të hapë derën Kinës, e cila ka forcuar ndikimin e saj në diplomacinë globale.
Presidenti i zgjedhur Trump ka ofruar pak detaje në lidhje me politikën e jashtme për mandatin e tij të dytë. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij ‘paqe përmes forcës’ do të ndihmojë që udhëheqësit e huaj të përkulen ndaj vullnetit të tij. Ai është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe pritet t'i japë mbështetje të fortë Izraelit në konfliktet e tij me grupet militante, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.
Ndër shqetësimet kryesore në OKB janë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të kontribuojnë më pak para për organizatën botërore me 193 anëtarë dhe të tërhiqen nga institucionet dhe marrëveshjet kryesore shumëkombëshe, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe marrëveshjen e Parisit për mjedisin.
Zonja Stefanik mori pozitë udhëheqëse brenda grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2021, kur ajo u zgjodh për të zëvendësuar ligjvënënesen Liz Cheney. Zonja Cheney humbi mbështetjen pas kritikave të saj lidhur me pohimet e pa mbështetura në fakte të zotit Trump për manipulime në zgjedhjet e vitit 2020.
Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në nivel kombëtar kur e mbrojti zotin Trump gjatë ngritjes së akuzave në Kongres për shkarkimin e ish Presidentit republikan në vitin 2019. Mbrojtja që ajo i bëri atij nxiti ish Presidentin Trump ta krahasojë zonjën Stefanik me “një yll që sapo kishte lindur”, në politikë.
Ligjvënësja Stefanik ishte gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo fitoi në një qark që kishte votuar dy herë për presidentin demokrat Barack Obama dhe ishte përfaqësuar nga demokratët në Kongres që nga viti 1993.
Ajo shihej si një kandidate e mundshme për postin e nënpresidentes para se zoti Trump të zgjidhte senatorin JD Vance.
Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Trump tha gjatë fundjavës se nuk do t’i kërkonte ish-kandidates republikane për presidente, Nikki Haley, që t'i bashkohej kabinetit të tij të ri.
Zonja Haley shërbeu si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Ajo i ofroi mbështetje zotit Trump për president pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.
Zoti Trump po vazhdon takimet me kandidatët e mundshëm për të shërbyer në administratën e tij përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar./ VOA
Ndërkohë që bota pret ndikimin e zgjedhjeve amerikane ...
Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirr...
Opozita serbe do të protestojë pasditen e sotme në Novi Sa...
Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet në media se është z...
Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agres...
Një avion i "Hainan Airlines" me destinacion Shenzhen të K...
Me fitoren e thellë të kandidatit të tyre, republikanët ka...
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë prej gati 2...
Dhjetëra demonstrues propalestinezë janë arrestuar nga pol...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka zhvi...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të d...
Kryeministri polak, Donald Tusk, pret një datë të shpejtë ...
Policia holandeze ndaloi të dielën më shumë se 100 protest...
Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryes...
Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të l...
Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillo...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar m...
Republikani Donald Trump fitoi edhe në shtetin e Arizonës,...
Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qev...
Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalest...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...